Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Llomotitja shtazarake e Sadriut i la të gjithë pa mënt. Të mëdhenj e të vegjël, kothere e pasunarë, të sëmurë e të shëndetshëm.
Kishim kujtuar se Shqipëria e sotme është vend i dukurive më të larta se llomotitja shtazarake e Sadriut, si Pasioni i Doktorit, metropolitanizmi i Ramës, shqiptarizmi i Abas Aliut, media e Fevziut, konspiracionizmi intrigues i Kastriot Myftarit, virtuoziteti grafologjik i Zhejit, recetat kulinare të Blerina Bombaj, manipulimet mediatike trashanike të mbeturinave të sigurimit të shtetit. Qënkëshim gabuar. Shqipëria e sotme nuk është e kurrkujt tjetër veçse e llomotitjes shtazarake të Sadriut, asaj llomotitje që Shqipërinë e tërheq me shpejtësi atje ku Shqipëria në kohën e kurvit ishte, drejt egërsisë primitive të mbylljes brenda humnerave të harrimit nga bota.
Llomotitja shtazarake e Sadriut, që me gjasa së shpejti do bëhet modë parlamentare e komunikimit dhe do formalizohet si Shqipe standarde, e la me vite drite mbrapa oratorinë gjëmimtare të Doktorit, fjalën brilante të Ramës, harlisjet stilistike të Blushit, twistat e rafinuar komunikativë të Spiropalit, hazërxhuvapin e Andi Bejtes, si dhe në përgjithësi livadhisjet e shqiptarëve në lëndinat e blerta të lirisë së shprehjes.
Me shpatën e ndryshkur të inteligjencës më primitive, fluturimet e hallakatura të imagjinatës shterpe, zigzaget e çartuna të fantazisë së munguar, metaforat e helmatisura, krahasimet e hazdisura, përdorimin katastrofik të gjuhës së trupit, lëvizjen e gjymtyrëve, dredhjen e belit, kapsallitjen e syve, llomotitja shtazarake e Sadriut theu çdo rekord të çdo fjale dhe çdo retorike sado të ndjerë, sado fine, sado të latuar, sado genuine.
Na ishte dukur se për një mijë arësye llomotitja shtazarake e Sadriut ishte diçka e kaluar, e kapërxyer, e vjetër, e mykur, dhe si e tillë, e flakur. Jo mo jo. Llomotitja shtazarake e Sadriut i kapërxeu rekordet naimiane. Llomotitja shtazarake e Sadriut është e gjallë e është në jetë, është në dritë të vërtetë.
Të qe Sadriu ndonjë shitëz tezgash, dhe llomotitjen shtazarake ta kishte shqiptuar në ndonjë pazar rraqesh brenda ndonjë barrake mes miqsh pijetarë pas shtatë dopjo, pesë pilafa, tre llokma mishi, s’do kishte asnjë problem. Por Sadriu nuk është shitës rraqesh. Sadriu është deputet dhe biznesmen me nam. Sadriu është aktor dhe faktor. Me llomotitjen shtazarake, Sadriu e bëri të qartë se qerrja e tij me rrota të thyera dhe kalë ngordhalaq, është ajo që, si qerreja e fundit më e ngadalta, mban peng karvanin.
O Sadri, o mbret i llomotitjes, o sulltan i imponimit, o Xhingis Khan i dhunës; Ja arrite qëllimit. Me llomotitjen tënde shtazarake na e kalle krrupën, na e fute frikën.
Nga cila kohë vjen dinosauri Sadri mbetur pa ngordhur ? Cilës kohë i përket llomotitja shtazarake e Sadriut ?
Me çjerrje fyti dhe ulurima të shqiptarit kundër shqiptarit, a i përket llomotitja shtazarake e Sadriut, ta zemë, kohës së kurvit ?
Kurrsesi. Në kohën e kurvit, sadrinjtë partia i mësonte të mos bërtisnin por të flisnin urtë e butë. Për të bërtitur e rrahur koha e kurvit kishte sigurimin, policinë, ushtrinë.
Po të shtyhemi pak në kohë, a është llomotitja shtazarake e Sadriut mënyrë komunikimi e kohës së mbretërisë ?
Kurrën e kurrës. Deputetët e kohës së mbretërisë ishin diplomuar në Vjenë dhe Sorbonë, ishin doktoruar në Grac dhe Romë, vinin në kokë cilindër, visheshin me frak dhe papijon. Zgjebsi Sadri deri dje morracak, dhe llomotitja e tij shtazarake prej zengjini të ri, s’kanë asgjë të ngjajshme.
