Kërkesat e protestuesve/ Klosi “ia pason” opozitës: Kanë krijuar vakuum politik, qytetarët nuk përfaqësohen
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Endrra e të jetuarit përgjithmonë është po aq e lashtë, sa edhe vetë koha. Eshtë një koncept universal, qoftë prej frikës së vdekjes, dashurisë për jetën, etjes për njohuri, apo edhe ndjesisë së pamposhtmërisë. Shumë kultura të lashta shpallën taktika të ndryshme për ekzistencën e përjetshme. Ja dhjetë ide që u përhapën nëpër shekuj.
Mitologjia japoneze: Ha një Sirenë
Japonezët e lashtë besonin në ningyo-n, një krijesë e përshkruar si një kryqëzim mes një majmuni dhe një krapi. Ashtu si sirenat, ata jetonin në det, dhe në qoftë se kapeshin, sillnin fat të keq apo mot me shtrëngatë. Eight Hundred Nun është një mit i njohur në të cilin një njeri, aksidentalisht i shërben mish ningyo vajzës së tij. Pasi vajza kishte ngrënë një kafshatë, ajo ishte mallkuar me pavdekësi. Ekzistenca e saj u bë e dëshpëruar pasi pa burrat dhe fëmijët e saj të shumtë të vdisnin, njëri pas tjetrit. Për këtë arsye, ajo i kushtoi jetën e saj Budës. Për shkak të këtij dedikimi, ajo ishte me fat që vdiq moshën e pjekur, 800 vjec.
Mitologjia e krishterë: Përqesh Jezusin
Legjenda thotë se ka qenë një hebre që përqeshi Jezusin, teksa ai ishte duke u sjellë në kryq. Ai e goditi Jezusin me këpucë dhe i tha të nxitonte. Jezusi u përgjigj se edhe pse po largohej, ky njeri do të duhej të qëndronte, deri sa ai të kthehej. Duke kuptuar peshën e veprimeve të tij, hebreu u konvertua në krishtërim dhe mori emrin, Jozef. Megjithatë, mallkimi kishte efekte anësore të dhimbshme. Jozefi nuk mund të ulej apo pushonte, përveçse në Krishtlindje. Në fillim të çdo shekulli, ai do të sëmurej rëndë dhe pas kësaj, ngrihej sërish si një 30 vjeçar.
Mitologjia greke: Zemëro një Perëndi
Një fije e përbashkët që lidh legjendat greke është njeriu krenar që përpiqet të sfidojë, apo mashtrojë perënditë. Shumë prej tyre janë dënuar për gjithë përjetësinë. Në një rast, Sizifi mashtron Zeusin dhe futur në kurth Thanatos, personifikimi i vdekjes. Tani askush nuk mund të vdiste, dhe Aresi, zot i luftës, ishte i zemëruar. Si ndëshkim, Sizifi u detyrua të rrokullisë një gur të rëndë drejt majës së një kodre çdo ditë, teksa guri binte sërish poshtë natën. Përgjithmonë.
Taoizmi: Cinnabari
Cinnabari është i njohur si xeherori i zakonshëm i mërkurit. Ai është gjithashtu përbërës qendror në eliksirin e pavdekësisë, të cilin Taoizmi e ka quajtur huandan (?Eliksir?). Ky ilaç besohej se shpëtonte trupin nga papërsosmëritë, që e rrëgjonin atë dhe e pengonin të arrinte përjetësinë.
Mjerisht, shumica e këtij elixiri ishte toksik, dhe shumë njerëz vdiqën, përfshirë edhe perandorët. Prandaj alkimia e jashtme u zhvillua me fokus të brendshmen, që shfrytëzonte energjitë e dikujt, me joga dhe praktika të tjera.
Mitologjia e Sumerëve: Një bimë e panjohur
Ashtu siç është shkruar në Eposin e Gilgameshit, heroi emrin e të cilit ai mban, po kërkonte burimin e pavdekësisë për të shpëtuar mikun e tij Enkidu nga vdekja. Kërkimi e çoi atë në Utnapishtim, ku iu dha përjetësia pasi të ndërtonte një anije të madhe sipas udhëzimeve të perëndive për t?i mbijetuar një përmbytjeje, pak a shumë si legjenda e Noes. Utnapishtim i tregon Gilgameshit për një bimë me origjinë të fshehtë që jep jetën e përjetshme atij që e ha. Përshkrimi dukej e ngjashme me një boxthorn. Megjithatë, pasi e mori bimën, Gilgameshit ia mori atë një gjarpër. Kështu që, nuk do e dimë kurrë nëse funksionon.
