Mblidhet Byroja e Kuvendit/ PS kërkon dënimin e Edi Palokës
Pas incidenteve të së enjtes së shkuar në Parlament është mb...
Deputeti i Lezhës Eduart Ndocaj krijoi pak ditë më parë një parti, e cila i dedikohet plotësisht emigrantëve shqiptarë.
Partia Emigracioni Shqiptar u themelua në Pesaro të Italisë dhe themelues janë përfaqësues të disa shoqatave për emigrantët.
Si objektiv kryesor i kësaj force politike është përfaqësimi politik e dinjitoz i shqiptarëve në shtetin amë dhe në shtetet ku kanë emigruar.
PLATFORMA ?DIASPORA SHQIPTARE?
Duke konsideruar rolin historik që ka luajtur vazhdimisht Diaspora në momentet më të rëndësishme të Shqipërisë duke nisur që nga kthimi i Skënderbeut më kalorësit, kontributin e Vëllezërve Frashëri, të Faik Konicës, Fan Nolit, Mihtat Frashërit, Hasan Prishtina e shumë të tjerë, po ashtu kontributin e vazhdueshëm dhe pa shkëputje të organizatave shqiptare nëpër botë si Vatra, Klubi i Bukureshtit, Klubi i Stambollit e etj, po ashtu kontributin 25 vjeçar të emigrantëve që me dërgesat e tyre në para dhe investime kanë mbajtur në këmbë familje të tëra dhe kanë modernizuar ekonominë e vendit është krejt e natyrshme që këta të kenë vendin që meritojnë në shoqëri, në politikë dhe në vendimmarrjen e vendit. Këta e meritojnë në të gjitha drejtimet, sepse janë bijtë e Kombit, shtetas të Shqipërisë dhe për pasojë gëzojnë të drejta që u janë mohuar padrejtësisht në këto vite.
Unë, Eduart Ndocaj, në cilësinë e Deputetit, të një emigranti që ka jetuar dhe ka kontribuar për vendin si mijëra të tjerë dhe në cilësinë e Përfaqësuesit politik të lëvizjes politike ?Partia Emigracioni Shqiptar? dua të propozoj optikën time në lidhje me çështjet dhe kauzat që identifikohet dhe ka nevojë Diaspora ose emigracioni.
Së pari, duhet të arrijmë në një marrëveshje të përbashkët, për shkak të kohës së gjatë dhe kontributit të vazhdueshëm të shqiptarëve që jetojnë jashtë, ata meritojnë të konsiderohen të gjithë vetëm Diasporë dhe të hiqet termi emigrantë.
Termi Diasporë i nderon të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë, sepse ato kanë arritur integrime të plota, kanë arritur pjekuri, por lidhjen e tyre natyral me Atdheun nuk e kanë ndërprerë për asnjë rast.
Lidhje e tyre me Atdheun është një lidhje shpirtërore dhe patriotike dhe jo një lidhje interesash apo nevojash.
Ja kush janë propozimet e mia për ?Platformën Diaspora Shqiptare?.
Diaspora shqiptare aktualisht ka një lidhje shpirtërore dhe patriotike me Atdheun, por kjo lidhje nuk mund të jetë e përhershme nëse nuk ruhen elementët e saj. Një ndër elementët kryesor të një Kombi e sidomos të Kombit tonë, për shkak të rrethanave historike është Gjuha. Breza e rinj të Diasporës po rrezikojnë ta humbin këtë vlerë, sepse nuk kanë mundësi ku të mësojnë shqip. Shteti shqiptar duhet të hartoj një projekt serioz për të bërë të mundur hapjen e shkollave shqipeve në vendet ku komuniteti shqiptar është i konsiderueshëm si dhe garantimi i bazës materiale me abetare dhe libra shqip. Kjo bëhet duke u krijuar një fond i veçantë i Qeverisë që të integrohet në Buxhetin shtetëror. Ky fond duhet të administrohet për çështje teknike nga Ministria e Jashtme e cila duhet të krijojë një web www.mësojshqip.al, të gjitha komunitetet apo shoqatat që jetojnë jashtë të bëjnë kërkesa për hapjen e shkollave . Në lidhje me këtë, Ministria e Jashtme duhet të krijojë një Drejtori ad hoc.
