“Protesta paqësore dhe atdhedashëse”/ Arben Malaj: Pro investimit që përputhet me faktorët socialë
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, komentoi sot zhvill...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, komentoi sot zhvill...
Fjala e kandidatit për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu në mbylljen e fushatës
Faleminderit për mbështetjen dhe për entuziazmin tuaj. Ju më rrisni besimin dhe përgjegjësinë që ne së bashku ta ndryshojmë Dibrën.
Të nderuar bashkqytetarë,
I nderuar kryetari i Partisë Demokratike zoti Lulzim Basha,
Të nderuar kryetarë të partive aleate,
Te dashur të rinj dhe të reja Dibrane, që i dhatë energji kësaj fushate dhe ju kthyet dibranëve shpresën se Dibra jonë mund të bëhet ashtu siç e meritojmë ne.
Mbështetja juaj ketu në këtë sallë dhe e gjithë dibranëve kudo që ndodhen, vulos sot vendimin për të filluar së bashku punën për të ndërtuar një Dibër të re e të begatë, një Diber qe të na rrisë krenarinë tonë.
Nga Lura në Selishte dhe nga Kalaja e Dodës në Maqellarë kam prekur dhe parë një bashkim të madh. Burrat, gratë, djemtë dhe vajzat e Dibrës kanë dëshmuar se më parë se të jenë anëtarë të partive politike ata janë Dibranë dhe se për ne Dibra është më dashur se Partia dhe interesi ynë personal. Për të gjithë ne, Dibra është e para, dhe ne na bashkon ndryshimi i Dibres.
Për gati një muaj jemi takuar dhe kemi bashkëbiseduar. Fatkeqësisht më shumë keni folur për vuajtje, halle dhe vështiresitë që ju janë shtuar në këto 3 vitet e fundit.
Kam ndarë dhimbjen me kryefamiljarë që nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e larta të energjisë,
Kam takuar nëna që nuk sigurojnë bukën e femijëve,
Kam bashkëbiseduar me fermerë që ju kalben prodhimet për mungesë tregu,
Kam folur me bzinesmenë dhe tregtarë që ju bëhet presion nga administrata tatimore, por po falimentojnë nga taksat e larta dhe gjobat e tyre korruptive,
Kam dëgjuar prinderit e trishtuar që nuk mundën t?i dërgojnë fëmijët në shkollë sepse Universiteti i Dibrës u mbyll, dhe, dje kam përjetuar dhimbje nga lotët e gjimnazistëve, mes të cilëve edhe njërës që ishte midis 10 studentëve më të mirë të Dibrës i ishin mohuar studimet e larta. Sot Kryeministri u mburr se paskan fituar studimet 16 studentë dibranë kur qindra të tjerve ju është mohuar e drejta e studimit nga kriteret abuzuese klienteliste.
Por, ky Kuvend sot është dëshmi e qartë e nevojës për drejtësi, për t?i kthyer Dibrës shpresën, punën dhe dinjitetin.
Një Dibër e zhvilluar ku të rinjtë e të rejat të bëhen sipërmarrës dhe të punësuar, përmirësimi i shërbimeve publike dhe një kujdes social transparent dhe i barabartë për të gjithë do të jenë në qendër të punës tonë.
Që në muajin e parë ne dhe fëmijët tanë do të nisim pastrimin e gjithë Dibrës nga mbetjet dhe hedhurinat që i shikon kudo nga Maqellara në Kala të Dodës. Fadromat dhe mjetet e tjera të Bashkisë, që sot përdoren vetëm për punë private, do të shperndahen në të gjithë fshatrat e Dibrës për të hapur rrugë të reja dhe përmirësuar e mirëmbajtur ato ekzistuese. Ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve do të jetë kudo për të përmirësuar furmizimin me ujë të pijshëm dhe përgatitur projektet e kanalizimeve. Ndërmarrja e ujrave për vaditje do të fillojë punën për përmirësimin dhe pastrimin e kanaleve vaditëse.
