web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qëndroni larg këtij oktapodi

18 Nëntor 2016, 15:45, Kuriozitete CNA

Edhe pse madhësia e tij është e barabartë me atë të një topi golfi, ky oktapod është një nga kafshët më helmuese në botë pasi ai ka helm të mjaftueshëm që të vrasë 26 njerëz të rritur vetëm me një çlirim të helmit të tij. Nëse pickoheni nga ky kafshim dhe nuk keni dikë afër i cili mund tu asistojë në frymëmarrje atëherë është e vështirë të mbijetoni pasi i gjithë trupi do të paralizohet dhe nuk do të keni mundësi të merrni fryme.

Ndërkohë që dikush do të mendonte që të shkonte në spital për të marrë antidotin fatkeqësisht antidoti  për këtë lloj helmi nuk ekziston. Por, në spital mund tu asistojnë për frymëmarrjen e cila është jetësore për ju, pasi pas disa minutash të hyrjes së helmit në organizmin tuaj, ju do të paralizoheni totalisht për disa orë, kohë që i  nevojitet trupit për të nxjerrë helmin jashtë tij./Citynews.al





Lajmet e fundit nga