Operacion antidrogë në Malësinë e Krujës, Krujë dhe Thumanë
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Mendoj se për shumë nga brezin ynë, brezi që hyri në letërsi në vitet ?70, për F. Reshpjen, F. Halitin, S. Maton, M. Zeqon e shumë e shumë të tjerë, modeli krijues ka qenë I. Kadareja. Në moshë ne jemi pak a shumë një dhjetëvje?ar larg tij. Ne kemi lexuar librat e tij, deri dhe ?do shënim në gazetë, ?do intervistë, ?do shkrim mbi letërsinë a jetën e tij. Nuk dihet si ndodh kjo dukuri, si përzgjidhet në rini modeli, ideali estetik, që dëshiron ta ndjekësh. Ndikon talenti i spikatur, shijet e një kohe, kritika letrare? mbase të gjitha bashkë.
?do brez ka të drejtën e refuzimit të modeleve, si? ka dhe afeksionin e përzgjedhjes së modeleve që i shkojnë për shtat shijeve të tij. Koha kishte dhe shkrimtarë të tjerë dhe nuk them se ata nuk janë lexuar, se nuk kanë ndikuar.
Kultura jonë kishte dhe ka nevojë për gjithë vlerat e qëndrueshme letrare, për gjithë atë trashëgimi të shkruar. Ve?ohet Kadareja se me veprën e tij ndikoi te bashkëkohësit dhe te të gjithë pasardhësit, shkrimtarë ose jo të tillë, te kultura në tërësi. Ka konstrukte gjuhësore, poetike, procedime mendore, stilema, neologjzma, mënyra të thëni e të menduari që janë marrë nga ai dhe sot i gjen në të shkruar e në të folur, në shijet e në përfytyrimet e kulturës sonë në tërësi. Profesor Xhevat Lloshi thotë se gjuha shqipe rilindi në pendën e tij dhe tashmë atë mund ta quash një gjuhë të një niveli të panjohur më parë.
Mendohet se kritika profesionale ndikon në shijet. Në rastin e Kadaresë kritika e kohës ka ndikuar me të kundërtën e misionit të një kritike, domethënë me ato që nuk ka thënë për veprën e tij, me atë që nuk e ka thënë si duhet, ndonjëherë me atë që e ka mohuar e qortuar pa vend prozën a poezinë e tij.
Në një kohë të palirisë ku fjala e kritikës të ngjan me të thënat e paprekshme, kanonike, kur mungon debati i lirë, drejt së vërtetës shkohet nga rruga e kundërt: ndonjëherë ajo që zyrtarisht mohohet, është modeli që duhet ndjekur. Më poshtë do t?i kthehem këtij argumenti.
Kadareja dallohej dhe për një model sjelljeje të vetën. Nuk ishte i kafeve, i bareve. Fliste qetë, thjesht e qartë për temat më të ndërlikuara. Ishte lakonik, racional dhe tepë korrekt. Edhe sot kur flas me letrarë të brezit tim, kur themi poezi të tij që i dimë përmendësh, kujtojmë se ai që në të ri na imponohej me autoritetin e patundur që gëzonte ndër ne.
Në ato kohëra të shkruaje letërsi ishte di?ka më shumë se të bëje prozë a poezi. ?do bisedë e pa kujdesshme, leximi në itimitet me dikë i një poezie të guximshme politikisht mund të të ?onte në polici.
Si? del tani nga librat e botuar, Kadareja dhe pse ishte i përmbajtur, me vetëkontroll në sjelljet publike, prapë paska qenë në vëmendjen, në përndjekjen e zyrave më të larta të kohës, deri te raportimet e shefit të Sigurimit te kreu i Shtetit. Ne nuk ndjeheshim të kërcënuar se do të kallëzoheshim në ndonjë zyrë partie, a zyrë policie kur Kadareja redaktor na lexonte dhe krijime të pabotueshme.
Mund të pyesish: po kritika profesionale, ajo akademike për kohën, ??rol luante? Kadareja zyrtarisht mund të ishte në rregull me kohën, prapë gjerësisht kishte një opinion se ka di?ka të fshehtë, në mos të rrezikshme për shtetin në letërsinë e tij. Kritika kishte pjesën e saj në krijimin e këtij opinioni.
Ne e ndoqëm kritikën për veprat e Kadaresë dhe që herët, filluam mos ta marrim seriozisht. Kritika ka qenë pjesë e sistemit komunist të vlerave; kritikë dogmatike, e ideologjizuar, e papërgatitur për ta pranuar I. Kadarenë shkrimtar. Nuk ka qenë kritikë e njerëzve të paditur, pa aparat konceptual. Jo, ka qenë e papërgatitur si sistem të menduari, si ndërtim shpirtëror, si ndjeshmëri kundër artit të shekullit XX. Më 1990, kur i thamë një ndjekësi të kësaj kritike se do të futen në shkollat tona Sartri, Kamyja, Sollxhenicini, Xhojsi, ky na u përgjigj se po të vinte ajo ditë, do të vriste veten. Fatmirësisht nuk e vrau veten.
