Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Jo më larg se në fundjavën që shkoi, Kryeministri Rama sulmoi ashpër median e lirë dhe e fajësoi atë për dezinformimin e qytetarëve për qeverisjen e tij! Ai thotë se gjoja po qeverisë mirë, por media dhe analistët e nxijnë qeverisjen e tij! Ky sulm i Kryeministrit Rama mbi median e lirë, si pushtetin e katërt në një demokraci, është i paprecedentë për një vend demokratik, për një vend antar të NATO-s, për një vend kandidat, i cili kërkon të hapë negociatat e antarësimit në BE.
Javën e kaluar u pengua nga maxhoranca në Komisionin e Edukimit dhe Medias dëgjesa e një gazetareje të një emisioni investigativ, e cila u largua nga puna nga një media dhe emisioni investigativ Publicus u mbyll, nën presionin e pushtetit, për të mos ndricuar rastin e humbjes së jetës të një 17- vjecari në Landfillin e Sharrës. Ky përbën një akt të paprecendentë në veprimtarinë e një komisioni parlamentar në një vend demokratik.
Por kjo nuk ishte e papritur. Kjo është vazhdë e arrogancës së kësaj qeverie, e cila, arrin deri tek cënimi i parimeve themelore, lëkundja e themeleve të demokracisë, fjala e lirë, media e lirë.
Ne si deputetë të opozitës e morrëm javën e kaluar një vendim, të mos shqyrtojmë asnjë projektligj apo cështje tjetër në Komisionin tonë, pa u realizuar dëgjesa e nisur dje e gazetares Tota.
Në 25 vite demokraci, vendi ynë, edhe pse me shumë vështirësi, ka arritur të krijojë hapësirë për zhvillimin e pushtetit të katërt, atë të medias së lirë. Kjo është një arritje e madhe e demokracisë shqiptare dhe është shprehje e shpirtit të demokracisë, LIRISË në tërësi, dhe LIRISË së SHPREHJES në vecanti.
A është e përsosur media në Shqipëri? Sigurisht që jo, dhe ka shumë probleme të informalitetit, respektimit të etikës, të autocensurës, etj. A është plotësisht e cliruar media jonë nga ndikimi i pushtetit? Sigurisht jo. Madje, thuajse cdo ditë, ka raste të ndikimit të qeverisë mbi median dhe gazetarët.
Por, megjithë problemet që ka sot media shqiptare dhe sado të mëdha që të jenë ato, kjo nuk përligj këtë sulm denigrues të Kryeministrit Rama mbi median dhe analistët, madje edhe analistët që dikur e kanë mbështetur hapur.
Ka plot raste që tregojnë se si kanë dështuar qeveritarë apo qeveri kur kanë sulmuar një media, qoftë edhe një rrjet social. Po ju kujtoj një ndër rastet e fundit, të vitit të kaluar, të rastit të një media online në një vend lider të BE, në Gjermani, rast që kishte të bënte edhe me publikimin e një informacioni të klasifikuar. Institucioni përkatës filloi një proces gjyqësor, por Qeveria Gjermane tha jo, në respekt të lirisë së medias.
Ku ju con ky kurs autarkik Zoti Kryeministër? Ku e con ky kurs një vend që kërkon të hapë negociatat më BE-në? Në BE? Jo. Në grupin e vendeve ish komuniste me sisteme gjysëm demokratike.
Ju Z Kryeminsitër u merrni shqiptarve të varfër së paku 2 orë cdo ditë! Atëhere si ka mundësi që jeni armiqësuar kaq shumë me median?!
Kjo media e keqe, si pas jush Zoti Kryeministër, ishte ajo që u ka transmetuar juve live edhe kur filloi qeverisja juaj në cdo takim, madje qoftë edhe nga ato më të parëndësishmet, që, ndoshta edhe ju vetë, nuk do të kishit dashur t?i keni me vete.
