Kë ka marë malli për Ramiz Alinë?/ Nga Arian Galdini
Mu në mes të ‘shkretëtirës’ ku zëra ka por nuk lejohen, ku m...
· Kultivimi i hashashit tashmë i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, problemi është ndërkombëtarizuar
· Shkrimi i Bill Cowan i bën thirrje presidentit të ardhshëm të SHBA-ve ta trajtojë me përparësi çështjen e drogës si rrezikun kryesor për destabilizimin e Ballkanit dhe të nisë një hetim ndërkombëtar për përfshirjen e krerëve të qeverisë shqiptare në kultivimin dhe trafikimin e drogës.
· Ndërkohë ? Le Matin? tregon qartë se si kultivimi i drogës në Shqipëri bëhet në bashkëpunim të plotë dhe të hapur me një kontingjent oficerësh policie të korruptuar që janë pjesë financiarisht përmes ryshfeteve e kultivimit të drogës.
· Kam një thirrje për çdo qytetar shqiptar, për çdo faktor shoqëror, për shoqërinë civile, për mediat, për gazetarët me guxim, me kurajo civile e qytetare: të ndërtojmë një koalicion të madh vlerash që t?i kundërvihemi me të gjithë fuqinë e zërit tonë, të guximit tonë dhe të përgjegjësive tona, aleancës së krimit, aleancës së drogës që do të kapë dhe prishë zgjedhjet e ardhshme.
· Të gjithë së bashku duke fituar betejën e dekriminalizimit, të ndalim këtë të keqe të madhe që përndryshe do ta përpijë të gjithë vendin tonë e do t?i shndërrojë fëmijët shqiptarë në përdorues droge dhe skllevër, siç janë sot duke punuar si argat në fermën e madhe të drogës të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit.
Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentarë
Tema qendrore e Partisë Demokratike e grupit parlamentar, mendoj që edhe e gjithë qytetarëve shqiptarë sot është ajo që në faqet kryesore të shtypit botëror, mediave botërore është kryefjala për Shqipërinë, problemi i jashtëzakonshëm i drogës, i kartelit të drogës që ka përpirë vendin dhe që është kthyer në një problem të madh sigurie, stabiliteti, madje edhe një problem në lidhje me aktivitet të mundshëm terrorist në vendin tonë, siç shkruante sot një nga autorët më në zë të sigurisë kombëtare të SHBA-ve, Bill Cowan.
Edi Rama nuk ia ka dalë dot t?i mbyllë gojën opozitës, nuk ia ka dalë dot të zhdukë të vërtetën. E dimë presionin e jashtëzakonshëm që ka ushtruar mbi mediat dhe vazhdon ta ushtrojë në mënyrë të përditshme. Mundohet me të gjitha format dhe mënyrat e një regjimi të zhytur deri në fyt në krim dhe korrupsion, të mbyllë ekranet dhe gazetat e shqiptarëve nga lajmet që demaskojnë këtë probleme të jashtëzakonshëm të shoqërisë tonë.
Por problemi tashmë i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, problemi është ndërkombëtarizuar. Në Gjermani, në SHBA, Itali, në Zvicër, në Francë, sot kryefjalë është regjimi narko-trafikant i cili ka bërë të mundur kthimin e Shqipërisë në pikën kryesore të furnizimit të Europës me kanabis dhe një linjë kryesore të furnizimit të Europës me droga të forta.
Shkrimi i Bill Cowan i bën thirrje presidentit të ardhshëm të SHBA-ve ta trajtojë me përparësi çështjen e drogës si rrezikun kryesor për destabilizimin e Ballkanit dhe të nisë një hetim ndërkombëtar për përfshirjen e krerëve të qeverisë shqiptare në kultivimin dhe trafikimin e drogës.
Ndërkohë ? Le Matin? tregon qartë se si kultivimi i drogës në Shqipëri bëhet në bashkëpunim të plotë dhe të hapur me një kontingjent oficerësh policie të korruptuar që janë pjesë financiarisht përmes ryshfeteve e kultivimit të drogës.
Ne, Partia Demokratike i ka denoncuar prej më shumë se dy vitesh këto çështje. Ne nuk kemi heshtur por kemi përballur me fakte, me prova, me emra dhe mbiemra Edi Ramën me këtë gjëmë që është droga në Shqipëri, drogimi i Shqipërisë. Edi Rama është përgjigjur me përqeshje, me tallje, me censurë.
Ndërkohë gjendja ka ardhur duke u përkeqësuar.
