Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në veprimtarinë e Hasan Prishtinës ka disa momente shumë të errët, njërin prej të cilëve ai kishte veçanërisht detyrim që ta sqaronte hollësisht. Është fjala për ftesën që iu bëri Hasan Prishtina në shtator 1912 përfaqësuesve të lëvizjes kombëtare shqiptare, nga e gjithë trojet shqiptare, që të mblidheshin në Shkup, në tetor të atij viti.
Në Kosovë sot kanë nisur të shtohen zërat se Ismail Qemal Vlora i bëri një dëm të madh Kosovës dhe trojeve të tjerë shqiptare të mbetur jashtë kufijve sipas Traktatit të Londonit të vitit 1913, me kundërshtimin për të marrë pjesë në tubimin e Shkupit, në tetor 1912. E vërteta është ndryshe. Kundërshtimi i Ismail Qemalit ishte shpëtimtar për çështjen kombëtare shqiptare. Ismail Qemali e kundërshtoi idenë e Hasan Prishtinës se ai, ashtu si Hasan Prishtina, ishte në dijeni se që gjatë verës së vitit 1912 po shtoheshin zërat për fillimin e luftës ballkanase, domethënë të një mësymjeje të aleancës së shteteve ballkanase kundër Perandorisë Osmane në Ballkan. Nëse ndodhte një gjë e tillë elita politike kombëtare shqiptare do të gjendej në kurth në Shkup.
Për këtë mjafton të thuhet se Shkupi ishte një nga qytetet e para që u pushtua nga Ushtria Serbe me nisjen e luftës ballkanase. Shkupi u pushtua në 26 tetor, disa ditë pas hyrjes së Serbisë në luftë. Vetë Hasan Prishtina u kap nga serbët në Shkup dhe u dërgua në burgjet speciale serbe në Beograd, prej nga ku u lirua disa muaj më vonë.
Kundërshtimi i Ismail Qemal Vlorës, liderit politik të lëvizjes kombëtare shqiptare e shpëtoi kombin shqiptar nga një katastrofë e pandreqshme që do të kishte qenë kapja nga serbët në Shkup e të gjithë elitës politike kombëtare shqiptare. Nëse do të kishte ndodhur kështu, nuk do të kishte pasur shpallje të pavarësisë së Shqipërisë, dhe as krijim të shtetit shqiptar të cunguar nga Konferenca e Londrës e përfaqësuesve të fuqive të mëdha. Sepse fuqitë e mëdha nuk mund të krijonin një shtet, të cilin nuk e dëshironin banorët e atij territori me anë të përfaqësuesve të tyre.
Nëse do të ishte vepruar sipas idesë së Hasan Prishtinës, kufiri i Serbisë do të kishte qenë bregdeti shqiptar adriatikas dhe Durrësi do të ishte bërë një qytet serb. Nëse nuk do të ishte krijuar shteti shqiptar në 1912, nuk do të mund të çlirohej as Kosova në 1999, se parakushti për çlirimin e Kosovës ishte që të ekzistonte shteti shqiptar i cili do të shërbente si bazë e luftës së UÇK-së, që nga ana e saj do të shërbente për të iniciuar ndërhyrjen e NATO-s.
Hasan Prishtina nuk mund të mos e kuptonte se ideja e tij për thirrjen në Shkup të një tubimi të elitës politike kombëtare shqiptare, bartte një rrezik shumë të madh. Është shumë e dyshimtë që disa muaj më vonë serbët e liruan Hasan Prishtinën, pasi e kishin kapur në Shkup. Veprimtaria e mëpasme e Hasan Prishtinës deri në vdekjen e tij ka qenë që të organizonte një luftën guerrilje nga territori i shtetit shqiptar kundër Serbisë dhe më pas Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (Jugosllavisë) për çlirimin e Kosovës. Meqënëse as shteti shqiptar dhe as refugjatët e luftës të ardhur në Shqipëri nga trojet shqiptare përtej kufirit, nuk kishin mbështetjen e ndonjë fuqie të madhe për këtë luftë, ajo i shërbeu Serbisë dhe më pas Jugosllavisë për të vazhduar coptimin e trojeve shqiptare, duke i shkëputur të tjera territore shtetit shqiptar. Në aksionet luftarake të ideuara nga Hasan Prishtina, Serbia dhe më pas Jugosllavia gjetën shkak për të pushtuar një të gjashtën e territorit të shtetit shqiptar, dhe për të aneksuar një të nëntën e tij.
