web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Erjon Brace/ TE MOS SHKELIM NE STADIUME!!

10 Shtator 2016, 18:26, Aktualitet CNA

DERISA ATA QE ORGANIZOJNE NDESHJE TE RREME,
TE JENE NDESHKUAR E PERJASHTUAR NGA FUTBOLLI!!
KETA NUK MUND TE TALLEN ME ME NE!!
NE NUK MUND TE SHOHIM ME NDESHJE TE RREME TE ORGANIZUARA NGA KETA!!

Po i shkruaj keto fjale,
me ndjesine e pabesueshme qe te krijon derby i Manchester,
ne futboll natyrisht.

Futbollin bio-sic e degjova ta quante nje gazetar qe i ka dhene te njejtin ze, te njejtat emocione, ndeshjeve te rreme, ne kampionatin shqiptar.

Prej tij,
ndjesite te perzihen.

Por nje gje e kam te qarte;
Pashe nje ndeshje te ndershme, te vertete.

Besimi tek ajo qe luhet ne fushe eshte absolut,
nje nga nje cdo jave, deri tek e fundit e asaj gare.

Ne Manchester, ne Angli.
Jo ketu, jo ne Shqiperi.

Ndaj shkallet e stadiumeve jane me plot se kudo.
Ndaj shkallet e stadiumeve jane me bosh se kudo, ketu tek ne.

NUK KA ME BESIM TEK AJO QE LUHET NE FUSHE!
ESHTE E RREME!

Nje raport dhe dy vendime te UEFA-s, na treguan dje se ne 6 vitet e fundit, kemi qene kot ne stadiume, kemi gezuar kot, jemi hidheruar kot, kemi mbeshtetur kot, jemi zene kot, kemi qare-prej gezimit apo hidherimit, kot!!

Gjithcka qe i kemi dhene nga shkallet asaj qe eshte luajtur ne fushe, ka shkuar kot.

PREJ FUSHES KA ARDHUR TEK NE NE SHKALLE,
NJE TALLJE E MADHE.

Heshtja prej dy ditesh e pergjegjesve, atyre qe organizojne garen dhe na e shesin ate cdo jave si te ndershme, dhemb shume.

Kane heshtur qe ne maj, kur u dha vendimi i pare, per nje ceshtje per te cilen jane informuar jave pas jave-nga UEFA, per 5 vite me radhe.

Edhe UEFA ka humbur besimin tek keta, ndaj vendosi te bej publike ate qe ketu e mbanin te fshehte organizatoret.

Tani askush nuk ka me besim tek kjo gare!!

E dini pse?
Sepse organizatoret, Federata Shqiptare e Futbollit eshte bere pjese e mashtrimit, te pakten duke heshtur dhe legjitimuar. Kush mendonte distancimin ka qene i fundit qe ka besuar. Kot-edhe nje here.

Neser luhet java e dyte e kesaj gare.

JU FTOJ TE MOS SHKELIM NE STADIUME!!
KETA NUK MUND TE TALLEN ME ME NE!!
NE NUK MUND TE SHOHIM ME NDESHJE TE RREME!!

*Te gjitha sa lexoni, jane fjalet e nje njeriu qe e do futbollin,
e jeton si shume nder ju, me pasionin e atij qe do te fitoje po aq sa ata ne fushe.

Nuk ka lidhje as me politiken dhe as me ekipin e zemres. Fare.
Ka lidhje me dinjitetin e secilit nder ne qe ndjekim futbollin.





Lajmet e fundit nga