Qytetarët shqiptarë qëndruan me orë të tëra, duke parë live, se si ju gjoja po vendosnit shtetin, duke hedhur në erë godina në Tiranë apo Vlorë, duke prishur ndërtesa në të katër anët e vendit.
Live aksionet terrorizuese për energjinë dhe ndërtimet pa leje!
Live cdo aksion, qoftë edhe qesharak i policisë!
E plot të tjera quasi aksione live!
Live cdo gjë. Live gjithë ditën! Në mënyrë që ju dhe mediaqeveria juaj e propagandës, por jo e punës, t?u mbushnit mendjen shqiptarëve që donit vërtetë të qeverisni!
Edhe tani, kjo media e keqe, sipas Jush, po u jep live cdo ditë, kur keni filluar vitin e fundit të qeverisjes tuaj dhe shkoni nga fshati në fshat, nga salla në sallë, nëpër qendrat e qyteteve ?të rilindura? dhe ngado, dhe bëni premtime të reja, a thua se qytetarët i kanë harruar premtimet boshe që bëtë në zgjedhjet e vitit 2013.
Por tani e keni pak problem transmetimin live, madje jeni në siklet të madh. Pse?
Sepse nuk keni bilanc të qeverisjes tuaj, ose, më saktë keni bilanc negativ.
Sepse në takimet që zhvilloni, cohen bujqit dhe fermerët dhe u thonë: cfarë na thoni tani që po ikni, ku kemi marrë ne subvencione, ku kemi rrugë, ku kemi ujë për vaditje, ku kemi drita dhe ju flisni për zhvillimin e fshatit, etj. Bujqësia dhe ushqimi, ose Ekonomia e ushqimit, Zoti Kryeministër, nuk është vetëm fshati, nuk është vetëm zona rurale, por edhe Tirana, pikërisht këtu nga Tirana në Vorë, ku është përqëndruar pjesa më e madhe e industrisë agroushqimore të vendit.
Jeni në siklet me transmetimin live tani, sepse cohen qytetarët në takime dhee duan t?ju tregojnë për drogën që ka mbuluar kodrat. Disa guxojnë dhe ua thonë.
Nuk u intereson tani media se edhe në takimet me policët, mësuesit apo grupet e tjera kur u thoni, se, tani pas 3 vitesh, do të rritni pagat 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare, nuk u duartrokasin, sepse thjesht nuk u besojnë.
Në fakt, media shqiptare, gjatë qeverisjes tuaj, nuk e ka bërë plotësisht detyrën ndaj qytetarëve, nuk e ka përmbushur plotësisht funksionin e parë të saj, atë të informimit, edhe pse mund të jetë e kënaqur me përmbushjen e funksionit të dytë, krejtësisht legjitim, atë të biznesit.
Dhe për cfarë e kam fjalën këtu.
Media jonë nuk ka guxuar të informoj plotësisht shqiptarët për asgjësimin e plotë të votës së lirë në këtë vend. E filloi mire në zgjedhjet e Korcës, por nuk e bëri plotësisht në zgjedhjet e fundit në Dibër.
Media jonë nuk guxoi të futet dhe të transmetoj live plantacionet e kanabisit. Harrova: vetëm atë ditë ku ministri kishte dalë në disa parcela kanabisi dhe kishte marrë edhe një gazetar të huaj me vete.
Media jonë ka informuar relativisht pak publikun për mjerimin dhe varfërinë përtej Tiranës, në mënyrë të vecantë në zonat e largëta.
Pra, edhe pse media juve u ka mbajtur me hatër, Ju prapë nuk lini rast pa e sulmuar atë. Rasti më i fundit i monologut denigrues për median në komunikimin tuaj javor është, besoj unë, vetëm fillimi i luftës tuaj kundër medias së lirë.
Dhe unë po përmend vetëm disa raste, kur, sapo mediat kanë folur, Ju Zoti Kryeministër i keni sulmuar menjëherë.
