web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kepi i Rodonit pikëmbështetje trasportesh multimodale për mafien transnacionale

12 Tetor 2016, 17:02, Aktualitet CNA

Tashmë krimi i organizuar shqiptar i mbështetur politikisht bën allishverishe me mafiet e ndryshme italiane si edhe me krimin e organizuar transnacional, si partner vërtet ri, por i besueshëm e me kapacitete serioze. Për të mbërritur në një konkluzion të tillë mjafton të analizojmë trafiqet e organizuara nga vendbazimi në aksin Kepit i Rodonit ? Ishëm. Në një hark kohor prej vetëm 20 ditësh(15 shtator – 6 tetor) policia shqiptare si edhe organet  ligjzbatuese italiane një sasi kanabisi prej 8, 3 kuintalësh, pa llogaritur një sasi prej 1200 rrënjësh në tharje e sipër si edhe 200 Kg., që do merrte piloti Guido Guidi, por , që nuk u kapën kurrë nga polica shqiptare. Një sasi e tillë nuk është ndonjë hata për Shqipërinë e sotme, kur për kultivim kanabisi konkurojmë fort edhe Marokun.  Problematike është niveli i organizimit të trafiqeve nga kjo zonë si edhe aplikimi i metodës së ciklit të mbyllur nga prodhimi deri te shitja me shumicë (në sasi të vogla prej disa kilesh) në tregun italian dhe në atë europian.

Në këtë zonë njëlloj si në zonën konkurenciale të fshatrave të Lumit të Vlorës kemi një trajtim të kanabisit me cikël të mbyllur nga prodhimi te transportimi drejt tregjeve europiane, por edhe drejt tregut turk me mjete transporti (trafikimi) realisht multimodale. Në trekëndëshin Kepi i Rodonit ? Ishëm ?Bizë kemi kultivim kanabisi në sasi mbi 50 ton gjethe e tharë, pa llogaritur dy vjeljet e mëparshme të varietetit vietnamez të kanabisit. Njëlloj si në zonën e Vlorës janë kërcënuar e penguar në terren agjentët e SHIK-ut dhe prokurorët, që me urdhër të eprorëve të tyre, duke sabotuar ciklin e mbyllur të kanabisit, sidomos duke krijuar pengesa për eksportin e tij, realisht po i fusin shkopinj nën rrota Ministrit Tahiri dhe trafikantëve të kanabisit. Njëlloj si në fshatrat e Lumit të Vlorës deri në Akërni kemi trasporte multimodale, ku Vlora ka specifike gjetjen e re të trasportit me motorrë uji, ndërsa Durrësi ka si specifikë avionë të lehtë me kapacitetet më të mëdha sesa avionët ?Eurofox 99? apo ?A22 Foxbat? të zakonshëm për ngarkesat e nisura nga zona e kanabisit e fshatrave të Lumit të Vlorës. E vecantë tjetër e Kepit të Rodonit është edhe eksporti drejt tregut turk me mënyrë pagese kryesisht klering d.m.th. shkëmbim i kanabisit me heroinë afgane me cmim mjaft të leverdishëm për tu rishitur në tregun europian nga bandat e strukturuara kriminale shqiptare.

Trasportet multimodale

Zona e Kepit të Rodonit në sajë të bashkëpunimit të mëncur e frytëdhënës të disa organizatave kriminale shqiptare jo vetëm me njera tjetrën, por dhe me referentët e tyre në parlament, qeveri e pushtetin lokal (nivel anëtari të këshillit bashkiak dhe kryebashkiaku) është kthyer me të vërtet në qendër transportesh multimodale të kanabisit dhe jo vetëm.

