Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Qesja e investimeve të qeverisë, e çelur në këtë prag zgjedhje vetëm për Dibrën, përfshin shumë prej objekteve të tenderëve, që lidhen me investime konkrete në arsim, infrastrukturë etj. Pjesë e këtyre kanë qenë edhe premtimet e kandidatit Muharrem Rama në këtë fushatë.
“Fiks Fare” investigoi mënyrën e bërjes së këtyre tenderëve. Rezultoi se Bashkia e Dibrës, e drejtuar nga Et’hem Fida, pas shkarkimit të paraardhësit të tij, Shukri Xhelili për videoskandalin seksual, ka bërë ose ka në prokurim publik, mbi 30 tenderë. Këto tender variojnë nga 8 milionë deri në 1.7 miliard lekë të vjetra.
Përgjatë dy muajve, korrik dhe gusht, kryetari në detyrë ka firmosur këto prokurime, dokumentet e të cilave ndodhen në Agjencinë e Prokurimit Publik. Megjithatë, ajo çfarë bie në sy në këto prokurime është se një pjesë e tyre janë përmendur edhe gjatë fushatës elektorale.
“Fiks Fare” dëgjoi premtimet e kandidatit Rama gjatë fushatës elektorale. Në fshatin Arras, Rama premtoi rrugë dhe ujë. Sipas dokumenteve që disponon Fiksi, rezulton se Bashkia e Dibrës ka bërë një prokurim për rrugën e Arrasit. Qeveria ka akorduar disa milionë lekë të vjetra për ta shtruar këtë rrugë me zhavorr.
Ndërkohë, zoti Rama ka shkuar edhe në zonën e Maqellarës. Ka premtuar investime në arsim dhe infrastrukturë. Duke u ndalur te arsimi, qeveria ka akorduar rreth 800 milionë lekë të vjetra për ndërtimin e shkollës së mesme në Maqellarë. Sipas dokumenteve, është bërë tenderi dhe është shpallur fituesi.
“Fiks Fare” dëgjoi edhe premtimet e zotit Rama në qytetin e Peshkopisë. Premtoi ndërtimin e të gjithë infrastrukturës rrugore. Në fakt, sipas dokumenteve të tenderëve që ndodhen në Agjencinë e Prokurimit Publik, qeveria ka hapur qesen për këtë qytet. Janë bërë, apo janë në proces, dhjetëra tender për infrastrukturën në Peshkopi. Sipas dokumenteve që disponon “Fiks Fare”, qeveria ka akorduar 220 milionë lekë të vjetra për asfaltimin e rrugëve në lagje ku ka mbaruar ujësjellësi. Ky tender është bërë gjatë muajit gusht dhe, sipas kontratës, duhet të jetë bërë asfaltimi. Është rregulluar edhe rruga kryesore, nga ish NBSH-ja deri tek ish SMT-ja. Për këtë tender janë akorduar 50 milionë lekë të vjetra.
Ndërkohë, Bashkia e Dibrës, më 31 gusht ka akorduar plot 540 milionë lekë të vjetra për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Borde-Peshkopi. Janë akorduar 147 milionë lekë të vjetra për punime sifoni për aksin Brezhdan-Vakuf, ku fituesi është shpallur më 24 gusht. Nga ana tjetër, janë akorduar 920 milionë lekë për ronovimin e infrastrukturës së bulevardit “Elez Isufi”, rrugës “Safet Zhulali” dhe rrugës së “Muzeut”.
Investimet e qeverisë kanë vijuar në Peshkopi. Kështu, sipas dokumenteve që disponon “Fiks Fare”, është akorduar plot 1.7 miliard lekë për përmirësimin e infrastrukturës vendore, aksesit, lëvizshmërisë dhe rivitalizimin e hapësirave publike në zonën përreth pallatit të Kulturës.
Krahas punimeve në infrastrukturë, Bashkia e Dibrës ka bërë tender edhe për sistemimin e përroit të Llixhave, me një fond prej 33 milionë lekësh. Me 8 milionë ka rrethuar dhe ka vendosur depo uji në shkollën në fshatin Kamen, “Myslim Shehu”. Ka furnizuar me dyer dhe dritare shkollat e njësive administrative, duke akorduar 24 milionë lekë të vjetra. Me 32 milionë, ka sistemuar kanalizimet e ujërave të zeza përgjatë përroit të Tominit. Me 21 milionë ka blerë materiale elektrike, ndërsa me 129 milionë ka rregulluar ndërmarrjen Rruga-Ura. Me 41 milionë ka rehabilituar rezervuarin e fshatit Shimcan. Ka akorduar 29 milionë për lyerjen e institucioneve arsimore, me 33 milionë ka blerë pjesë këmbimi për automjetet. Ka shpenzuar rreth 40 milionë lekë karburant, ndërsa me 44 milionë ka blerë produkte ushqimore për kopshtet dhe çerdhet.
