Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli ...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli ...
Jam e sigurtë që makineria e propagandës mezi e ka pritur lajmin e daljes së raportit të Doing Business. Jetojmë në kohën e propagandës e cdo gjë këtë funksion ka!
Vitin e shkuar, fjala vjen, po i njëjti raport u kritikua pafundësisht nga makineria. Një armatë ministrash u angazhua të demontonte raportin duke kritikuar cilësinë e metodologjisë. Duke i zbuluar njëmijë e një kleçka e duke pretenduar se raporti ka probleme që siç duket këtë vit ndonëse me të njëjtën metodologji nuk i ka më.
Pra, kësaj qeverie i mungon reflektimi. I mungon përtypja e raporteve, por vetëm angazhohet në riprodhim besnik të raporteve të zyrës propagandistike. Ky është leksioni i parë nga raporti i Doing Business 2016!
Por çfarë ka ndodhur me raportin e Doing Business për ne pjesën tjetër që e lexoi dhe pyeti “Ç’ne ky kapërcim kur rilindja s’ka bërë asgjë më shumë se sa ka vjedhur?”.
Po, Shqiperia është përmirësuar me 32 vende, ndërkohë që vjet u përkeqësua me 35 vende. Pra jemi pak më keq se aty ku ishim, dhe kjo për një qeveri të varfër në ide është arritje e madhe. Duke qenë se nuk sheh dot se çfarë të mirash janë bërë përpara por thjesht ka maninë e vesin për të krahasuar e për t’u gëzuar se jemi pak më keq se ç’íshim dje.
Është përmirësuar me 80 vende dhënia e një leje ndërtimi, ndërkohë që vjet ky ishte penalizimi më i madh.
Mbas zgjedhjeve lokale qeveria vendosi të çlirojë sektorin e ndërtimit pa shpjeguar pse e pengoi para tyre. Ndoshta ajo mendon që i leverdis më shumë që kryebashkiakët e saj të japin leje ndërtimi.
Por kjo politikë lehtësuese as është reflektuar në GDP, ku sektori i ndërtimit nuk është duke lulëzuar, e as në punësim. Rritja e sektorit të ndërtimit ka ardhur si pasojë e TAP dhe Devollit.
Një tjetër një përmirësim lidhet me pagesat e taksave, më saktësisht me sistemin online të pagesave. Që vitin e shkuar sipas edhe MF ka qenë problematik dhe i penalizoi bizneset. Këta të fundit morën gjoba ndërsa sot e kësaj dite nuk dinë në t’i besojnë ministrit të finncave që zotohet për amnisti apo letrës së tatimeve. Pra, përpara se të riprodhojmë retorikën e zyrës së propagandës le të jemi më të ndershëm me veten. Ne nuk vuajmë nga kujtesa.
Por, megjithë këtë rritje të qartë që edhe mazhoranca e propagandon, çfarë raporti me vendet e rajonit kemi? Pra, për ta kuptuar realisht rritjen në raport me mjedisin?!
Nuk e di se cili nga kolegët e mi në këtë sallë e ka lexuar raportin e plotë, jo atë që nis zyra e shtypit në PS. Në raportin që unë lexova, Shqipëria renditet në pozicionet më të këqia në krahasim me vendet e rajonit. Jo vetëm në tërësi por edhe në zëra specifikë, fjala vjen të krahasojmë Shqipërinë me rajonin sa i takon sektorit të taksave: ku kemi taksat më të larta ndërsa krenohemi për disa përmisime që në fund të ditës janë dytësore dhe që nuk kanë asnjë lidhje me shqetësimet e biznesit.
A ka sot biznese që e besojnë se vendi jonë është më i tërheqshëm se sa Maqedonia? Se Serbia? Mali Zi?
Sa biznese kanë shkuar në Maqedoni në këto kohë sepse sistemi jonë fiskal është kompleks e taksat e larta. Jo më kot sot Maqedonia ka vlerësimin më të mirë në rajon, ka investimet e huaja më të larta. Sot më Shqipëri IHD kanë rënë me 12% dhe kjo si pasojë e politikave ekonomike të Rilindjes. Vendet e rajonit kanë rritur IHD ndërsa Shqipëria ende i var shpresat tek puna e kryer para Rilindjes. Pra ç’vlerë ka renditja kur në thelb asgjë s’ka ndryshuar?!
