Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Një problematikë e ngritur kohë më parë, nuk ka marrë zgjidhje. Aurel Demika dhe Niko Emini nga fshati Rov dhe Rrëmbec, i qarkut të Korçës, ankohen në ?Stop?, se në mënyrë të padrejtë, u është hequr licenca për aktivitet në linjat interurbane.
Ata thonë, se kanë 10 vjet, që e bëjnë këtë punë, konform të gjitha ligjeve dhe rregullave. Tashmë fshatarët e zonës duhet të dalin në rrugë në pritje të makinave të rastit, për të shkuar në Korçë.
Ky ka qenë një problem i ngritur që në sezonin veror nga ana e banorëve të këtij qarku, por duke pasur parasysh që ende nuk është dhënë një zgjidhje nga ana e Bashkisë Maliq, emisioni ?Stop? vendosi të transmetojë këtë problem.
Por cila është arsyeja që janë ndërpresë licencat nga ana e Bashkisë së Maliqit për këtë linjë? Ja çfarë thonë shoferët:
?Unë kam që në mars të 2005, që kam filluar aktivitetin tim për transport udhëtarësh, një biznes i vogël, mirëpo deri më 2 prill të 2016 pasi na është ndërprerë. Tani kemi hasur probleme dhe jemi pa punë sepse bashkia nuk na i rinovon licensat?.
Keni kërkuar një takim me kryetarin e Bashkisë Maliq?
?Unë me kryetarin kam bërë tre deri në katër herë takime, na ka pritur mirë dhe na ka thënë, që do ta zgjidh unë këtë problem.?
Ndërkohë shoferi i linjës Rov ? Rrëmbec shprehet për ?Stop? se: ?Kam që në vitin 2012 që punoj, me licencë, me taksa të paguara, por tani na është ndërprerë licensa. Kemi bërë shumë herë kërkesa drejtuar kryetarit të bashkisë Maliq, nënkryetarit dhe nuk kemi marrë asnjëherë, asnjë lloj përgjigje për të zgjidhur këtë problem. Ne kemi bllokuar makinat, fëmijët i kemi nëpër shkolla dhe s?kemi asnjë të ardhur dhe ata nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje. Familja ime përbëhet nga gjashtë pjesëtarë, ku asnjëri prej tyre nuk punon, vetëm unë punoja, por tashmë edhe mua më ndërprenë punën.?
Por pas pezullimit të linjës ndërmjet fshatrave Rëmbec dhe Rov, banorët e kësaj zone kanë dalë në protestë për ndërprerjen e saj. Ata tashmë janë pa një linjë dhe janë të detyruar të lëvizin në këmbë.
?Kishim një linjë fugorni, por na e ndërprenë dhe jemi të detyruar të vijmë në këmbë. Ne jemi me fëmijë të vegjël, të sëmurë, por kështu nuk mund t?ia dalësh.?
Për të shtuar sërish këtë linjë, sipas ligjit duhet një kërkesë drejtuar këshillit të qarkut, i cili ky i fundit në mbledhjen më të parë të bëjë miratimin e kësaj kërkese. Punonjësi pranë këshillit të qarkut shpjegon më tepër rreth kësaj procedure.
?Procedura që ndiqet në këshillin e qarkut, në fillim duhet të dërgojë Bashkia kërkesën, për miratimin e kësaj linje bashkangjitur edhe me oraret përkatëse vajtje ? ardhje dhe në mbledhjen e ardhshme të këshillit të qarkut të miratohet.?
Kreu i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topciu thotë për ?Stop?, se do ta zgjidhë çështjen në mbledhjen më të parë të këshillit të qarkut të Korçës.
?Jam njohur me problemin në fjalë, dua të them që Bashkia e Maliqit ka dhënë një linjë autobusi nga Rëmbeci në drejtim të Korçës, por janë linja ndërqytetase të cilat paraprakisht miratohen me një vendim të qarkut ku ka të bëjë midis dy bashkive dhe në momentin kur persona të tjerë kanë ardhur për të kërkuar brenda çdo rregulli, që edhe ata të pajisen me leje, nga ana e Bashkisë së Maliqit është bërë me dije, që është dhënë një leje për këtë linjë nga Rëmbeci drejt Korçës. Për të marrë linja të tjera kërkohet një miratim nga këshilli i qarkut, për të cilën, ne kemi kërkuar dhe ndoshta do të vazhdojmë të kërkojmë, që të pajisemi me këtë leje apo vendim të këshillit të Qarkut Korçë, që të bëjmë të mundur të kemi sa më shumë persona që, ofrojnë shërbimin e transportit rrugor ndaj qytetarëve.?
Nga ky prononcim që kryetari Gëzim Topçiu ka dhënë kohë më parë duket se asgjë nuk ka ndryshuar.
Mbledhja e Këshillit të Qarkut është bërë, por licenca e këtyre shoferëve që dispononin linjën Rov ? Rrëmbec nuk u rinovua. Vetë kryetari i Bashkisë Maliq, nuk ka pranuar që kjo kërkesë të miratohet. Ndaj banorët e kësaj zone janë pa një mjet transporti për të udhëtuar dhe vetë shoferët janë pa punë.
Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës deputetja Mimoza H...
Një shtetas 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dy di...
Prej disa ditësh të gjithë ne po përballemi me një situatë t...
Citynews ka siguruar disa foto të auto-ambulancave të Urgjen...
Fatos Lubonja në një shkrim të publikuar tek Panorama, ka rr...
Citynews dje solli emrat e sektit të SOROS pranë Partisë Dem...
Kryetari i Këshilltarëve të PD në Bashkinë Tiranë, Leonard O...
Paska qenë më e thellë se sa dukej kjo çështje! Paska një pl...
Kryeministri Edi Rama, u shpreh pak kohë më parë se nëse Don...
Katër shqiptarë u arrestuan disa ditë më parë si të implikua...
Një tentativë për vetëvrasje me armë zjarri ka ndodhur pak m...
Publicisti Dritan Kaba, ka komentuar zgjedhjen e Donald Trum...
Disa pjestarë të stafit drejtues të fushatës të Donald Trump...
Aktivisti i shoqërisë civile, Altin Goxhaj, i ka rikujtuar s...
Zgjedhjet në SHBA dhe mesazhet e qarta të miliarderit Donald...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pa sot nga afë...
Kompania në pronësi të motrës së drejtorit të punëve publike...
Kjo e enjtja parlamentare shqiptare, lë pas me kilometra te ...
Nuk do ishte e udhës të merresha me çdo paudhësi të Kryemini...
Përmbytjet e ditëve të fundit kanë sjellë probleme për banor...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...