Venddrejtimi nëntokësor kryesor i MPB-së dhe disa të vërteta rreth tij
Nga Kastriot DervishiNga lajmet e ndryshme në televizione pa...
DELIRI I TURTULLIT… (diptik) Nga Zef Zefi
1-Plasi stuhia në Shqipëri. Nga veriu në jug, krejt Ultësira Perëndimore; Shkodra, Lezha, Laçi Tirana, Durrësi, gjithë Myzeqeja Vlora, Saranda, u mbyten. E bashkë me to, toka, bujqësore, ferma, biznese, rrugë, ura, shkolla, stalla e sheshe në proces “rilindjeje” gjithçka u pllakos nën ujë; nga njëra anë vërshimi i tërbuar i lumenjve që nuk bejnë shaka asnjëherë, nga ana tjetër qielli me rrebeshe të papara “furnizonte” lemerinë horizontale me lemeri vertikale. Guverna u lebetit. Britma kalamanjsh e të rriturish deri të mbytur, piskama për ndihmë emergjente. Thirrje pushtetesh lokale, pëllitje bagëtish, alarme ambulancash të ngecura në batak. Ndërkohë pikërisht atëhere kur s’ta merr mendja, në mes të stuhisë, në kulmin e shtrëngatës, kryeministri ynë hyn në delir. Mbledh lapsat, fut fletoren e vizatimit nën sqetull urdhëron të dalë “droni” nga garazhi. “Jo, jo, kjo nuk na duhej” thirri njëzëshëm popullata e “rilindur” që kishin lënë notin dhe po shihnin ngjitjen prej “superman” të “dronit” drejt rrëzikut. Të gjithë ishin ngjitur, mbi çati, kangjella e taraca, me duar e sy përpjetë, në përlagie, lutje e përvujtje. “Mëshirë o zot…!” Nuk mund e nuk duhet t’i meritojmë gjithë keto fatkeqësi njëherësh. “Ç’bënte lideri ynë i shtrenjtë, turtulli ynë, atje tek mekanizmi i rrëzikshëm i rrufeve, bubullimave, krismave, shkreptimave…, mes gjithë atyre shkarkesave makro-elektrike… “Nuk bëhet shaka me motin…,”- filloi të mbante fjalim, “shitësi i fiqve” nga maja e taracës së kryeBashkisë së vendit, kur pa mbaruar mirë ligjërimin e përzishëm nga ekranet si rrufe në qiell të …turbullt, shfaqet një selfie; I qeshur, shënd e verë e ngadhnjimtar si vëllaj i vet Erdogan mbi qiellin “grusht-shtetit”. Ky Yni “grusht-shtetin”, grusht-komplotin e reve, e shtyp atje në gjenezë, mu ke “ama e rrfeve…” E kundroi dhe një herë popullaten atje poshtë “n’ujë t’pa fund…” e porsi zgalemi-gorkian, çau përmes stuhisë. “Nga beteja në betejë, nga stuhia në stuhi…” -bum-u-lloi zëri i mediumeve shqiptare. Askush s’po kuptonte gjë nga kjo gjuhë e kriptuar sloganesh, mbas zhdukjes së “dronit” nga havaja. Por dalëngadalë opinion-izmi sorosian, filloi të flasë më shkoqur; mat’anë Atllantikut, naltgjatësia, biri i stuhisë, zgalemi ynë i qiejve,duhej të çante me shpatë në …sqep,të shtypte…një stuhi tjetër, madje jo një stuhi, po tornado. Cunam…oreee!