Mitologjia kineze: Pjeshkët
Sun Vukong, Mbreti Majmun, u emërua Mbrojtës i Pjeshkëve dhe ai zgjodhi që të hajë një, gjë që i dha një mijë vite jetë. Ai u arratis por më pas u kap që të gjykohej. Përderisa me zgjuarsi kishte gëlltitur edhe pilulat e pavdekësisë, Vukongu nuk mund të ekzekutohej. Ai hyri në luftë me Parajsën, dhe Buda mundi ta zërë në kurth për pesë shekuj. Këto pjeshkë iu dhanë perëndive për pavdekësinë e tyre.
Hinduizmi: Amrita
Në gjuhën Sanskrinishte, ?amrita? do të thotë pavdekësi. Devas, ose ?perënditë?, kishin humbur pavdekësinë e tyre për shkak të një mallkimi dhe kërkuan një mënyrë për ta rifituar këtë fuqi.Ata bënë aleancë me armiqtë e tyre, Asuras, për të rrotulluar Oqeanin e Qumështit, që krijonte një nektar të quajtur amrita. Devasët arritën që t?ua hedhin Asurasve dhe ta pijnë vetë nektarin. Disa mjeshtra të jogës besojnë se amrita është derdhur në Tokë gjatë nxitimit për t?ua fshehur Asurasve.
Mitologjia nordike: Mollët e florinjta
Të gjitha hyjnitë skandinave i kishin të nevojshme këto mollë, për të ruajtur rininë dhe pavdekësinë e tyre. Idun, perëndesha e pranverës, ishte portierja e pemishtes. Loki e mashtroi atë dhe e dorëzoi tek gjigandi Thiassi gjigant, bashkë me të gjitha mollët. Më pas, zotat skandinavë u bënë më të vjetër, dhe fuqia e tyre ra. Në gjendjen e tyre të dobësuar, ata detyruan Lokin që të tërhiqte Idun dhe frutat. Ai ia doli duke u bërë një skifter, e solli përsëri, dhe perënditë rifituan fuqinë e tyre.
Mitologjia greke: Ambrosia
Legjenda thotë që ambrosia ka shijen e mjaltit, dhe ka qenë pija e perëndive të Olimpit, që u dha pavdekësi. Disa vdekatarë dhe gjysmëperëndi ishin të privilegjuar ta pinin, si Herkuli, ndërsa të tjerë e vodhën dhe u ndëshkuan, si Tantali, i cili u zu në grackë mes një lumi dhe një peme me fruta, por nuk mund të arrinte asnjëherë as ushqimin, as ujin për ta pirë.
Mitologjia e krishterë: Grali i Shenjtë
Grali i Shenjtë është kupa që Jezusi e piu në Darkën e Fundit. Legjendat thonë gjithashtu se ishte termusi me të cilin Jozefi i Arimatesë mblodhi gjakun e Jezusit kur ky ishte në Kryq. Një prej personave më të famshëm që u vu në kërkim të Gralit të Shenjtë ishte Mbreti Artur, dhe kalorësit e tij. Vetëm shpirtërat më të pastër mund ta rrokin, dhe Sir Galahadi fitoi pavdekësinë pasi qe i vetmi që mund ta prekte. / www.bota.al
Vetën 10 përqind e të gjitha qenieve njerëzore të lindura në...
Nëse mendoni se të bëni ski nëpër male të cilat janë disa qi...
“Ford Focus” është një nga makinat më të shitura të kompanis...
Fisi Dani, është i lokalizuar në një nga malësitë e thella t...
Orët janë një prej aksesorëve të shumtë njerëzit përdorin gj...
Nga Tanya LewisParamendoni të jeni në gjendje të ndjeni çdo ...
Nëse dikush do tu pyeste nëse keni më shumë frikë kafshët e ...
Ndonëse shumë kafshë në natyrë kanë një gjumë shumë të lehtë...
Veprimtaria e njeriut në të gjithë planetin padyshim që ka s...
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, miliarderi Donald Trump...
Mbi 1 milionë euro në monedha metalike hidhen çdo vit në Fon...
Zhvillimet teknologjike, rritja ekonomike dhe evolucioni kul...
Dashuria e prindërve është një nga gjërat më të mira që një ...
Ndërkohë që në të gjithë botën ekzistojnë ushqime të rreziks...
Peshkaqenët janë një nga krijesat më të frikshme dhe të rrez...
Flokët dhe thonjtëQimet e fytyrës rriten më shpejt se qimet ...
1. Mbreti i Anglisë, Çarlsi II, natën e dasmës së nipit të t...
Shkencëtarët dhe studiuesit e shumë kanë vite të cilët janë ...
Pitbulli është shpallur si qeni më i rrezikshëm në Amerikë p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...