web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Le matain DIMANCHE”/Termet Peçi trafikant droge, shefat e policisë shqiptare nga Tepelena mbyllin sytë dhe marrin përqindjen

12 Tetor 2016, 16:47, Aktualitet CNA

Gazeta zvicerane ne nje artikull kushtuar droges ne Shqiperi shkruan fakte tronditese per lidhjet e policise dhe kryebashkiakut te Tepelenes Termet Peçi me drogen. Gazeta shkruan:

Qytet i vogël vetëm disa km nga Lazarati, Tepelena po jeton një rini të dytë… e harruar nga pushteti që nga rënia e komunizmit ajo ka ndryshuar rrenjësisht që nga ardhja në qeverisje të socialisteve në 2014. E shtuar me kalldrëme dhe mbushur me pemë të krasitura bukur, qyteti shndrit. Kafenetë e reja ndjekin njëra tjetrën në bulevardin kryesor. Për Kushtrimin, një arkitekt i krahines aty, nuk është rastesi gjithe kjo: ?Shefi i policisë shqiptare është nga qyteti ynë ashtu si dhe pjesa derrmuese e vatësve të tij. Mbyllin sytë për keto trafiqe si dhe marrin përqindjen e tyre mbi to. Baret dhe lokalet që janë hapur i japin mundësi të pastrojnë lekët e droges më lehtësisht?.

Kryetari i bashkisë së qytetit Tërmet Peçi, e meriton tamam emrin e tij. Personazh shume i diskutueshëm, i dënuar shumë herë jashtë vendit është gjithë kohës i akuzuar si pjesëtar aktiv në trafikun e ngazeta-drogaarkotikeve që gangrenizon vendin. Në këtë qark të Shqipërisë, kultivimi i kanabisit si dhe implikimi i qeverisjes vendore duket se është si sekreti që e dinë të gjithë. Në dalje të Tepelenës, njerëz të zonës na tregojnë një nga fshatrat malore ku cdo gjë ndodh
në mes të ditës.

Në një restorant të vogël në fillim të rrugës, ne u pikasëm nga klientët që ishin aty. Pas pyetjeve dhe interesimit tonë për sa i përket kamioncinave që shkonin e vinin nga qyteti në mal, pronari hedh një vështrim nervoz duke bërë shenjë nga e djathta e tij drejt dy tipave të fortë diku te të tridhjetat që mbanin syze të zesa me kokë të rruar. ?Ju nuk mund të shkoni më tutje. Lart në mal ka persona të armatosur me armë automatike. Këta dy tipat tashmë me pyeten se çfarë po kërkoni ju këtu. Duhet të ikni, është e rezikshme?, pas shumë përpjekjeve të pa suksesëshme, një shofer i cili kishte një taksi të improvizuar na propozoj të na conte të shihnim nga afër disa parcela kanabisi. Dhe kështu u nisëm dhe vazhduam për gati gjysem ore në një rrugë të thepisur. Rruga malore dukej e abandonuar. Befas makina ndalon, haki cako donald lu?zbrisni ketu.? Do të ecim në këmbë përgjatë tre kilometrave për të mbërritur në destinacion na tha shoferi. Duke ecur, andej këtej parcela kanabisi  shtriheshin kudo të pajisura me sisteme vaditjeje të sofistikuara. Të fshehura mes bimësisë, ato nuk binin thajse fare në sy.

Sa ketej andej, kova me pleh gjendeshin përtokë. Sapo munëm të bënim disa foto, befas një makinë mbërrin aty pranë dhe ndalon. U fshehëm menjëherë mes bimësisë gati të shtrirë përtokë në pritje që ajo të largohej. Këto lloje parcelash ishin veçse maja e ajzbergut. Pjesa më e madhe e fushave me kanabis shtrihen në hektarë të tërë dhe ruhen nga njerëz të armatosur 24 orë në 24, gjë që i bën ato gati të pa penetrueshme. Totalisht i profesionalizuar, kultivimi i kanabisit është kthyer në çështje shtetërore (affaire d?Etat). Pikërisht ky profesionalizim shqetëson Sajmirin. Ky ish drejtor i një grupi studimi mbi krimin e organizuar në Shqiperi që preferon të rrijë anonim për arsye sigurie tregon: ?parpara kultivimi i kanabisit ndodhte vetëm në Lazarat. Sot, është i vetmi fshat ku nuk ka më !





Lajmet e fundit nga