Sapo mediat filluan të raportojnë për kanabisin, të nxjerrin pamje të parcelave të kanabisit, të shkruajnë për dhjetëta ton drogë që kapen cdo ditë në kufijtë e Italisë, Greqisë tani edhe të Kosovës, ju fajësuat mediat.
Mediat dhe analistët e kanë mbjellur dhe po e shesin drogën ? Mediat dhe analistët e kishin për detyrë të kontrollonin territorin, apo ju si qeveri?!
Tani që po mbyllet qeverisja juaj, është e sigurtë se, raportet tuaja si qeveri me median, do të vinë duke u përkeqësuar, sepse presioni juaj mbi median e lirë sapo ka filluar.
Dhe shkaku është i thjeshtë: Ju nuk keni bilanc dhe nuk do të arrini dot t?u mbyllni gojën të gjithë mediave, përfshirë edhe ato online, edhe pse po përpiqeni të ndryshoni kuadrin ligjor.
Keni edhe një qëllim tjetër, shumë më madhor me nënshtrimin e medias: ajo duhet të jetë sa më dobët, sa më e nënshtruar, në mënyrë që të mos informoj shqiptarët për standardet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sepse ju synoni t?i blini prapë ato.
Por Ju nuk keni shans, sepse media shqiptare, sado probleme që të ketë, është zhvilluar aq shumë, sa ju nuk do të mundeni t?a nënshtroni plotësisht atë. Nuk keni shans të nënshtroni median e lirë, sepse ne si opozitë jemi në mbrojtje të medias së lirë, fjalës së lirë, si themele të LIRISË.
Dëshiroj ta mbyllë fjalën time me një thënie të Thomas Jeffersonit, këtu e 230 vjet më parë ? Nëse unë duhej të zgjidhja, nëse ne (pra amerikanët) duhet të kishin qeveri pa gazeta, apo gazeta pa qeveri, nuk do të hezitoja për asnjë moment për të zgjedhur të dytën, pra, më mirë gazeta pa qeveri?.
Jam i sigurtë se sot cdo qytetar shqiptar, nëse do të pyetet, do qeverinë tuaj pa media të lirë, apo median e lirë pa qeverinë tuaj, do të përgjigjej menjëherë: qeveria juaj nuk na duhet më, për kurrgjë, na duhet media dhe fjala e lirë, sepse LIRINË e kemi të shenjtë dhe e kemi fituar në 8 dhjetor 1990, kur e përmbysëm diktaturën komuniste.
Deputeti Mhill Fufi është përjashtuar nga grupi parlamentar ...
Analisti i njohur Mustafa Nano thotë në emisionin “Arena” se...
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona gjatë një aksioni ...
Një qytetar denoncon në “STOP” se Drejtori i DAR Devollit, A...
Policia e Shtetit ka përfunduar para pak minutash peshimin e...
Ndoshta një mjet të tillë e keni parë në filma fantastiko-sh...
Faqja JOQ ka publikuar sot në rrjetet sociale denoncimin e n...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me konsensus rezolutën e pr...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot disa projektligje të rë...
Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur sot kryetarin e ri të KQZ-s...
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka zgjedhur me 73 vota pr...
Disa media raportojnë se kryeministri i vendit, Edi Rama, nu...
Shume eksperte te politikes se jashtme pyesin: Perse Rama po...
Eshte bere e turpshme dhe no sense qe Parlamenti i Republike...
Arkitekti korçar Kliti Kallamata ka denoncuar punimet në sht...
Dëgjova ministrin e Brendshëm që na ftonte të flisnim për li...
Makina e Presidentit të klubit të Kukësit Safet Gjici është ...
Të shtëna me armë janë raportuar pak më parë në zonën e “Ske...
Prokuroria mori në pyetje gjyqtaren Blerta Çibuku, pas nisje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...