Klosi: Sot kësti i 6 për ish-të përndjekurit/ Bejkon e vrau indiferenca e pushtetit
Katër vjetë nga greva e ish të përndjekurve politikë për moh...
Shumë dredharak, deri mohues ndaj premtimeve të mëparshme; pa një përmbajtje të vërtetë, deri dhe i stisur është reagimi rilindas, nëpërmjet z.Balla, ndaj reformës zgjedhore! Dhe kjo kur kanë mbetur vetëm dy muaj! Dhe, mesa duket, qëllimi është shtyrja e ?premtimeve solemne kryeministrore? në kalenda greke! Në fakt, votimi elektronik vërtet dështoi, në pikëpamje teknologjike, para 3 vjet e gjysmë, por PS-ja që e kërkoi atë projekt- pilot me aq ngulm për ato zgjedhje nuk vazhdoi më tej zhvillimin e testimin por thjesht e varrosi atë me shumë gëzim sapo erdhi në pushtet. Sepse ta kishte seriozisht do ta trajtonte që në fillim të mandatit të saj, kur për çdo ndryshim të madh apo reformë të vërtetë i kishte votat e duhura në kuvend. Dhe tani, pas tre vjet e ca, na thotë që s?ka më kohë dhe kjo është e kuptueshme pse nuk i intereson më. Siç nuk i intereson aspak funksionimi i ndarjes së re administrative, që vetëm po thith fonde, dhe që vazhdon të vështirësojë jetën e banorëve në këto zona, sidomos ato të komunave të mëparshme. Por, ama, e rëndësishme është që, me atë lloj reforme, krejtësisht të papërgatitur nga ana ligjore e strukturore, qeverisja e ka ndryshuar konfigurimin zgjedhor në favor të rilindjes.
Të paktën, kështu, kuptohet nga qëndrimet e opozitës. Sigurisht nuk i intereson dhe financimi i limituar dhe transparent, që nuk lejon derdhjen e parasë së pisët të korrupsionit, drogës krimit administrativ dhe evazionit individual. U pa kjo qartë, edhe pse në miniaturë në Dibër, edhe tani plani është për të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë, Balla së bashku me Veliajn, edhe pse kaluan mbi 3 vjet qeverisje, i kanë harruar fare emigrantët, votën e tyre. Dhe, tani, ata tregojnë, pa më të voglën përkujdesje të deritanishme ndaj ekzistencës dhe shpërndarjes së tyre, se si duhet të merret vota e emigrantëve dhe se sa profesional dhe i paanshëm është personeli i sistemit të postave dhe i shërbimit diplomatik, qoftë dhe pas kalimit disahershëm të fshesës partiake.
Në të vërtetë, këta zotërinj rilindas që, për 8 vjet në opozitë, i ranë kusive e tenxhereve për zgjedhje të lira e të ndershme, deri kërkuar dhe ?qiqra në hell? pak muaj para zgjedhjeve të atëhershme, sot, natyrisht, teksa kanë lejuar apo mbjellë çdo pëllëmbë me hashash dhe të infektuar me plehra, mbasi kanë korruptuar çdo hallke të shtetit dhe kanë nënshtruar çdo pushtet të pavarur, nuk duan më një proces zgjedhor rigoroz, të lirë e demokratik, të pamanipulueshëm e transparent. Bile, po të nisemi nga apatia ndaj zgjedhjeve të kryetarit në parti, deri tek referendumi absurd për mos zgjedhje të tij, atëherë kuptohet se klani rilindas thjesht kërkon që të ruajë pushtetin, pse jo dhe ta marrë atë praktikisht në tavolinë, si një e drejtë e trashëguar moniste e tij.
Katër vjetë nga greva e ish të përndjekurve politikë për moh...
· Kultivimi i hashashit tashmë i ka kapërcyer kufijt...
Mu në mes të ‘shkretëtirës’ ku zëra ka por nuk lejohen, ku m...
Kamerat e një dyqani në Itali, kanë regjistruar pamjet ku nj...
“Të gjitha pikat e dyshimta të akt-marrëveshjes së firmosur ...
Kompania koncesionare e akcizës SICPA do të zgjerojë aktivit...
Partia Socialiste duhet të rikonfirmojë dëshirën e saj për t...
Në lidhje me ngjarjen e djegies së një makine, policia greke...
Operacioni “Kllojka” ka sekuestruar 6 armë zjarri dhe 80 kg ...
Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu në një intervistë për “G...
Ish-sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës...
Zona e Laçit në Kurbin vazhdon të jetojë në të njëjtën situa...
Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Greqi, Kryetari i Kuve...
Për shkak të disa zhvillimeve të këtyre 24 orëve të fundit, ...
Një aksion antidrogë i policisë së Parmës në Itali ka vënë n...
Piktori i njohur shqiptar, Eugen Bregu është përzgjedhur si ...
Policia Kufitare, në Qafë Thanë ka goditur një tjetër rast t...
Autoriteteve serbe tashmë i janë ofruar ekspertë për arbitra...
Analisti Ilir Kulla në një intervistë për Citynews ka koment...
Gjykata e Lartë ka dhënë sot në mesditë vendimin për kryebas...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...