web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfim/Mendoj se i dashuri mund të jetë duke më tradhtuar

21 Tetor 2016, 19:10, Lifestyle CNA

Një vajzë 17 vjeçare i shkruan psikologes së ?The Sun? se mendon se i dashuri i saj është duke e tradhtuar.

?Unë jam 17 vjeç dhe jam në një lidhje prej 8 muaj tashmë me një djalë 20 vjeçar. Shoqet dhe shokët e mi më kanë thënë se ai ka pasur shumë lidhje më përpara dhe se unë jam vetëm e dashura e radhës për të. Një shok i ngushtë i të dashurit tim më tha se ai më ka tradhtuar disa herë dhe kur fola me të për këtë gjë ai filloi të shante. Nuk e di se çfarë të bëjë. A ta vazhdojë këtë lidhje apo është më mirë që ta lë këtu??,  përfundon letrën e saj 17 vjeçarja

Psikologia i shkruan se mënyra se si djali ka reaguar tregon se ai e ka tradhtuar dhe se është mirë që  vajza të ndjek këshillën e miqve të saj dhe të largohet nga i dashuri i saj pa u lënduar më shumë./Citynews.al





Lajmet e fundit nga