Ndoshta llomotitja shtazarake e Sadriut i ka rrënjët në kohën e pushtimit turk.
As te thoi i këmbës nuk i vjen llomotitja shtazarake e Sadriut elokuencës së rilindasve dhe rafinatecës së shqiptarëve të shumtë nëpunës perandorakë.
Koha e Skënderbeut, si kohë lufte dhe jo kohë llomotitjesh, nuk mund të ketë qënë gjithashtu kohë prej së cilës të jetë frymëzuar Sadriu për llomotitjen e tij shtazarake.
Llomotitja shtazarake e Sadriut, me sa duket është edhe më e vjetër, edhe më e mykur.
Llomotitja shtazarake e Sadriut ndoshta ka qënë tipike për kohën para pushtimit turk kur trualli arbnor ishte i gjithi kristian. Ç’më shkrive së qeshuri. Trualli arbnor paraturk ka qënë plot princër, princesha, kështjella, manastire, murgj, kisha, të gjitha të buta, të gjitha të ndritura për t’ja pasur zili bota, ndërsa llomotitja e Sadriut është më e zezë se zifti i zi i skëterrës më të errët.
A mund të ketë qënë antikiteti, si të thuash, gurra ku Sadriu piu, dhe me llomotitje shtazarake shpërtheu ?
E pamundur. Në antikitet lulëzonte oratoria me rregulla, shkollat peripatike, akademitë, demokracia, shkencat, matematika, trigonometria, algjebra, astronomia, pra gjëra të larta, ndërsa llomotitja shtazarake e Sadriut është gjëja më e ulët që ekziston.
As kësaj as asaj kohe, i bie që llomotitja shtazarake e Sadriut nuk i përket historisë por epokave parahistorike.
Me gjasa llomotitja shtazarake e Sadriut i ka rrënjët në epokën e bronxit, ose edhe më thellë në mjegullat e kohës, në epokën e hekurit. Llomotitja shtazarake e Sadriut është një qurre dhe një spirrë e lëngëshme e rrrjedhëshme e neveritshme pa asnjë lidhje me ngurtësinë e lavdërueshme të metaleve.
Llomotitja shtazarake e Sadriut është edhe më primitive, edhe më e vjetër, edhe më e egër.
Mjerë ne që duke pritur të qeverisemi nga të shkolluar të Kembrixhit dhe Harvardit, këshillat na i jep, orientimin na e sugjeron, ligjin na e bën, llomotitja shtazarake e Sadriut, ky tmerr e turp i pashembullt që Sadriu na e sjell nga koha e shpellës, gurit, drurit, litarit, hurit.
Departamenti i perndjekuve politike dhe Bashkia Shkodres, or...
Ndjeshmëria e lartë ndijore ndodh kur shume stimulues ndijor...
Portalet po ziejnë e zhurmojnë se qenka zbuluar lobuesi dhe ...
Nga Ernest GossageNë këtë listë, po paraqesim 10 nga veprat ...
Ish-kryemnistri Sali Berisha e quan te qellimshem aksidentin...
Sa herë që Ben Blushi flet në parlament, populli edhe “i maj...
Mungesa e politikave kombëtare në lidhje me artin dhe kultur...
Dokumenti, ja si lulëzonte trafiku i cigareve më 1970 me Cam...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme anti-cannabis të z...
Klubi mesdhetar kundër kursimit – Samiti juglindor i Athinës...
Në “hije”, kultivimi i hashashit po lulëzon në çdo cep të ve...
Irani ka filluar të ndërtojë uzinën e dytë bërthamore. Rusi...
Një aksident në kryeqëzimin e Laknasit përveç përplasjes së ...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia njoftuan në orët e para të së ...
Policia jep detaje ne lidhje me masakrimin e nje biznesmeni ...
Deputeti socialist Ben Blushi ka filluar organizimin e parti...
Ministri i Mirëqenies dhe Çështjeve Sociale Blendi Klosi gja...
Një sondazh i zhvilluar deri ditën e djeshme në Dibër nxjer...
Inspektoriati i Punës ka ushtruar kontrolle të subjekteve pë...
KQZ është e shqetësuar për shpërndarjen e baës materile për ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...