Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Shqipëria ka qenë mjaftueshëm e angazhuar këto ditë për t?i kushtuar vëmendje një lajmi që nëse është i vërtetë, përbën një problem të rëndësishëm për vendin. Madje përbën një pikë kthese që mund të modifikojë mënyën e jetesës së Shqiptarëve.
Sipas raportimeve të shtypit, një celulë terroriste ka pasur në plan të kryejë një akt terrorist në stadiumin e Shkodrës në momentin e zhvillimit të ndeshjes Shqipëri ? Izrael në fundjavë. Lajmi mbështetet nga tre veprime që janë kryer ndërkohë.
E para, për arsye sigurie, ndeshja është transferuar nga Shkodra në Elbasan, pasi kishte filluar edhe shitja e biletave.
E dyta, në Shkodër dhe në Prishtinë u arrestuan 13 persona që akuzoheshin si organizatorë dhe ideatorë të këtij akti të mbetur në tentativë.
Dhe e treta, për ekipin e Izraelit u vendosën masa sigurie të panjohura më parë në vend, madje shumë herë më të përforcuara se ndaj ekipit serb në vjeshtën e kaluar. Bashkë me këtë, Elbasani është blinduar me agjentë të policisë, shërbimit sekret dhe policisë gjyqësore për të siguruar qetësinë e nevojshme për ndeshjen.
Në anën tjetër, shtypi i Izraelit foli akoma më qartë për një atentat dhe sqaroi se shërbimi inteligjent i Ushtrisë Izraelite e ka këshilluar Federatën e atij vendi që ekipi të mos udhëtojë drejt Shqipërisë për arsye të rrezikut që e kërcënon.
Të gjitha këto janë vetëm raportime të shtypit. Personat e arrestuar e kanë mohuar me forcë akuzën, përmes avokatëve dhe familjarëve të tyre. Ata kanë deklaruar se arrestimi është bërë si paragjykim ndaj besimit të tyre dhe jo për një kërcënim terrorist.
Opinion.al ka arritur të mësojë disa detaje më shumë që nuk janë bërë publike. Sipas të dhënave që ne kemi siguruar, pak javë më parë, shërbimi sekret Izraelit, Mosad, ka arritur të informohet dhe më pas të interceptojë në një nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, një plan për të goditur ekipin e Izraelit gjatë ndeshjes së tij në Shkodër më 12 Nëntor. Ndjekja e planeve të atentatorëve ka çuar fillimisht në Kosovë e prej këtej në Shkodër. Oficerë të shërbimit inteligjent izraelit dhe të një prej shërbimeve partnere më të rëndësishme në botë kanë mbërritur në Prishtinë dhe Tiranë duke dhënë informacione për persona të dyshimtë. Ka disa të dhëna jo të verifikuara qartë, por mendohej si për një atentat ndaj ekipit të Izraelit, ashtu edhe për vendosjen e një sasie eksplozivi në tribunën qëndrore. Asnjë nga këto të dhëna nuk vërtetohet dot. Personat e arrestuar e kanë përgënjeshtruar kategorikisht, por autoritetet këmbëngulin që kanë regjistrime dhe përgjime që vërtetojnë tentativën. Fijet e tij çojnë deri tek një personazh i njohur me kombësi shqiptare që lufton në Siri.
Kujdesi i autoriteteve ka qenë që lajmi të mbahet sa më sekret përpara ndeshjes, por arrestimet e kanë bërë atë publik. Nuk dihen më shumë detaje dhe nuk dihet se sa e sigurtë është e gjitha kjo, por nëse është e vërtetë, Shqipëria dhe Kosova hyjnë në një fazë të ndryshme të kërcënimit që vjen nga ekstremizmi. Deri më sot kemi folur për ekstremizëm islamik. Për probleme përjashtimi, urrejtjeje, mërie dhe ndasish. Deri më sot kemi pasur gjuhë të ashpër dhe të papranueshme, por jo akte konkrete terroriste. Nëse rasti vërtetohet, dhe shpresoj shumë që kjo të mos ndodhë, atëherë kalojnë në një fazë tjetër, në atë të terrorizmit. Edhe pse e para është fillesa e të dytës, mes ekstremizmit dhe terrorizmit, qëndron një hendek i madh. Një hendek, që Shqipëria duhet ta ktheje në një oqean të pakalueshëm për të ruajtur shtetasit e saj, stabilitetin dhe të ardhmen e të gjithëve ne.
Deputeti Ben Blushi shprehet se nuk e priste që Donald Trump...
Një problematikë e ngritur kohë më parë, nuk ka marrë zgjidh...
Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës deputetja Mimoza H...
Një shtetas 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dy di...
Prej disa ditësh të gjithë ne po përballemi me një situatë t...
Citynews ka siguruar disa foto të auto-ambulancave të Urgjen...
Fatos Lubonja në një shkrim të publikuar tek Panorama, ka rr...
Citynews dje solli emrat e sektit të SOROS pranë Partisë Dem...
Kryetari i Këshilltarëve të PD në Bashkinë Tiranë, Leonard O...
Paska qenë më e thellë se sa dukej kjo çështje! Paska një pl...
Kryeministri Edi Rama, u shpreh pak kohë më parë se nëse Don...
Katër shqiptarë u arrestuan disa ditë më parë si të implikua...
Një tentativë për vetëvrasje me armë zjarri ka ndodhur pak m...
Publicisti Dritan Kaba, ka komentuar zgjedhjen e Donald Trum...
Disa pjestarë të stafit drejtues të fushatës të Donald Trump...
Aktivisti i shoqërisë civile, Altin Goxhaj, i ka rikujtuar s...
Zgjedhjet në SHBA dhe mesazhet e qarta të miliarderit Donald...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pa sot nga afë...
Kompania në pronësi të motrës së drejtorit të punëve publike...
Kjo e enjtja parlamentare shqiptare, lë pas me kilometra te ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...