web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Igli Cara/ Durrësi rrezikohet nga betoni i Dakos

10 Nëntor 2016, 19:42, Aktualitet CNA

Prej disa ditësh të gjithë ne po përballemi me një situatë të jashtëzakonshme të motit. Reshjet e shumta dhe vërshimi i lumejnve e përrenjve kanë sjellje përmbytje masive. Situatë shumë problematike në mjaft zona të vendit, mungesë energjie në një numër të madh familjesh, dëme te shumta në biznese të mëdha e të vogla, në ekonominë e fermerëve e të familjeve shqiptare, një numër urash janë në një situatë delikate, argjinaturat kanë shpërthyer….e sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo situatë, tre ditë më parë tre qytetarë shqiptarë humbën jetën. Nga kjo foltore dëshiroj t?i shpreh ngushëllime familjeve e ndjesë që politika (te gjithe ne) në këtë vend nuk mundi t?i mbrojë jetën të afërmve të tyre.

Për shkak se ka emergjencë nga Veriu ne Jug, nga Lindja në Perëndim të vendit, (e ndofta sot nuk duhej te ishin ne kete salle as ministrat, as ne ,por duhej te ishim ne terren) mgjte besoj kolegët deputetë sipas zonave të tyre do të sjellin shqetësimet,
ndersa une do përqëndrohem e po ngrej shqetesimin per banoret ne zonën e qarkut të Durrësit , Shijakut , Hamallaj , Rrushkull dhe Fushë Krujës, te cilet ne keto momente jane ne rrezik.

Përpos gjithë kujdesit të Ramës, që edicionet e lajmeve në media të merren me politikën globale, prime time të bëjnë debate pa bereqet për nivelin e demokracisë amerikane e impaktin global të saj e që me thënë të drejtën lokalisht nuk sjellin asnjë bereqet, pamjet që mediat elektronike e ato sociale kanë dhënë për përmbytjet tregojnë nga lart e përballë një gjendje katastrofe natyrore.
Dikush mund të thotë që këto janë punët e natyrës apo Zotit, dakord jam, por po të shohësh çfarë ne politikanët i bëmë natyrës e Zotit të përbashkët, pak duket se po na kthen mbrapsht.
E majta ka 15 vjet që drejton shkatërrimin e Durrësit, Vangjush Dako ka 10 vjet që udhëheq apokalipsin e tij, pasi ndërtoi vend e pa vend, pasi rrënoi njëherë e mirë plazhin historik të tij, Kodër Vilën, shëtitoren Taulantia me ndërtime që as toka si mban, i është bashkuar tani dhe peneli i piktorit udhëheqës të tij.
E ndërsa sytë i kemi tek Zoti, parashikimet në buxhetet e bashkive për punët urbane në qark e qytet, të tregojnë që ai as të kupton dot e aq më pak të ndihmon dot, se me thënë të drejtën të ka dhënë mendjen për të zgjedh para se të votosh Ramën apo aq më pak Dakon.
Ju, kolegë e qytetarë mund të thoni e mendoni që dhe në kohën e PD-së, Durrësi përmbytej. Dakord jam, po tashmë Vangjushin askush se pengon, e nën talentin e inspirimin e Edi Ramës, sot kemi fasada me pika e presje, dekore e sheshe, palma e shkurre, gurë e shatrivane….po do harrojmë njëherë e mirë qytetin me semafore, me trafik normal, me ujë në verë në çezma e me rrugë pa ujë në dimër .
Mos harrojme qe eshte viti 2016 dhe akoma mbetjet i djegim fare prane qytetit.