Tashmë që nuk ka asnjë shqiptar që nuk e ka kuptuar se pse Edi Rama nuk zbaton ligjin e dekriminalizimit; tashmë që nuk ka më asnjë faktor shoqëror pavarësisht prej bindjeve politike që nuk e ka kuptuar që pa dekriminalizim problemi i drogës dhe zgjedhjet që lidhen me drogën dhe kriminalizimin do të vijnë vetëm duke u rënduar; unë kam një thirrje. Kam një thirrje për çdo qytetar shqiptar, për çdo faktor shoqëror, për shoqërinë civile, për mediat, për gazetarët me guxim, me kurajo civile e qytetare: të ndërtojmë së bashku një koalicion të madh vlerash që t?i kundërvihet me të gjithë fuqinë e zërit tonë, të guximit tonë dhe të përgjegjësive tona, aleancës së krimit, aleancës së drogës që do të kapë dhe prishë zgjedhjet e ardhshme. Secili sipas përgjegjësive sigurisht me Partinë Demokratike dhe opozitën duke marrë përgjegjësinë kryesore.
Së pari, ta ketë të qartë se pa dekriminalizimin e Shqipërisë, pa zbatimin e ligjit të dekriminalizimit nuk do të ketë paqe.
Së dyti, të bëjmë të mundur përmes bashkimit tonë që të gjithë faktorët politikë që e kanë shndërruar Shqipërisë në një hambar droge të përballen një orë e më parë me drejtësinë dhe të largohen nga funksionet e tyre drejtuese në shtet dhe në qeveri.
Dhe së treti të gjithë së bashku duke fituar betejën e dekriminalizimit, të ndalim këtë të keqe të madhe që përndryshe do ta përpijë të gjithë vendin tonë e do t?i shndërrojë fëmijët shqiptarë në përdorues droge dhe skllevër, siç janë sot duke punuar si argat në fermën e madhe të drogës të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit.
Nese nuk veprojmë sot fermeri shqiptar do të shndërrohet në një skllav, i pasigurtë për të nesërmen e tij, që nuk shkon dot në arat e tij sepse i dalin përpara rojet e armatosura të kanabisit, në emër të republikës së hashashit të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Do të shndërrojë mësuesit shqiptar, intelektualët shqiptarë, profesionistët shqiptarë në qenie pa dinjitet, pa të ardhme, pa prespektivë, pa shpresë sepse ekonomia, kultura, komunikimi, qytetaria nuk do t?i rezistojnë dot të zezës së Shqipërisë republikë droge. Të gjithë pra të bashkohemi përpara se kjo e keqe ta përpijë Shqipërinë.
Kjo nis me një betejë të fuqishme nesër në Parlament, por do të vazhdojë me një konsultim, me një dialog të hapur, me të gjithë këta faktorë shoqëror. Ku ne jo vetëm do të paraqesim rrugët e daljes por do të kërkojmë mendimin e çdo shqiptari të ndershëm që i dhimbset vendi i tij, që nuk pranon më terrorin e drogës, vrasjet prej drogës, helmimin e fëmijëve prej drogës, nuk pranon më kriminelët si kryetarë bashkish, deputetë, drejtorë të administratës. Në mënyrë që të gjithë së bashku t?i japim formë këtij koalicioni të madh qytetar t?ia kundërvëmë aleancës së drogës, krimit dhe kapjes së zgjedhjeve dhe përmes një aksioni të fuqishëm politik dhe qytetar ti japim fund regjimit të drogës dhe krimit në Shqipëri.
Të jeni të sigurtë që në këtë përpjekje që e bëjmë për fëmijët tanë dhe jo për PD, do të kemi mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të faktorit ndërkombëtar, kambanat e alarmit të të cilit po bien dhe do të bien çdo ditë e më fort e nuk mund t?i shurdhojë asnjë mercenar i Edi Ramës.
Mu në mes të ‘shkretëtirës’ ku zëra ka por nuk lejohen, ku m...
Kamerat e një dyqani në Itali, kanë regjistruar pamjet ku nj...
“Të gjitha pikat e dyshimta të akt-marrëveshjes së firmosur ...
Kompania koncesionare e akcizës SICPA do të zgjerojë aktivit...
Partia Socialiste duhet të rikonfirmojë dëshirën e saj për t...
Në lidhje me ngjarjen e djegies së një makine, policia greke...
Operacioni “Kllojka” ka sekuestruar 6 armë zjarri dhe 80 kg ...
Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu në një intervistë për “G...
Ish-sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës...
Zona e Laçit në Kurbin vazhdon të jetojë në të njëjtën situa...
Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Greqi, Kryetari i Kuve...
Për shkak të disa zhvillimeve të këtyre 24 orëve të fundit, ...
Një aksion antidrogë i policisë së Parmës në Itali ka vënë n...
Piktori i njohur shqiptar, Eugen Bregu është përzgjedhur si ...
Policia Kufitare, në Qafë Thanë ka goditur një tjetër rast t...
Autoriteteve serbe tashmë i janë ofruar ekspertë për arbitra...
Analisti Ilir Kulla në një intervistë për Citynews ka koment...
Gjykata e Lartë ka dhënë sot në mesditë vendimin për kryebas...
Partia Demokratike në një deklaratë për mediat bën të ditur ...
Citynews solli dje, në vazhdimësi të raporteve të medias një...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...