Pas krijimit të shtetit shqiptar nga fuqitë e mëdha, Serbia dhe më pas Jugosllavia qenë të interesuara që të mësyheshin nga territori i shtetit shqiptar, që të gjenin shkakun që ushtria e tyre të kalonte kufirin dhe të pushtonte territore të tjerë shqiptare. Këtë shkak Serbisë, më vonë Jugosllavisë, ia ofroi Hasan Prishtina.
Pas lirimit nga burgjet serbe në 1913, Hasan Prishtina shkoi paturpësisht në Vlorë, ku nuk e gjeti të nevojshme të shpjegojë idenë e tij dhe as se si ndodhi që serbët nuk e pushkatuan këtë armik të madh të Serbisë, por e lanë të lirë të luftonte kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës dhe të trojeve të tjerë shqiptare të mbetur jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Me aftësinë e tij demagogjike, Hasan Prishtina bëri që të pritet si hero nga naivët e shumtë, një histori që përsëritet që atëherë e deri më sot, siç është rasti me Ismail (Ballist) Morinajn. Ismail Qemali ishte një njeri me prirje moderuese, të cilit i pëlqente t? i shtynte konfliktet politike në kohë, duke ia lënë kohës zgjidhjen e tyre. Duke iu përgjigjur frymës së përgjithshme, ai e bëri Hasan Prishtinën ministër. Në nëntor 1913, Hasani iku nga Vlora në Durrës ku iu bashkua Esat Toptanit që kishte krijuar një qeveri proserbe.
Për të gjitha këto bëma antikombëtare, që përbëjnë tradhti të lartë, ai sot ka një shtatore në qendër të Tiranës, si dhe është mbajtës i dekoratës më të lartë shtetërore të Shqipërisë, asaj të Flamurit Kombëtar. Përveç nderimeve të tjera që i janë bërë në Kosovë dhe në Maqedoni ku me ndikimin e partive politike shqiptare atje, ka një shtatore të tij në Shkup.
Kur Serbia pa se i dështoi plani kryesor për ndalimin e krijimit të shtetit shqiptar, duke përdorur Hasan Prishtinën, hodhi në veprim Esat Toptanin. Hasan Prishtina dhe Esat Toptani nuk ishin gjë tjetër veçse anë të së njëjtës medalje të zezë serbe./Kastriot Myftaraj
Por për analistët, retorika e kryeministrit nuk është nacion...
Sipas tij, Rama tregoi se i urren himariotët dhe është racis...
Të gjithë drejtuesit e mjeteve në Shqipëri që kanë një makin...
Në zgjedhjet e para pluraliste në 31 mars 1991, ajo nuk ekzi...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar në rrjetet s...
Jo më larg se në fundjavën që shkoi, Kryeministri Rama sulmo...
Deputeti Mhill Fufi është përjashtuar nga grupi parlamentar ...
Analisti i njohur Mustafa Nano thotë në emisionin “Arena” se...
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona gjatë një aksioni ...
Një qytetar denoncon në “STOP” se Drejtori i DAR Devollit, A...
Policia e Shtetit ka përfunduar para pak minutash peshimin e...
Ndoshta një mjet të tillë e keni parë në filma fantastiko-sh...
Faqja JOQ ka publikuar sot në rrjetet sociale denoncimin e n...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me konsensus rezolutën e pr...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot disa projektligje të rë...
Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur sot kryetarin e ri të KQZ-s...
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka zgjedhur me 73 vota pr...
Disa media raportojnë se kryeministri i vendit, Edi Rama, nu...
Shume eksperte te politikes se jashtme pyesin: Perse Rama po...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...