Në Dibër nuk pati zgjedhje politike, por betejë mes qytetarëve dhe kartelit të korrupsioni, krimit dhe drogës
Ne e dinim këtë, e paralajmëruam, dhe kjo është edhe arsyeja...
Zgjedhjet në Dibër janë mbyllur pak minuta më parë me një avantazh prej afro 4100 votash në favor të kandidatit të majtë. Nuk ka asnjë dyshim që rezultati ishte i papritur jo vetëm për PD, por me siguri edhe për militantët e PS që prej 25 vitesh kanë qenë minorancë në atë zonë. Fitorja e Shukri Xhelilit një vit më parë me afro 300 e ca vota erdhi edhe si pasojë e disa kandidatëve të djathtë që canë votat e opozitës. Po c?ka ndodhur këtë herë në Dibër dhe si shpjegohet që një vit kaq problematik në qeverisje, jo që nuk i ka reduktuar, por i ka shtuar votat e mazhorancës? Si shpjegohet që PS ka hyrë në këtë garë në një sfidë edhe me LSI, që thuajse nuk ka qenë prezente në Dibër dhe ka fituar edhe pa të? Duke i dhënë një mesazh Metës se ai nuk është më një domosdoshmëri elektorale për PS. Eshtë ende herët për të bërë një analizë, por te gjithë faktorët duhen renditur një pas një.
PD ka deklaruar që fitorja ka ardhur si pasojë e vjedhjes së votës dhe aleancës së politikës me krimin. Nuk dihet se në c?masë ka qenë ky ndikim, por e dinë të gjithë që në Dibër janë vërtirur banda dhe banditë, persona me precedentë penalë dhe biznesmenë të gatshëm të derdhin para në shërbim të politikës. Gjithe kjo aradhë padyshim që ka ndikuar në orientimin e votimit, por vështirë të thuhet se në c?masë. Në këtë rast ka dy probleme që dalin:
E para PD duhet të paraqisë fakte dhe denoncime konkrete; ajo nuk duhet të përqëndrohet në asnjë betejë tjetër vec kësaj të votës së lire dhe garantimit të saj. Nëse nuk denoncohet fort, me fakte dhe me emra konkretë; nëse ata nuk do shkojnë përpara përgjegjësisë ligjore, deklaratat e PD mund të konsiderohen si justifikim dhe kjo është fatale.
E dyta, për më pak se 9 muaj Shqipëria shkon në zgjedhje të përgjithshme. Nëse votat u vodhën dhe u blenë kaq kollaj në Dibër, si do veprojë PD në gjithë Shqipërinë?! A ka ajo një mekanizëm për të frenuar këtë proces që po sipas saj, e ka kthyer nga fituese në humbëse në Dibër? Nëse jo, duhet thënë që jo nesër, por edhe sot, është vonë për të garantuar një garë të barabartë dhe të panjollosur në zgjedhjet e ardhshme. Tani nuk ka më kohë për të ndrequr dhe rrezikon që PD të mos paraqitet në një palë zgjedhje që ajo beson se do t?ja vjedhin. Kjo mund ta fusë vendin në një spirale problematike, por mbase edhe në një riformatim më serioz të sistemit politik këtu.
PS ka deklaruar se fitorja ka ardhur si pasojë e angazhimit dhe qeverisjes së saj. Në ndryshim nga një vit më parë, vendi ka pasur më shumë probleme se sa arritje. Vetë koalicioni PS ? LSI ka qenë problematik këtë herë dhe ajo që ndodhi me Shukri Xhelilin nuk ishte ndonjë kartë plus për PS.
Më e mundshmja është që në publik dhe jo vetëm në Dibër, është krijuar bindja që në këtë vend janë të gjithë njësoj. Flirtimi i PD me LSI, përplasjet me ndërkombëtarët për reformën në drejtësi, mos krijimi i një frymë besimi dhe shprese, kanë zbehur besimin e njerëzve. Njësimi i opozitës me mazhorancën është fatal kryesisht për të parën. Kur shenja e barazimit vihet për të gjithë, ai që fiton është pushteti, që ka më shumë mjete dhe më shumë stabilitet. Askush më mirë se sa publiku nuk e ndjen shijen e talljes me të dhe piruetat e politikës. Dhe ai që harron më pak është pikërisht publiku.
është ende heret për te folur, por Dibra nuk duhet të kalojë në heshtje, ndryshe, në Qershorin e ardhshëm nuk do kemi zgjedhje, por vetëm një paradë qeveritare. Një paradë, ku arroganca, shpërfillja dhe papërgjegjshmëria, korrupsioni, do jenë thuajse normale.
Ne e dinim këtë, e paralajmëruam, dhe kjo është edhe arsyeja...
Ti mund të fitoje!Shija e hidhur e humbjes, nuk ka pse qëndr...
Vëllezërit e kandidatit të PS dhe koordinatorët e ASHE premt...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ish kryeministr...
Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, nuk do...
Pas dy vitesh policia shqiptare ka rikthyer në jug të Shqipë...
Eshte mbyllur numerimi i 118 Qendrave te votimit, pas zgjedh...
Nuk mund të them që ky rezultat elektoral në Dibër ishte një...
Muharrem Rama i PS-PDIU dhe LSI kryeson me 4013 vota ndaj ...
PD ka zhvilluar sot pasdite homazhe ne perkujtim te ish-krye...
Nga Enkel Demi Ai tha që nga Dibra do të nisë ndryshimi i ma...
Vazhdon procesi i numërimit të votave në Dibër për të shpall...
Vajza 12 vjeçare e abuzuar seksualisht prej 6 vitesh nga bas...
Deri tani janë numëruar 90 kuti votimi. Muharrem Rama me 145...
Nga numerimi ne KZAZ-ne 19 rezulton ne perparesi kandidati d...
Me një fjali, mesazh të shkurtër e të drejtpërdrejtë, kryemi...
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor në bashkëpuni...
Deri tani janë numëruar 85 kuti votimi. Muharrem Rama me 140...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është nisur për një vizitë zy...
Ne fillim te fushates, per zgjedhjen e kryetarit te bashkise...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...