web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama në Beograd/ Pritet nga Daçiç

12 Tetor 2016, 20:23, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar kanë mbërritur këtë mbrëmje në Aeroportin e Beogradit ku janë pritur nga ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç.

Rama do të zhvillojë nesër një takim dypalësh me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç, dhe të dy pritet të marrin pjesë në Samitin e Sugurisë të Beogradit.

Bëhet me dije se tema kryesore e diskutimeve mes Ramës dhe Vuçiç do jenë marrëdhëniet shqiptaro-serbe, ndërsa më herët është raportuar se Rama do të diskutojë edhe për çështjet e nxehta në Kosovë, si ajo e Trepçës dhe arrestimi i Nehat Thaçit, kreu i Drejtorisë së Policisë në Mitrovicë, ndërsa Kosova mungon në këtë Samit, këto raporte janë të pakonfirmuara.

Gjatë qëndrimit në Serbi, Rama do të promovojë edhe librin e tij ?Kurban?, ndërkohë që nuk do të ketë një konferencë për shtyp ndryshe nga vizitat e tjera. Në tërësi, mesazhi i këtij samiti pritet të jetë për një bashkëpunim rajonal më i fuqishëm, gjë e kërkuar edhe nga SHBA dhe BE./INtv





Lajmet e fundit nga