2-Në Amerikë stuhitë, ciklonet, tornadot, cunamët, kanë emra. Ata pagëzohen qysh pa lindur. Në qiellin amerikan, në mbidheun amerikan njëkohëshëm, krejt papritur, kishte mbërritur cikloni, stuhia, tornado, cunami “Trump…” Askush, asnjë astronom, asnjë meteorolog, asnjë sizmolog, nuk e kishte parashikuar mbërritjen e “Trump…” Ndër ta edhe kryeministri ynë, por “vizionari” te cilin zoti e ka falë të pashoq, krejt ndryshe nga gjithë ekspertët, shkenctarët politologët, e mbarë botës, kishte parashikuar, pasojat shkatërruese dhe fatkeqësitë që “cunami” do të sillte për popullin “fatkeq” amerikan. “Zgalemi” ynë ashtu siç kishte njoftuar Serbinë mbas 10 vitesh pavarësi se Kosova ishte e pavarur, apo se minierat nuk shkulen dot prej dheut, ashtu siç kishte njoftuar Greqinë se Akropolin ua morëm ne turqve, për tua dhënë juve grekërve, ashtu edhe nga CNN e studjot tv, kishte turtulluar se me mbérritjen e “cunamit Trump” do të ndodhte katastrofa e madhe. Dhe mbas katastrofës, do të ndodhte ajo që kishte ndodhur vetëm me baba-Dullën kur ishte në krye të Shqipërisë; pra populli, shteti, guverna, me gjithë shtëpi-bardhën do të fshihej nga faqja e dheut, dhe për fatkeqësinë e qeverisë shqiptare, do të rishikoheshin të gjitha mardheniet me qeveritë e popujt e zhdukur…
Kur droni kryeministror shqiptar mbërriti në qiellin amerikan, fatkeqësia, dmth “katastrofa” e kishte bërë të veten. Një shkreti e zullumtë, trishtë kishte zënë për fyti Amerikën. Askush s’po shihej ta ftonte dronin e “vizionarit” t’i bënte shenjën për uljen “spektakolare.” “Qesja, ku është qesja,”-u dëgjua për herë të parë zëri bubullimtar i “zgalemit” pas kaq orësh fluturimesh të panderprera. Shoqëruesit u zgjuan tronditshëm. Njëri prej tyre mezi gjeti pakon me qeset e “kacidheve” të mariuanës, të cilën i’a kishte vendosur Tahirziu te gjuri para nisjes. Dora e vizionarit i hodhi kartmonedhat në ajër. “Nuk mjaftojnë shoku shef,-peshpëriti shoqëruesi i tejqyrës, që kundronte prapa qelqit, kur pa se popullata ishte më pak se një vol’ njerëz.-Duhen edhe ca.” Shefi u ngërdhesh, siç bën kur e grin nervozizmi i brendshëm.
Në këto raste shoqëruesit jane të gjithë në këmbë, njëri mban uturakun, tjetri me faculetat e jargëve i pastron gurrën e batutave, tjetri mban panolinat fringo në gadishmëri, trukatorët i fshijnë djersën pastaj e pudrosin. -Hidhni akoma. Ka kacidhe boll. Të hapen të gjitha kutiat…,të gjitha stivat, të gjitha qeset,-urdhëron duke kërcëllitur sqepin. Shoqëruesi i stivës së kutiave të plakut hungarez e kupton se mesazhi ishte për të. Krejt si në kohët para Kolombit dhe Vespuçit, indigjenë të mbetur, po radhiteshin të prisnin daljen e “zgalemit gorkian” prej “dronit” Pyeti për “shtëpi-bardhën”, për barakamën, ku para 4- vitesh e kishin detyruar të sfilonte me fustan grash, pastaj edhe hillari-në. Hillari-a i thanë se ishte (e) zënë me të shoqin për një problem privat…punë celularësh, barakama- “….didn’t can…” shtepi-bardhën amerikanët e cunamit kishin vendosur t’ja jepnin një dikujt që më mirë të mos ia zëmë emrin… Duke parë “situatën” zgalemi u zgjua nga deliri. E pa veten turtull dhe filloi prap turtullimin. ZEF ZEFI
Nga Kastriot DervishiNga lajmet e ndryshme në televizione pa...
Nga Bujar MeholliNë një tavolinë të baritRiçard Mor qëndront...
Ish-të përndjekurit politik kanë reaguar sot ashpër për inag...
Deri tani është marrë me njerëz dhe ja ka dalë, ndërsa prej ...
Nga Kevin Haxhiu3 vite pa një mik të çmuar…3 vite pa një dre...
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është shfaqur së ...
Në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rr...
Deputetja Mimoza Hafizi, themeluese e forcës më të re politi...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka ironizuar në rrj...
Deputetja Mimoza Hafizi, foli sot për forcën më të re politi...
Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar dy shtetas shqipta...
Ditën e shtunë ka qenë vetëm dita e tretë e uljeve të mëdha ...
Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Samitin e Diasporës, ku po...
Kryeministri Edi Rama, duke folur në Samitin e Diasporës, th...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se ka përfunduar sh...
Ashtu siç edhe e kishte premtuar ish – deputeti fuqiplote i ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, duke folur në Samitin e Dia...
Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, e ka nisur platformë...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në autostradën Vl...
Pak ditë më parë, kur Avokati i Popullit publikoi një studim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...