Transporti detar

Duke shfrytëzuar zhveshjen e bregdeti nga cdo nënrepart ushtarak dhe mos vëzhgimin e hapësirës detare as me sy të lirë e as me radarë (historia e radarëve modernë ?Lockheed Martin?) trafikantët po përdorin një flotilje mjaft eficente gomonesh dhe motorskafësh të shpejtë. Heqja nga parlamenti me mazhorancë të majtë e moratoriumit për skafet ka bërë, që të tilla gomone dhe skafe të importohen dhe mbahen lirisht nga trafikantët shqiptarë me sebepin e turizmit familjar apo edhe të peshkimit dhe zhytjes për qëllime turistike. Në këtë flotilje mjetesh detare të shpejta bien në sy motorskafët e importuar nga kompania italiane ?Motonautica Ruggiero? në Bari. Ngarkesat për mjete të tilla të shpejta shkojnë nga 4-9 kuintalë kanabis për rrugë. Trafikantët  e drogës e kanë problem vetëm gjetjen e skafistëve të aftë për këto mjete të regjistruara sipas ligjit në kapitaneritë e porteve shqiptare. Për këtë qëllim njëlloj si me pilotët e avionëve  ultra të lehtë po rekrutohen lloj lloj pensionistësh brindizinë (mosha 60-70 vjec) me përvojë, që nga koha e kontrabandës së cigareve me portin malazez të  Zhelenikas. Me  sa duket edhe në fushën e pilotëve e skafistëve mund të aplikohet thënia lapidare e Kryeministrit Rama : Punë ka sa të duash, por mungojnë profesionistët! Si në rastin e Vlorës dhe në atë të Kepit të Rodonit mafia shqiptare ka vendosur të ketë profesionistët e saj duke dërguar njerëzit e vet për tu kualifikuar në shkolla fluturimi në Itali dhe në Greqi si p.sh. në shkollën ?Maveric Aviation?. Kualifikimi i skafistëve duke qenë më i lehtë, bëhet në punë e sipër. Nyja e trasporteve multimodale e Kepit të Rodonit ka edhe një ?port? rezervë në Lagunën e Patokut për trasporte kanabisi dhe jo vetëm.

Shpesh me të tilla skafe trasportohen ngarkesa të përzjera (miscellaneous) të përbëra nga kanabis, droga të klasit A dhe me raste armë të vogla e të lehta si dhe municionet përkatëse. Në raste të rralla përdoren edhe anijet e tipit ?general cargo? apo dhe personeli shqiptar i trageteve për të cuar drogë në Itali, kryesisht heroinë të ardhur nga Turqia apo kokainë, që tashmë vjen direkt nga Brazili. Me anije mallrash përgjithsisht nuk eksportohet kanabis drejt porteve italiane për shkak se është ngarkesë kaba dhe italianët në Bari e Brindizi krahas forcave të rendit dhe 007-ve kanë nxjerrë ushtrinë në përforcim (Regjimenti i Artilerisë Trieste , kazerma në Foggia). Kolegë gjermanë dhe austriakë gjithashtu u kanë ardhur në ndihmë italianëve në këto porte. Në Kepin e Rodonit për motorskafet dhe gomonet ekziston një infrastrukturë e tërë, që nga karrelet për trasportimin e tyre deri te magazinimi në bidonë të përshtashëm të benzinës me numër të lartë Oktani, që përdoret nga të tilla skafe.

Në zonë gjatë verës u eksperimentua edhe dërgimi i klandestinëve në Itali me anije motovelierë tip Yacht-i jo shuëm luksoz të quajtura ?Kaike.? Të tilla trasporte drejt italisë kanë filluar, që në pranverë nga portet turke të Mesdheut, nga ato greke të Jonit si edhe nga Saranda apo ish porte të vogla ushtarake afër Sarandës. Të tilla transporte klandestinësh janë problematike, sepse nga njëra naë dërgohen në Itali refugjatë lufte (sirianë, afganë, irakenë etj), që ua mban xhepi për të paguar ?biletën? në Yacht, por midis tyre mund të ketë edhe operativë të Daesh-it sic dyshohet për motovelierin ?Wist?, që zbarkoi 84 klandestinë në Salento në fillim të shtatorit.

Transporti ajror

Prej rreth 3 vitesh në zonën e Ishmit ekzistonte një pistë rudimentare për ulje ngritje avionësh ultra të lehtë. Rritja me progression gjeometrik e prodhimit të kanabisit në këtë zonë e bëri domosdoshmëri ndërtimin e një piste të re, e cila do të funksiononte edhe gjatë vjeshtës, në kushtet e reshjeve të moderuara. Pista e re po ashtu do të ishte e përshtatshme për ulje avionësh me kapacitet trrasportues droge më të madh të tipave ?Piper? apo ?Beechcraft. Pikërisht në këtë pistë thuajse të përfunduar ngeci edhe avioni ?Cesna? i pensionistit Guido Guidi.