Në Bashkinë tonë, ndihma ekonomike nuk do të jetë një mjet presioni dhe favoresh. Ajo do të jetë transparente dhe do të shkojë tek të gjithë ata që kanë nevojë, pavarësisht ngjyrës politike. Asnje familje në Bashkine e Dibrës nuk do te kërcënohet me bukën e gojës, dhe do të garantohet furnizimi i domozdoshëm me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Propozimi im i parë për Keshillin Bashkiak do të jetë ulja e tarifës së ujit të pijshëm, ulja e tarifës së llixhave nga 250 në 100 lekë në ditë dhe krijimi i fondit të posacëm per të mundësuar ndricimin për familjet në nevojë.
Ne së bashku do të punojmë për një Dibër të zhvilluar. Sic e premtova në hapjen e fushatës, tarifat e Bashkise do të jenë zero dhe taksat do të ulen në nivelin minimal që e lejon ligji. Bashkia do të jetë orientuesi dhe ndermjetësuesi i fermerëve dhe bizneseve të mëdha këtu, në Tiranë, Durrës e kudo që të garantohet tregu për shitjen e prodhimeve të tyre. Me fermerët e mollëve e kemi filluar këtë bashkëpunim dhe për ta kemi siguruar tregun për 80% të prodhimit.
Por më e rëndësishme është rritja e punësimit. Partneritëti dhe besimi që kam fituar tek institucionet financiare ndërkombëtare do të sjellin paratë e mohuara sot nga z. Rama si për projekte publike ashtu edhe për investime private për turizmin familjar dhe për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blektorale.
Rinia do të jetë forca dhe energjia e ndryshimit të Dibrës. Arsimimi dhe punësimi i saj do të jenë prioritet. Përvec mbështetjes së inciativave të sipërmarrjes, bashkia do të krijojë fondin e saj të ekselencës për gjimnazistet dhe të mbështetjes së tarifes universitare për studentët në nevojë.
Te nderuar bashkëqytetare,
Pas dy ditësh ju do të merrni në dorë fatin tuaj. Me votën tuaj ju do të vendosni për të sotmen dhe të nesërmen tuaj dhe të femijëve tuaj dhe jo për Sherefedin Shehun dhe për Partinë Demokratike.
Prandaj mos mungoni ditën e dielë por shpreheni me votë vendimin tuaj për ndryshimin e Dibrës.
Përtej të qenit të majtë apo të djathtë, ne të gjithëve na bashkon Dibra. Edhe ndonjë i pavendosur të dalë mbi bindjet e veta dhe ta nxjerrim Bashkinë e Dibrës nga kthetrat e krimit.
Ju te rinj, qe jeni shpresa e Dibrës, sot e keni në dorë që me voten tuaj te vendosni për te ardhmen tuaj në Dibër dhe kundër emigrimit.
Jam i bindur se vota e 11 Shtatorit do të jetë bekim për Dibrën dhe dibranët.
Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mb...
Ministri i ri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervis...
Një shtetaseje turke i janë vjedhur bizhuteri me vlerë 5 mij...
Tentoi të trafikonte, nga kufiri i gjelbër, 1 KG lëndë të dy...
Nga Kenneth RogoffKembrixh- Bota është e ‘përmbytur’ nga par...
Nëse Lufta e Ftohtë bazohej në dallimin mes ideologjive, ajo...
Nga Denion MEJDANIShqiperise nuk i duhet me Rame kryeministe...
Finalja e Superkupës së Italisë do të luhet në Katar. Juvent...
Opozita ka mbyllur ditën e sotme fushatën në Dibër, ku do të...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar nepermjet nje post...
Kjo është një video e regjistruar menjëherë pas mbylljes të ...
Gazetari dhe publicisti Andi Bejtja ne nje postim te tij ne ...
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën i kan...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar nepermjet nje ...
Sot në Dibër u mbyll fushata e dy kandidatëve për kryetarë B...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka ftuar të g...
Konsullata e Kosovës në New York ka dërguar një letër tek të...
Në mitingun përmbyllës të fushatës zgjedhore në Dibër, kreu ...
Hiqen si parimorë, pretendojnë se janë denoncues të mëdhenj,...
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes oficerit dixhital infor...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...