Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një raport UEFA-s i më shumë se 6-muajve më parë po kthehet në një sulm të organizuar ndaj ekipit të Skenderbeut, drejtuesve të tij, por edhe politikanëve, siç është rasti i ish-ministrit të Financave Ridvan Bode.
Një raport që ka disa muaj, por nuk është një vendim final i UEFA-s apo CAS, është raporti i punës që kanë përdorur ekspertët e UEFA, raporti i dorëzuar edhe nga organizma private si Federbet, të cilat ?investigojnë? apo mbledhim materiale të cilat në rast se ekipet ndëshkohen vetë këto organizma fitojnë miliona dollarë nga UEFA. Ky nuk është vendimi i UEFA-s. Nga ky raport fillestar ka pasur një tjetër material të dyte me vetëm 72 faqe dhe më pas është vendimi i UEFA për denimin dhe vendimi final i CAS. Pra kemi një akuzë të ngritur dhe ky është mbi një nraport 72 faqe që ka dalë pas këtij materiali që po publikohet në media. Por ky është materiali i akuzës, që është mbyllur me një vendim, dënimin e Skenderbeut. Mediat tashmë pas disa muajsh po nxjerin letrat që janë përdorur kohë e kohë më parë, ato do ishin lajm kur doli informacioni i dënimit dhe vendimi i parë i UEFA-s, tani ky material është në dosje thjesht mbushje për të justifikuar dënimin me një vit. Ai raport nuk i vlen as FSHF, asaj i duhet vendimi dhe mbi vendim zbardhet gjithçka. Është njësoj si prokuroria ngre një akuzë dhe kërkon 10 vite burg, gjykata jep 1 vit. Zbatohet dhe lexohet vendimi i gjykatës, kërkesa e prokurorit ngelet pjesë e dosjes, pasi jo të gjitha detajet e përmendura mund të jenë prova për drejtësinë. Kështu ka ndodhur edhe me këtë raport.
Së pari ky raport ka kohë që ka dalë dhe ska qenë asnjë sekondë sekret pas daljes të vendimit të CAS për Skenderbeun jo pak por 3 muaj më parë.
Se dyti ky nuk është vendimi por raportimi, pra materiali paraqitur si pretendim në komitetin disiplinor shfrytëzuar pjesërisht më pas nga UEFA dhe CAS.
Së treti ky material nuk është marë parasysh i gjithi, bashkë me thashethemet e çdo njeriu, por pjesërisht dhe Skenderbeu është dënuar kohë më parë, nxjera e raportit tani dhe përdorimi politikisht, tregon se është një lojë e instrumentalizuar nga qarqe politike dhe sportive. Interesat e të cilave i dinë dhe minjtë e qilareve në FSHF.
Së katërti në lidhje me futbollin në Shqipëri. Ky raport ndoshta thotë më pak se çfarë ndodh në futbollin shqiptar. Duhet ta thoshin ata që shiten, trukohen apo tolerohen ndeshjet? Shqiptarët këtë e shohin dhe tifozët e Skenderbeut e dinë. Duhet ta thoshte ky raport që ka baste në kampionatin shqiptar kur të gjithë e shofin tek koefiçientët e llotove dhe pazaret kush hyn e kush del nga kategoria.
Ky raport thotë pak, shumë pak për të vërtetën e kampionatit shqiptar të futbolli. Ky raport nuk flet për dhunën në stadiume në shumicën e qyteteve. Në këtë rast Skenderbeu është i vetmi ekip që ska dhunë në ndeshjet brenda. Ndërsa shumica e stadiume të tjera është arenë sharjesh, fyerjesh dhe rahjesh që nuk denoncohen kurrë.
Ky raport nuk flet për arbitrat që shiten e blihen si mish qingji për kurban. Rihen kur nuk mbajnë fjalën apo nuk marin lekët që ju jepen, sepse kanë marë më shumë nga kundërshtari.
Ky raport nuk flet për të deleguarit që rihen në rastin më të keq, marin lekë në rastin më të mirë sipas sjelljes në çdo ndeshje. Nuk ka një standart etik. O dhunë o lekët.
Ky raporti nuk flet për komisionin disiplinor të FSH, ku një çetë me sekserë vendos, fal, anulon çdo dënim të mëparshëm.
Ky raport nuk flet për FSHF dhe komitetin ekzekutiv që janë kthyer në një Parti Politike ku kryetari ka më shumë vite në detyrë se Sali Berisha, komiteti ekzekutiv është bërë si byroja politikë dhe të gjitha janë kthyer si shoku Pilo. Në fakt ky i fundit jam i bindur ka qenë më i ndershëm.
Ky raport nuk ve gishtin në plagë, por meret me disa raste, të cilat tifozët korçarë nuk i njohin prej tij, por prej realitetit që shihnin në fushë. Përformancën e dy futbollistëve apo shenimet e golave pas minutës të 70, korçarët e spordashësit i dinë me kohë. Por peshku qelbet nga koka. Kampionatin e qelb FSHF-ja, Skenderbeun presidenti e kështu me rradhë.