Harrojeni Durrësin me trashëgimi historike e kulturore, harrojeni Durrësin me plazhin me të mirë në vend, fshijeni nga mendja qytetin normal të njerëzve të butë e dashamirës, këtë ja u them jo për retorikë, por thjesht e sinqerisht, sepse di e njoh projektet e Ramës e Dakos.
Qendrat e Rilindjes Urbane përbëjnë një projekt të Ramës, disa e pëlqejnë, disa jo e kjo natyrshëm vjen .
Personalisht nuk jam as urbanist as arkitekt për të bërë debat profesional mbi to, si politikan mendoj e gjykoj që përsa kohë kanë marrë votat u takon dhe vendimarrja.
Por, si çdo qytetar kam të drejtë të pyes ?A ka logjikë të shpenzohen nga taksat tona 15 milion euro për gurë, beton, palma a shatrivanë për qëndrën e Durrësit, Shijakut dhe Fushë Krujës dhe asnjë qindarkë për punimet në rrugët ekzistuese, sistemin e kanalizimeve qe mos permbytemi ….në to??.
Cili prej jush qytetarë e kolegë më thotë që qëndron logjika e Dakos kur shpenzon 6 milion euro për Velierën e betonit para hyrjes së Portit dhe zero , po zero lekë për mirëmbajtjen e kanaleve të kullimit, sistemin e pompimit të ujrave të bardha…. e na mjaftoi një orë shi dhe Durrësi notoi i gjithi në ujë.
Me taksat bëjmë fasada, ndërsa xhepat e qytetarëve duhet të paguajnë dëmtimin e pronës, biznesit, daljen jashtë përdorimit të makinave …e nuk mbetet këtu, se për dëmin moral të qytetarit pakkush mendon në këtë vend.
E ndërsa në bashkinë e Vangjushit, dikush do jetë duke fërkuar duart se me fondin e emergjencës civile mund të ngrohi xhepat, por per te qene i ndershem dikush po përpiqet të punojë në qytet e të marrë ca masa , ky është ekipi i emergjencave civile nën drejtimin e prefektit , bëjnë cfarë munden e për këtë duhen falenderuar, ndonëse ?çelësat e kullës së barit? kane.
Durrësi ynë rrezikohet. Kush ka pak mend e shkollë këtë e kupton, rreziku nga përmbytja është mbase më i vogël, po të mendosh tërmetet e rrezikun që Durrësi ka prej tyre, e sjellësh ndërmend që betoni i Dakos ka ndërtuar qytetin e dekadës së fundit, veç një fjalë ka vend ?Ruajna Zot?.
Dy fjalë për autostradën që lidh Durrësin me Tiranën, hiqjani betonizimin, hiqini palmat e mbi të gjitha,
hiqjani duart piktorit nga projektet urbanistike e infrastrukturore, delirimi i duhet nga pak lidershipit,
por kur deliri, makutëria, pushteti e pangopësia bëhen bashkë …..sheh në vend të Rilindjes Urbane , shkatërrimin urban të Edi Ramës.
Të nderuar qytetarë,
Për shkak të diskursit politik e lojrave propogandistike të Ramës në kuvend , të enjten e kaluar nuk mundëm të diskutonim mbi ligjin e procedurave tatimore.
Propozimet për ndryshime duhet thënë që ishin pozitive (dhe kete ja kam shprehur dhe ministrit ), dhe Rama kishte për detyrë të kërkonte ndjesë për gjithë qasjen e tij të gabuar ndaj biznesit e represionin ndaj tij ne 3 vjet .
Opozita luajti një rol të rëndësishëm në përmirësimin e ligjit, një pjesë të propozimeve tona u morën parasysh një pjesë jo, dhe për të qenë i sinqertë ligji është akoma larg së qeni pro-biznesit, sepse adimistrata tatimore vazhdon ta konsiderojë veprimtarinë e vet më shumë si ndëshkuese se sa bashkëpunuese.
Në raportin e Ministrisë së Financave, shkruhet që mbi 50 % e rasteve të çuar në gjykatë nga biznesi për masat e administrates tatimore vendimet e gjykatës kanë qenë pro biznesit, ndërkohë që zgjidhja kërkonte që subjekti të paguante gjobën para ……e kjo është nonsens dhe totalisht kundra biznesit, por dhe pasurisë kombëtare.
E ndërsa biznesi paguan dhe kur gjoba është e padrejtë, ai që shkakton dëmin e tij ekonomik, një zyrtar i vogël i tatimeve apo doganave nuk mban përgjegjësi, madje as shefi tij dhe askush në administratën tatimore e kjo nuk qëndron, as nisur nga pikëpamja e së drejtës, as moralisht.
Ministri përgjigjen e gjen tek arka e shtetit e interesi kombëtar, po interes kombëtar është të mbrojmë dhe pasurinë, punën, mundin e djersën e bizneseve, administrata nuk ka të drejtë t?i gjykojë sipas interesit te saj ato, ndonëse mendoj që në të ka profesionistë siç ka dhe abuzivistë e gjobaxhij, militantë e shërbyes të interesave politike e të drejtorëve të përgjithshëm.
…..
Dy fjalë në mbyllje, rekomandimi për hapjen e negociatave është në çdo rast për shqiptarët e thjeshtë, që e duan Shqipërinë e luftojnë çdo ditë për të, një lajm shumë i mirë.
Për qeverinë e Edi Ramën, ka akoma provime përpara, e teksa kërkoni të mbuloni zullumet tuaja, mes nesh e jush s?ka barazim e nuk mund te kete .
Gjithkush në këtë vend di kontributin historik të qeverisë së demokratëve për integrimin, Majlinda Bregu i ka mbetur besnike shumë punëve e projekteve të bëra me doktor Berishën, dhe aktualisht ne si PD , kryetari i saj Basha mbetemi pro integrimit, por pa kanabis, pa kriminelë në kuvend, e mbi te gjitha me zgjedhje të lira e te ndershme .
Ju faleminderit

*Fjala e deputetit Igli Cara në parlament





Lajmet e fundit nga