Cfarë trasportohet me rrugë ajrore?

Me të tillë avionë të lehtë trasportohet kryesisht kanabis nga 2-6 kuintalë për rrugë. Për të rritur fitimet krahas kanabisit ka filluar të dërgohet edhe heroinë dhe kokainë disa kile për rrugë për të mos rrezikuar shumë sipas parimit anglez ?Don?t put all your eggs in one basket?. Njëlloj si në zonën e Lumit të Vlorës për shkak të kërkesës së tregut italian po dërgohen edhe armë  (pistoleta automatikë AKM apo mod. 56 me qytë metalike, PPSH 41 etj.),municione dhe lëndë plasëse, kryesisht TNT prodhim i Uzinës së Mjëkësit, me patent ?Bofors? por edhe RDX (T4-Heksogjen) i nxjerrë nga demontimi i municioneve të vjetra të trashëguara nga koha e Dullës. Nuk dihet nëse të tilla armë e municione do përdoren për krime ordinere si vendosje gjobash dyqanxhinjve italianë, grabitje furgonësh të blinduar e qërime hesapesh midis bandave italiane apo për të armatosur terroistët në Itali e në vende të tjera të BE-së. Në disa raste një sedilje e avionëve të drogës nuk cmontohet për të krijuar hapësirë për ngarkimin e kanabisit. Veprim ky, që të krijon dyshimin e arsyeshëm, për trasporte ?pasagjerësh? VIP me të tillë avionë.

Transporti tokësor

Duke shfrytëzuar biznese të ndryshme të zoëns për të ofruar ngarkesa legjitime si dru, ristela, prodhime pocerie etj. bëhen edhe ngarkesa në trajlera me qëllim të eksportimit të sasive deri në 15 kuintalë kanabis drejt Turqisë. Ngarkohen edhe kontejnerë me kanabis të maskuar poshtë ngarkesave legjitime, që përfundojnë në Turqi por edhe në vende të BE-së të trasportuar nga Porti i Durrësit me anije mbajtëse kontejnerësh (Ro-RO dhe të tipit ngarkesa gjenerale) të quajtura ?Feeder?. Po ashtu në zonën e Kepit të Rodonit ngarkohen edhe trajlera apo kontejnerë  me kanabis e jo vetëm për tu eksportuar nga Durrësi drejt porteve italiane sidomos drejt Ankonë sdhe Triestes, ku nuk ekzistojnë kontrollet me skanër për automjetet dhe kontejnerët.

?Kanarinat? italiane dhe Sh. T. Lu

?Kanarinat? e mjera italiane të GDF-sëë, por edhe vartësit e Sh.T. ambasadorit Lu bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh (dëgjojnë vetëm sirenat lajkatere të OJQ-irsave të paguar me para amerikane dhe europiane) për kanabisin, drogat e klasit A, armë, municione e lëndë palsëse dhe Zoti na ruajt edhe për trasportim të ndonjë operativi të ISIS-it drejt e Italisë e drejt vendeve të tjera europiane. Stabiliteti i Shqipërisë mbështetur në tonelata kanabis ka një cmim të lartë, që po paguhet dhe do të pagiuhet nga shqiptarët, por që me siguri shumë shpejt një pjesë e këtij cmimi do paguhet edhe nga fqinjët, aleatët dhe miqtë tanë italianë. Në këtë kontekst mund tu kujtohet me delikatesë vartësve të Sh. T. Ambasadorit Lu se Aviano, Gioie del Colle madje, madje edhe Sigonella nuk janë jashtë rrezes së aksionit të rreziqeve dhe rrezikzinjëve, që shkojnë në Itali nga brigjet shqiptare përfshirë dhe nyjen e trasporteve multimodale të Kepit të Rodonit. Me që jemi këtu mund ta pyesim publikisht kol. J. Minuto-n se Fatima nusja italiane e Aldos nga Gërmenji i Lushnjes nga i ra e me c?mjet udhëtoi nga Al-Qaim-i në Siri deri në metronë e Milanos? Mos vallë i ra për shkurt nga Kepi i Rodonit?!/GJERGJ THANASI

 





Lajmet e fundit nga