Dhe s’ka ndryshuar sepse në këtë sallë nuk diskutohet më për politika, vizione apo qasje mbi ekonominë apo financat publike. Për të cilat duhej të diskutonim ne sot. Jo të krahasohemi me veten dje, por me fqinjët e të luftojmë për ç’do investim të huaj që mund të krijojë punësim e të nxisë ekonominë. Fatkqësisht kjo nuk ka ndodhur e nuk do të ndodhë.
Sot ne jemi vendi i fundit në rajon sa i takon kredidhënies. Dhe një ngërç në kredi është një tregues i një ekonomie në ngërç. Kreditë e kqëija kanë shkuar në 21.4% sipas BSH ndërkohë që bankat kanë shtrënguar dhe tanimë rritur normat e interesit. Një muaj më parë nga kjo foltore kam ngritur shqetësimin e bankave mbi gjendjen ekonomike në vend, dhe jam shprehur se bankat e konsideronin ekonominë ngërcin më të madh.
Përballë këtyre fakteve, përballë kësaj gjendje që gjithësecili nga ne e shqyrton lehtësisht, a mund të flitet për një qeveri që dukshëm përdor një rritje, që në fund të ditës është rritje e papërfillshme në krahasim me rajonin, si një kauz politike.
Sepse në fund të ditës, shqiptarëve nuk do t’u rritet rroga por qeverisë do t’i rritet borxhi që do të marrë për të indeksuar inflacionin e ushqimeve. Them borxh sepse kjo është një qeveri e paaftë të mbledhë të ardhurat edhe kur i parashikon disa milionë euro më poshtë se vjet. Ndërkohë që të dhënat e të ardhurave të 9-mujorit janë shqetësuese, mosrealizim i të ardhurave me 7 mld lekë e akoma më shumë i shpenzimeve, 10 miliardë lekë.
Mbas këtij raporti, shqiptarët nuk do të jenë më pak të varfër se në vitin 2015. Megjithëse, siç edhe qeveria trumbetoi, Raporti Doing Business na ka renditur në një pozicion historik. Shqiptarët vazhdojnë të jenë vendi me të ardhurat më të ulëta për frymë, 30% e mesatares së rajonit, asnjë vend tjetër nuk është si ne.
Pra, të nderuar kolegë, përpara se të dehemi me lajmet e dala nga kantina e Propagandës, le t’i hedhim një sy atij realiteti. I cili flet sot qartë për atë që i mungon shqiptarëve. Le ta lëmë edhe rilindjen të gëzohet, në arritjet e saj të vogla në raport me vetveten. Fundja në një mandat të mbushur me dështime, duhet shpikur dhe një arritje.
I nderuar Kryetar i Kuvendit, të nderuar kolegë!Me sinqerite...
Po shihja lajmet mbi parlamentin, natyrisht, në ritransmetim...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka publikuar në rrj...
Komisioni i Venecias do të dërgojë opinionin në lidhje me çë...
Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar lajmin e dalë sot në me...
Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, deputet...
Policia e Tiranës ka asgjësuar 650 bimë kanabis dhe ka arres...
Gjykata ka dënuar me 2 vite e 6 muaj shërbim prove ish-proku...
Emisioni investigativ “Stop” ka paralajmëruar prej kohësh se...
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti sot në ...
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia një shtetas shqipt...
Trafiku në Tiranë është kthyer në normalitet për kryeqytetas...
Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj,...
Deputeti ish-socialist, Ben Blushi, duke folur në seancën e ...
Televizionet kryesore në vend kanë censuruar fjalën e depute...
Plani i qeverise per rritjen e pagave ka ngritur edhe disa p...
Ndërsa Hashim Thaçi përbuz njerëzit e Kosovës, Edi Rama tent...
Në një editorial të publikuar sot në gazetën Panorama analis...
Mandati im edhe pse erdhi permes polemikave dhe permes nje p...
I uroj suksese te dy partive te maxhorances, per nisjen e fu...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...