Fiksi kontrolloi edhe prokurimet e vogla, që shkojnë deri në 8 milionë lekë të vjetra. Kështu, janë bërë prokurime për mirëmbajtje zyrash, blerje materialesh hidraulike, punime gërmimi e hapje traseje në rrugën Kroi Dane në Arras. Janë blerë materiale për brigadën e gjelbërimit, janë rehabilituar venddepozitimet e mbetjeve urbane, vendet ku qëndrojnë kazanet e plehrave etj. Megjithatë, tenderi më i çuditshëm është blerja e rrotave për… kazanët e plehrave. Me një fond deri në 8 milionë lekë të vjetra janë rregulluar shkallët e lagjes Gjok Daci, ndërsa është bërë edhe furnizimi me ujë i fshatit Vejnik, në njësinë Administrative Maqellarë. Ndërkohë, janë bërë edhe punime të trupit të rrugës në segmentin pas urës së Lushës.
“Fiks Fare” iu drejtua për informacion edhe Bashkisë së Dibrës, kryetarit në detyrë, zotit Et’hem Fida. Në fakt, zoti Fida është firmëtari i të gjitha tenderëve të listuar më sipër. Fillimisht, ai mohoi që objektet e këtyre tenderëve të jenë bërë për fushatë. Tha se ato kanë qenë domosdoshmëri për banorët e kësaj zone. Por, pas këmbënguljes së gazetarëve të Fiksit, apo edhe njohjes së tij me disa nga objektet e këtyre tenderëve, zoti Fida pranoi se kandidatët i kanë përdorur këto tenderë për fushatën e tyre. “Edhe janë përdorur nga kandidatët” tha ai.
Tenderët në Bashkinë e Dibrës
Prokurimet e vogla (Korrik-Gusht 2016)
Grupe të PS-PD, postblloqe që të mos blihet vota
E gjithë vëmënendja e politikës është zhvendosur në Dibër. Ditët e fundit situate duket e tensionuar.Grupe militantësh ushtrojnë kontrolle në hyrje të fshtrave dhe lagjeve të qytetit me pretendimin për moslejimin e blerjes së votës. Fiks Fare solli fakte se nëpër fshatra të ndryshme të Dibrës janë ngritur postblloqe nga shtabet e të dy kaheve politike, që ruajnë hyrjen në fshatra.
Situata e tensionuar është e njohur edhe për forcat e policisë. Gjatë një bisede me gazetarët e Fiks Fare, një punonjës policie i këshillon që të mos udhëtojnë natën për shkak të rrezikshmërisë. “Mos ikni për në Tiranë se është udhëtim i pasigurtë, pasi grupet që kanë bllokuar rrugën, nuk ju lejojnë. Ata kanë frikë se shpërndahen lekë dhe për këtë kanë bërë bllokimin e rrugëve. Secila anë akuzojnë se mos blejnë votat e anës tjetër. Vallai edhe unë ju këshilloj në hotel të fleni, sepse me të vërtet është pak gjendje alarmuese. Unë të betohem, që jam në siklet për vete. Nuk ka ndodhur në Dibër ndonjëherë kështu”, thotë një punonjës policie gjatë bisedës me Fiks Fare.
Kjo konfirmohet edhe nga banorët e fshatrave të ndryshme, të cilët tregojnë se grupe të ndryshme bllokojnë rrugët dhe nuk të lënë natën të lëvizësh nëpër fshatra. “Fshati këtu është më i madhi në këtë zonë dhe bëhet lufta më e madhe për vota” thotë një nga banorët e fshatit Sodovë të Dibrës.?
Forcimi i “Alternativës për Gjermaninë” (AfD) në thelb nuk d...
Aktivisti i shoqerise civile avokat Altin Goxhaj, ka postuar...
Kandidati republikan për president Donald Trump, gjatë një i...
Një studim i ri vë në dukje se ajri i papastërt është forma ...
Qeveria gjermane për t’i prerë rrugën tregtisë ilegale me ap...
Fjala e kandidatit për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin ...
Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mb...
Ministri i ri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervis...
Një shtetaseje turke i janë vjedhur bizhuteri me vlerë 5 mij...
Tentoi të trafikonte, nga kufiri i gjelbër, 1 KG lëndë të dy...
Nga Kenneth RogoffKembrixh- Bota është e ‘përmbytur’ nga par...
Nëse Lufta e Ftohtë bazohej në dallimin mes ideologjive, ajo...
Nga Denion MEJDANIShqiperise nuk i duhet me Rame kryeministe...
Finalja e Superkupës së Italisë do të luhet në Katar. Juvent...
Opozita ka mbyllur ditën e sotme fushatën në Dibër, ku do të...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar nepermjet nje post...
Kjo është një video e regjistruar menjëherë pas mbylljes të ...
Gazetari dhe publicisti Andi Bejtja ne nje postim te tij ne ...
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën i kan...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar nepermjet nje ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...