Forma më e lartë dhe më e rëndësishme në marrjen pjesë në proceset demokratike është e drejta e votës dhe mundësia për ushtrimin e saj. Politika shqiptare dhe Qeveria shqiptare duhet të bëjnë të mundur miratimin me konsensus të ligjit që mundëson ushtrimin e të drejtës themelore e politike për të Votuar. Kjo është një e Drejtë Kushtetuese, Ndërkombëtare e mbi të gjitha është edhe nevojë për të nxitur proceset e shëndosha politike dhe për ta bërë më të plotë në vetvetja Demokracinë shqiptare e cila për shkak të mungesës së përfaqësimit të gjerë është e brishtë dhe e cunguar. Ligji për ushtrimin e të drejtës për të votuar duhet të miratohet dhe të jetë e mundshme që Diaspora të marr pjesë në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare. Çdo sjellje e Qeverisë apo e Politikës shqiptar kundër kësaj të drejtë është e duhet konsideruar tradhti kombëtare.
Diaspora shqiptare deri më sot është vetëm përdorur për kontributet e saja të vazhdueshme për vendin, por duke ju mohuar të drejtat themelore të tyre si e drejta e votës dhe e drejta për të marrë pjesë në institucione dhe vendimmarrje. Me miratimin e ligjit për të votuar Diaspora ndryshon edhe optika e përfaqësimit dhe ndërtimit të disa institucioneve të rëndësishme të vendit që përfaqësojnë Shtetin dhe janë garantë të Demokracisë. Kështu duhet të merret hapa konkret në këtë drejtim:
? Kuota të Diasporës në Parlamentin e Shqipërisë. Këto kuotat duhet të përcaktohen në proporcion me popullsinë si dhe në harmoni me kodin e zgjedhor. Unë, kam caktuar një numër rreth 20 deputetësh të Diasporës në Parlament. Përcaktimi i këtyre kuotave nuk nënkupton rritjen e numrit të deputetëve, por brenda numrit aktual të 140 deputetësh. Ka edhe një mënyrë tjetër, krijimi i Parlamentit me dy dhoma, ajo aktuale që me deputet dhe një e dytë me senator që do të përfaqësonte Bashkitë e vendit, nga një për çdo bashki dhe numrin e kuotave të dedikuara për Diasporën.
? Të gjithë partitë politike shqiptare ashtu siç kanë bërë ligjin për përfaqësimin e kuotave rozë duhet ta plotësojnë këtë ligj edhe për krijimin e kuotave nga Diaspora.
Diaspora Shqiptare duhet të përfaqësoj Ministrinë e Diasporës e cila duhet të krijohet si dhe po ashtu duhet të marr drejtimin e selive më të rëndësishme të selive diplomatike shqiptare nëpër Botë. Diaspora shqiptare ka elementë me nivel të lartë profesional, intelektual dhe me rrjete të forta njerëzore që mund të drejtojnë selitë diplomatike. Kjo nënkupton, se në shtetet si Italia, Franca, SHBA, Gjermania e mjaft të tjerë, Ambasadorët dhe Konsujt nuk duhet të vijnë nga Tirana, por të zgjidhen intelektual me integritet që jetojnë në territor.
Pas incidenteve të së enjtes së shkuar në Parlament është mb...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar për herë të tretë ...
Një ngjrje e rëndë ka ndodhur në fshatin Boriç të Malësisë s...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka të publikuara n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi familj...
Të gjitha shumicat janë dërrmuese. Të gjitha shumicat dërrmo...
Pas fitores së Ilia Stefos si kryetari i ri i Bashkisë së Ko...
Silvio Berlusconi po kalon ditët e fundit si president i Mil...
Ilia Stefo është kryetari i bashkisë së Kolonjës. Lajmin e r...
Nelgert Pata, i ekzekutuar dje në Fier, është viktima e fund...
Zbardhen detaje nga ekzekutimi në atentat i 34-vjeçarit nga ...
Nuk ka qenë shumë e vështirë të përfytyroje në vitet e fundi...
Ilia Stefo i PS do te jete per 4 vite kryebashkiaku i ri i K...
Perfundon numerimi per 10 QV-te e para ne Bashkine Kolonje. ...
Do keni një komunikim te shkëlqyer sot ju te dashuruarit dhe...
Kancelarja Merkel e konfirmoi të dielën në Berlin kandidimin...
Jave rutine do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidh...
Udhëtarët pa viza këtej e tutje duhet të regjistrohen për hy...
Ka perfunduar numerimi ne 6 QV-te e para te votimit ne zgjed...
Zgjedhjet ne Kolonje kryesohen nga kandidati Ilia Stefo. Ai ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...