Fëmijët në protestë/ Noka: Vendimet korruptive të qeverisë do të rëndojnë mbi shpatullat e tyre
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar m...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar m...
As parë e as dëgjuar më parë, por sot një fakt i kryer. Bashkia e Korçës, me bekimin apo më saktë me urdhrin e Qeverisë, ka vendosur të përshkallëzojë skandalet në administrimin e qytetit. Një vendim absurd, aspak transparent e mbi të gjitha si një provë e qartë e korrupsionit shtetëror, zhduk përfundimisht bibliotekën e qytetit ?Thimi Mitko?.
Ekzistenca gati 100 vjeçare e bibliotekës së qytetit, e vendosur në godinën aktuale në mesin e viteve ?70, nga ky moment e pas i përket historisë. Ajo çka Korça dhe rilindësit patriotë dhanë në konsolidimin e kombit shqiptar, në zhvillimin e gjuhës e letrave shqipe, u zhbë me një të rënë të lapsit, nga ?rilindistët? e shekullit të XXI. Vendimi absurd i Bashkisë kërkon ta shndërrojë këtë ndërtesë, të projektuar dhe ndërtuar për të qenë bibliotekë, në zyra të administratës së bashkisë. Qendra Kulturore, e njohur ndryshe, Pallati Kulturës do të shndërrohet në zyrën e kryetarit të Bashkisë.
Qendra Kulturore shkon në ndërtesën e Këshillit të Qarkut dhe të Prefekturës, të destinuara për zyra, ndërsa Këshilli i Qarkut dhe Prefektura shkojnë në ndërtesën ku është Bashkia sot, e projektuar dhe ndërtuar për të qenë zyra administrate. Ndërsa, bibliotekë nuk do të ketë më! Dhe për më tepër, gjithë ky rreth-rrotullim absurd do të përlajë afërsisht 3 milion euro taksapaguesish. Çmenduri më e madhe nuk është parë e dëgjuar me parë. Korçës ç? po i shohin sytë! Historia është ndalur. Koha po ashtu, por absurdi rilindist nuk ndalet.
Në vitin 1921, nën kujdesin e Federatës ?Vatra?, korçarët patriotë e largpamës, ngritën bibliotekën e parë publike në Korçë, vetëm një vit më pas nga hapja e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, në fondin e së cilës kishte rreth 30.000 libra, pjesa dërrmuese e të cilëve në gjuhën frënge.
Diktatura komuniste, në përpjekje për të ?marrë me të mirë? korçarët, në vitin 1975, ndërtoi godinën aktuale të bibliotekës, një ndër dy bibliotekat e vetme që u ndërtuan në 50 vite të saj, projektuar nga arkitekti Petraq Kolevica. Ajo është ndër të paktat objekte, sipas ekspertëve, që mbart nuancat e arkitekturës moderne të ndërtuara në atë periudhë dhe garanton kushtet më maksimale për mbajtjen dhe ruajtjen e librave. Sallat e mëdha janë të përshtatshme për lexim me ndriçim natyral. Për me tepër, Korça pati fatin e rrallë që dy ndërtesa u projektuan për të qenë biblioteka; ajo e ?vjetër?, dhuruar nga Thoma Turtulli në vitet ?30 dhe aktualja që mban emrin e studiuesit Thimi Mitko. Por, mesa duket ?rilindistët? korçarë, Niko Peleshi, aktualisht zv.kryeministër (ish kryetar i bashkisë), Raqi Filo, kryetari në detyrë i Bashkisë dhe kryerilindisti Rama, nuk mund të duronin këtë fat që Korça trashëgoi. E një ditë të bukur vendosën që një bibliotekë, e cila ka në fondin e saj thesare me shumë vlerë të Fondit Albanologjik, të barasvlershme me fondin e Bibliotekës Kombëtare, ta ?asgjësojnë?. Librat do të futen në kuti ambalazhi, do të ngarkohen me kamionë, nën vëzhgimin e policëve sypatrembur bashkiakë dhe do të magazinohen në depot e Rezervave të Shtetit, larg syve dhe duarve të gjithkujt, e në mëshirë të fatit. Dhe me të drejtë, mirë e kanë, ç? i duhet Korçës biblioteka? E pse duhet të merren të rinjtë korçarë e jo vetëm me lexim apo studim?! Kush pa hajër nga librat në fund të fundit?!
