Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Peshkopi/ Nuk dihet ende autori
Sot, rreth orës 15.00, urgjenca e spitalit rajonal Peshko...
Pak ditë më parë, kur Avokati i Popullit publikoi një studim mbi minumin jetik në Shqipëri, bashkë me një koleg nga Banka Botërore ekstrapoluam të dhënat e buxheteve familjare për të parë se ç’pjesë e popullsisë jetonte nën këtë minimum. Ajo që gjetem ishte tronditëse. Sot në Shqipëri mbi 75 për qind e individëve i kanë të ardhurat nën 16 mijë lekë në muaj në monedhë fizike. Sipas shifrës që ka përcaktuar avokati i popullit, 75 për qind e Shqipërisë jeton nën minimumin jetik.
Aq shokues ishte ky rezultat saqë të dy nuk e besonim dhe kishim frikë mos kishim bërë ndonjë gabim në llogaritje. Për të hequr çdo dyshim, i nisëm email ekspertëve të Bankës Botërore në Washington, që administrojnë njësinë e të dhënave mbi varfërinë. Pak orë më vonë përgjigja e tyre konfirmoi plotësisht gjetjet tona. Kush ka ende ndonjë dyshim duhet ta dijë se Shqipëria është e varfër, shumë e varfër.
Një sistem tatimor nuk mund të taksojë ata që jetojnë nën minimumin jetik. Kjo do të ishte e papranueshme, për të gjithë. Atëhërë na mbetet të taksojmë 25 për qindëshin tjetër që jeton në normalitet. Këtu përfshihen biznesmenët, bankierët, juristët, gazetarët (një pjesë), pedagogët, por edhe studentët që i kanë prindërit të dy në punë etj etj.
Arsimi
Në buxhetin e vitit 2017 qeveria ka përcaktuar rreth 2.2 të qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto si mbështetje publike për arsimin. E shprehur në vlerë, kjo është rreth 230 milionë euro. Llogaritë dhe raportet më serioze tregojnë se për të patur një arsim që garanton akses për të gjithë nevojiten të paktën 600-700 milionë euro në vit. Pra Shqipëria ka sot një hendek financimesh për arsimin reth 430 milionë euro në vit. Për t’i gjetur këto para qeveria duhet të japë më pak për një sektor tjetër, ose do ja heqë shëndetësisë ose investimeve publike.
Aktivistët e ekstremit të majtë thonë se nuk ka nevojë të shkurtojmë fondet për shëndetësinë sepse veç arsimit falas ata duan edhe shëndetësi falas. Por sipas tyre ne mund t’i gjejmë këto para duke taksuar më shumë të pasurit. Kjo është një mundësi.
Në një shpërndarje lineare vetëm për të financuar arsimin, do të duhej që gjithsecili në 25 për qindëshin më të pasur të popullsisë të paguante rreth 610 euro në vit taksa shtesë. Nëse vendoset dhe shëndetësia, shifra kërcen në 2 mijë euro.
Kjo do të duhej të paguhej nga 25 për qindëshi më i pasur, përfshirë dhe pedagogët edhe studentët aktivistë me bindje komuniste që bien nën këtë fashë. (Unë do isha kurioz të shihja se si do reagonin, nëse do u kërkohej të paguanin shtesë 70 për qind të rrogës së tyre apo prindërve të tyre për të mundësuar arsim dhe shëndetësi falas).
Në realitet ekstremistët e majtë kanë një kontradiksion të thellë me veten. Ata duan të taksohet rëndë çdo i pasur, por jo vetë ata. Rrjedhimisht, meqë nuk duan të paguajnë vetë propozojnë që linja e taksimit të ngrihet sa më lartë, deri tek 10 për qindëshi më i pasur. Këta janë armiqtë që duhen taksuar deri në konfiskim.
Edhe kjo është e mundur. Por nëse do të taksonim më fort 10 për qindëshin e më të pasurve, një ditë paratë e tyre do të përfundonin. Është e njëjta gjë sikur në një familje me 10 antar të punojë vetëm njëri. Familja do të falimentojë kështu edhe 10 për qindëshi më i pasur. Dhe ky është problemi madh që kanë komunistët apo socialistët. Një ditë apo një tjetër atyre u mbarojnë paratë e të tjerëve.
Sot, rreth orës 15.00, urgjenca e spitalit rajonal Peshko...
Me rastin e tre-vjetorit të ndarjes nga jeta të ish ministri...
Pasi lëshuan dronin me parrullën “Edvin Kristaq Rama kërko f...
Sot në Tirane u hap Samiti i Diasporës, qe mblodhi ne gjirin...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përfituar nga Sam...
Policia greke ka goditur një linjë ndërkombëtare të trafikut...
Masat e rrepta kundër shkeljeve të kodit rrugor vijojnë të z...
Kryeministri ftoi në përurimin e makabritetit komunist të ra...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti në takim Kryetaren e K...
Me anë të njëm postimi në rrjetet sociale, ish kryeministri ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një t...
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për tr...
Teksa kryeministri Edi Rama fliste për synimin e këtij muzeu...
Punimet e ditës se dytë të Samitit të Diasporës u përqendrua...
Michael Flynn, këshilltar i sigurisë kombëtare i presidentit...
Dy shtetas grekë janë ndaluar nga policia në kufirin greko-s...
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen që procedura...
Astrit Patozi përlot Facebook-un teksa ka ndarë me gjithë mi...
Teksa kryeministri Edi Rama po inaguronte Bunkerin muze pran...
Po zhvillohet në Vatikan ceremonia zyrtare e marrjes së titu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...