Presidenti i ekipit korçar është bastexhi? Një pronar llotoje me dokumenta, pra më keq akoma. Shet ndeshje? Nuk e kanë kapur ende, por i kanë dhënë një denim paralajmërues. Dënimi është dhënë por ai personalisht ka dalë i larë pas vendimit të CAS. Këtu fillon edhe një nga problemet kryesore.
Nuk mund të jepet një dënim dhe prokuroria të heshtë dhe kjo shfrytëzohet më pas për tymnaja mediatike për interesa korruptive. Ardian Takaj duhet të meret i pandehur, për orgazimin të basteve të paligjshme, duke zhvilluar hetim të plotë, dhe në rast se ka përgjegjësi të përfundojë pas prangave. Këtë e vendos gjykata.
Prokuroria ka një një fakt në dorë, bizneset, pra pasuritë dhe të ardhurat e tij, deklarimet që ka bërë personalisht, rrogat reale të futbollistëve me mijëra euro në muaj, dhe Takaj nuk ka nevojë të lodhe shumë prokurorët. Si Takaj janë disa prej presidentëve të futbollit, shumica më keq se ai.
Pra disa nga problematikat s?na i thotë realisht ky raport, të vërtetën për Skënderbeun e dimë, dënimin e dimë, heshtjen e prokurorisë e shohim, mos reagimin e FSHF ndaj situatës mafioze në kampionat e shohim, ngelet të pyesim pse ky raport del sot dhe fillon kjo furtunë?
Thjesht për të tërhequr vëmendjen, për të ngritur një tjetër zhurmë dhe një sulm politik. Ka disa interesa, kanë klubet rivale, janë klanet politike këto u dukën pastër nga mediat e tyre, kur një fjalë se ?mund të ketë ndikuar? e kthyen në betejë kundër ish-ministrit Bode. Janë segmente të caktuara që duan të bëjnë një betejë për FSHF, jo për ta marë atë dhe për ta bërë më të ndershme dhe të vërtetë, por për ta shfrytëzuar në kapacitetet maksimale të korrupsionit dhe abuzivizmit të mundshëm.
Nuk ka një betejë të ndershme për të pastruar futbollin, por ka një orkestrim rivalësh, klanesh politike për të ushtruar presion dhe kërkuar më shumë nga thela e madhe që jep kampionati shqiptar.
Skenderbeu edhe Korça nuk janë presidenti i korruptuar dhe akuzuar, këtij të fundit rrallë shumë rrallë i përpmendet emri, megjithëse është strumbullari dhe përgjegjësi për gjithçka. Përmendet ekipi, sulmohet Bode, çdo gjë për të shkuar më larg se një president i vetëm, për më shumë zhurmë. Por në këtë rast s?ka nevojë për politikë dhe zhurmë, ka nevojë për prokurorinë e cila duhet të hetojë presidentin e korçarëve dhe këtu mbyllen akuzat ndaj Skenderbeut dhe çdo personi tjetër.
Përgjegjësi po shfrytëzon këtë sulm dhe dje privatizoi klubin, për të mos thënë që është një skenar që edhe ai vetë mund ta ketë ngritur në shërbim të një beteje që atij nuk i ndot imazhin, pasi e ka aq pisë sa nuk e ndjen mbi fytyrë. Beteja politike turbullon dhe kthjellon më shpejt ujrat. Shumë shpejt gjithçka do kalojë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur përmes një d...
Mbështetja e Besnik Mustafajt për kandidatin demokrat për ba...
Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka shprehur bindjen...
Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 38 vjeçarej...
Maturantët këtë vit duket se e kanë punën pisk. Megjithëse a...
Në Shqipëri, paga mesatare bruto mujore në sektorin privat ë...
Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, burrë e grua për m...
Deklaratat e SHBA dhe BE, përmes ambsadorit aeriakn në Tiran...
Kisha Katolike në Kosovë organizon sot Meshën e falënderimit...
Jupiteri do e favorizoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite...
Reagimi i trurit ndaj stresit aktivizohet kur ka një krizë e...
Keni nevojë për më shumë siguri në mesazhet tuaja në Faceboo...
You’ll also reach relish composing the article more. Which i...
Gentian Gjonaj sjell kengen e re per Edi Ramen dhe zgjedhjet...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të premte në Ministr...
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një mbledhje të pos...
Ne nje postim ne rrjetet sociale ish-ministri i Fiunancave R...
Qesja e investimeve të qeverisë, e çelur në këtë prag zgjedh...
Forcimi i “Alternativës për Gjermaninë” (AfD) në thelb nuk d...
Aktivisti i shoqerise civile avokat Altin Goxhaj, ka postuar...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...