Është e trishtë, por që nga koha e inkuizicionit, djegies masive të librave në Gjermaninë naziste dhe në Kinë gjatë revolucionit kulturor, ?shfarosje? kaq masive librash, këtë herë jo me djegie, por me ?burgosje? nuk referohet në histori. Libri dhe shtëpia e tij, si tempull dhe simbol i dijes, studimeve, kërkimeve, strehës së intelektualizmit dhe mendjeve që kërkojë dritë, nuk do të jenë pjesë e jetës së korçarëve dhe Korçës, pasi ca mendje tiranike e mediokre, në antitezë të plotë me të, me arrogancë dhe megalomani të pashoq, shpërdoruan keqazi besimin e qytetit te tyre dhe e ?zhdukën? bibliotekën. Për fat të keq, nuk mund të presësh asgjë më shumë nga individë që librin e dinë vetëm si dekor zbukurues të zyrave apo të shtëpive, thjesht sa për dukje e shfaqje intelektuale, që blihen edhe me metra e ngjyra.
Askush nuk mund të thotë me saktësi nëse edhe ky projekt vrasës është pjesë e ?rilindjes urbane?, por Korça deri më sot është viktima më e madhe e saj. Rreth dy vite më parë, një kullë u ngrit në qendër të qytetit, duke cenuar rëndë jo vetëm arkitekturën e qytetit, por edhe trashëgiminë kulturore të tij, duke u thirrur ndryshe kulla e turpit. Në vijim, imagjinata e sëmurë e dyshes Peleshi-Rama, pasi Filo thjesht zbaton çka urdhërohet, goditi akset rrugore të qytetit, të cilat tashmë janë ngushtuar ?in extremis?, duke shkaktuar probleme të pafund në mobilitetin e qytetit. Korça që nuk njihte kuptimin e togfjalëshit ?ngecje në trafik?, sot vuan trafikun e rënduar, të injektuar artificialisht.
Është e qartë se rilindistët po godasin zemrën dhe shpirtin e korçarëve, në një eksperiment barbar se sa mund të durojnë. Fillimisht goditën aspektin urbanistik, një vlerë e shtuar e trashëgimisë sonë kulturore dhe tashmë po cenojnë rendë traditën kulturore dhe intelektuale të saj. Më keq nuk ka ku të shkojë.
Përtej gjithë aspekteve të tjera, ky vendim i pashembullt, është një tjetër dëshmi e pastër e aferave korruptive dhe shpërdorimit të parave publike, me një dëm potencial të pallogaritshëm. Kostoja e këtij transferimi idiot, që llogaritet në rreth 3 milion ?, është prova më e qartë se Peleshi e Rama, me vartësin besnik Filo, duan t? i trajtojnë korçarët si dele, madje edhe më keq akoma, fyejnë rëndë intelektin e tyre. Dy institucione kulture përfundojnë në zyra, biblioteka zhduket, ndërkohë që rreziku i humbjes dhe dëmtimeve të parikuperueshme të fondit të saj është një fakt i dhimbshëm. Mjafton të përmendësh vetëm fondin e arkivës së gazetave të para viteve ?40 dhe çdokush e kupton se ato mund të bëhen pluhur nga kjo zhvendosje.
Askush nuk jep asnjë shpjegim të arsyeshëm për këtë krim, pasi për fat të keq absurdi nuk mund të shpjegohet. Një gjë është e sigurt: Korça, qyteti i shkollës së parë zyrtare shqipe, pas gati 100 vitesh, nuk do të ketë me bibliotekë, e mesa duket kjo situatë do të vazhdojë për aq kohe sa ky qytet dhe ky shtet do të drejtohen nga dishepujt e korrupsionit dhe inkuizicionit bashkëkohor. A duhet të presim për të parë akoma?! /Citynews
Janë sekuestruar 50 Kg drogë dhe 385 bimë narkotike e llojit...
Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në Komisariatin ...
Reshjet e shiut kanë shkaktuar sërish probleme në qytetin e ...
Sot kremtohet dita e lumturimit të Shën Terezës. Presidenti ...
Plagosje me armë në zonën e Tufinës në Tiranë, ku ka mbetur ...
Vizituam Shën Naumin, pak kilometra nga Tushemishti në Pogra...
Ka mjaftuar një deklaratë e Kryeministrit Rama në Beograd dh...
Nëse jeni ne një lidhje, një projekt i përbashkët me partner...
Sot ne mbremje ka shkuar në SQU, shtetasi D. Xh., 21 vjeç, i...
Gazetari investigativ Artan HOxha nepermjet nje statusi ne r...
Kryeministri Edi Rama nga “Studio e Hapur” e Eni Vasilit ne ...
Nga Mero BAZEReforma elektorale nuk u mor asnjë ditë seriozi...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar me n...
Kryeministri Edi Rama nga “Studio e Hapur” e Eni Vasilit ne ...
Kryeministri Edi Rama nga “Studio e Hapur” e Eni Vasilit ne ...
Nje sasi prej 1.2 ton droge kanabis eshte zbuluar pas nje op...
Dhëmbët janë një pjesë e organizmit tonë që mund të ndikojë ...
Avokati i Popullit Igli Totozani, i ka bërë thirrje ministr...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Qytetarët e Kosovës janë duke votuar në zgjedhje të reja t...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...