Para se të vija te ky shkrim, u hodha një sy kritikave të K. Bihikut, R. Brahimit, K. Vel?ës, D. Shapllos etj, për romanin ?Gjenerali i ushtrisë vdekur? të I. Kadaresë. ?Gjeneralin?? e Kadaresë, që francezi R. Eskarpit në parathënien e botimit të parë frëngjisht e quajti ?roman botëror?, kritika jonë e viteve ?60 e lexonte rme rezerva, i qasej sikur do të rrokte një iriq të infektuar. Nuk është se nuk i njihnin teknikat e romanit modern, si monologun e brendshëm, copëzimin e kohës, simbolikën, lakonizmin heminguejan, deheroizmin si qëndrim ideor etj, por dukuri të tilla këta kritikë nuk i donin në letërsinë tonë. Një qëndrim mendor i mbrapshtë i pengonte të orientoheshin nga moderniteti. Dhe pas 1990-tës, dhe pas 20 vjetësh nga rënia e komunizmit, ata nuk i ripanë tezat e tye. Dhe sot kur kemi disa universitete, jemi mangët me kritikën akademike, ende jemi pa një histori të letërsisë.
Në një mbasdite nëntori me shi, përgjatë shëtitores buzë lumit Osum, I. Kadareja që atëherë shkruante reportazhe për gazetën ?Drita?, i larguar nga Tirana të jetonte në Berat, më pyeti: ai i kam lexuar kitikat për romanin ?Gjenerali? ? dhe ??mendim kisha për atë roman? Sikur po më pyeste, mos kam bërë faj që botova atë roman, dhe po ma shpërblejnë me këtë degdisje jashtë Tirane? Nuk mund ta harroj atë vesë shi mbi shpinë atje në Berat, ndërsa Kadareja më bënte pyetje të tilla. Biseda u bë e gjatë. Folëm për romanin, për poezinë, për kritikën. E pyeta atë: sikur ?Gjenerali?? të botohej jashtë, ??vend do të zinte proza e tij ? I Kadareja tha se po të përkthehej, romani ?Gjenerali i ushtrisë së vdekur? do të renditej në krah të romaneve ?Tre shokët? e Remarkut, ?Lamtumirë armë? e Heminguejt. Është tema e vdekjes, fati i ushtarit, teknika e të shkruarit që e vënë romanin në radhë me kryeveprat e llojit.
Unë e vlerësoja lart rromanin. Kritika që të ?orintonte shijen, nuk më kishte ndikuar, por? me vete mendoja di?ka që kolegut tim nuk ia thashë: I mirë është ?Gjenerali??, po mendoja? por mbase Ismaili po e vriste pak lart. Koha tregoi se jo unë, I. Kadareja kishte të drejtë. Ky roman tashmë është botuar në rreth 50 gjuhë. Kadareja ka shkruar në paliri, sikur të ishte i lirë. Ka qenë i vetëdijshëm për vlerat e artit të tij, para se letërsia e tij të botohej e të vlerësohej ndërkombëtarisht.
Në orientimin nga letërsia e mirë shkrimtarët, pavarësisht kritikës, i ndihmon intuita, qasja nga modelet krijuese që sjellin risi në formë dhe në përmbajtje. Prapë kritika e mirë nuk mund të injorohet, kritika si profesion, si mision kulturor, është domosdoshmëri për mbarëvajtjen e një letërsie.
Referuar raportimeve të shtypit, një celulë terroriste ka pa...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima është i ft...
Shqipëria ka qenë mjaftueshëm e angazhuar këto ditë për t’i ...
Deputeti Ben Blushi shprehet se nuk e priste që Donald Trump...
Një problematikë e ngritur kohë më parë, nuk ka marrë zgjidh...
Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës deputetja Mimoza H...
Një shtetas 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dy di...
Prej disa ditësh të gjithë ne po përballemi me një situatë t...
Citynews ka siguruar disa foto të auto-ambulancave të Urgjen...
Fatos Lubonja në një shkrim të publikuar tek Panorama, ka rr...
Citynews dje solli emrat e sektit të SOROS pranë Partisë Dem...
Kryetari i Këshilltarëve të PD në Bashkinë Tiranë, Leonard O...
Paska qenë më e thellë se sa dukej kjo çështje! Paska një pl...
Kryeministri Edi Rama, u shpreh pak kohë më parë se nëse Don...
Katër shqiptarë u arrestuan disa ditë më parë si të implikua...
Një tentativë për vetëvrasje me armë zjarri ka ndodhur pak m...
Publicisti Dritan Kaba, ka komentuar zgjedhjen e Donald Trum...
Disa pjestarë të stafit drejtues të fushatës të Donald Trump...
Aktivisti i shoqërisë civile, Altin Goxhaj, i ka rikujtuar s...
Zgjedhjet në SHBA dhe mesazhet e qarta të miliarderit Donald...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...