Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në fund të muajit korrik Ministria e Financave bëri të ditur se po hartonte një projektligj që parashikonte faljen e një pjese të mirë e detyrimeve tatimore dhe doganore. Sipas draftit paraprak gjobat dhe detyrimet e para vitit 2011 do të fshihen pa kushte ndërsa ndërsa ato të pas vitit 2011 do të falen 30% së bashku me gjobat, me kushtin që të paguhej pjesa tjetër e detyrimit.
Teksa gushti ishte pushim, në shtator financat nuk po ndihen më për draftin, i cili nuk ka kaluar ende në qeveri.
Mësohet se është Fondi Monetar Ndërkombëtar, ai që ka shprehur rezerva për këtë falje masive. Fondi është shprehur dakord vetëm për fshirjen e borxheve të pambledhshme. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Kosova.
Nga Ministria e Financave nuk ka ende një koment se kur pritet të kalojë drafti i ligjit të faljes në qeveri.
Vetëm pak muaj më parë, kundërshtimet e FMN bënë që financat të linin pezull një plan për dhënien me koncesion të një platforme elektronike për mbledhjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pasi kërkoi një analizë të qartë kosto-përfitime.
Megjithatë, marrëveshja trevjeçare më FMN-në, (EFF- Extended Fund Facility) në bazë bazë të cilës qeveria mori një hua prej 298.3 milionë euro, mbaron në fillim të vitit të ardhshëm dhe nuk dihet nëse ajo do të rinovohet më. Marrëveshja u miratua në 28 shkurt 2014. Nëse nuk rinovohet, atëhere duket se financat do të kenë dorë të lirë që të realizojnë amnistinë përpara zgjedhjeve të ardhshme.
FMN dhe qeveria e re pas 2013 nisën një bashkëpunim të ngushtë, nëpërmjet një marrëveshje huaje detyruese me të cilin autoritet shqiptare nuk do të mund të ndërmerrnin politika fiskale dhe disa reforma strukturore me ndikim në buxhet pa miratimin e FMN-së. Në të kundërt Fondi nuk do të disbursonte këstet tremujore të huasë dhe marrëveshja mund të prishej. Nëse marrëveshja e ardhshme nuk do të jetë e detyrueshme, atëhere qeveria është e pavarur të bëjë politikat e saj.
Drafti paraprak i faljes
Sipas draftit paraprak të faljes së gjobave e detyrimeve, që u publikua në fund të korrikut parashikohej që brenda një afati 8?mujor të pastrojnë të gjitha detyrimet e biznesit në tatime e dogana. Nuk do të bëhet dallim nëse ka një biznes me status aktiv apo pasiv, por çdo detyrim, gjobë apo kamatëvonesë nga viti 2008 e deri në fund të 2011-s do të fshihet. Po kështu, edhe 53 milionë dollarë detyrime që rezultojnë në regjistrat e Drejtorisë së Transportit Rrugor do të fshihen për çdo automjet që nuk ka paguar taksat përgjatë 10 viteve të fundit kundrejt asnjë pagese. Të vetmit që do të paguajnë këto detyrime janë personat që kërkojnë të riaktivizojnë targën. Edhe për këtë kategori do të ketë sërish falje. ?Personat të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve që u përkasin periudhave pas janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë?, thuhet në projektligj.
Pesha e parave për të paguar është pak më e lartë për ata të cilët kanë një detyrim në tatime e dogana pas vitit 2011. Bizneset duhet të paguajnë 70% të shumës që kanë borxh dhe do t?i falet 30% e detyrimit. Për borxhin tatimor, ligji shprehet qartë se llogaritet edhe kamatëvonesa. ?Detyrimet tatimore të papaguara sipas pikës 1 të nenit 2 të këtij ligji, që u përkasin periudhave tatimore duke filluar nga janari 2012, të evidentuara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, falen nëse tatimpaguesi brenda datës 31.03.2017 paguan 70% të tatimit/taksës dhe kamatëvonesës përkatëse?, shprehet në projektligj. Ndërsa për borxhin në dogana falet edhe kamatëvonesa. ?Detyrimet e pagueshme në doganë, që u përkasin periudhave pas datës 31.12.2011 të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, falen, nëse brenda datës 31.03.2017, paguhet 70% e shumës së detyrimeve të pagueshme në doganë pa gjobat?.
Ministria e Financave nuk do falë asnjë kontribut që punëmarrësi nuk ka derdhur për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Me qëllim lehtësimin e bilanceve në tatime, ajo do të falë gjobat, por jo detyrimet që shkojnë për pensionin e punonjësit. ?Dënimet administrative (gjobat) për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të personave fizikë dhe juridikë, që janë të evidentuara deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe i përkasin periudhës pas dhjetorit 2011, falen me kushtin që kontributi i papaguar dhe kamatëvonesat përkatëse pavarësisht periudhës që i përket, të paguhet brenda datës 31.03.2017? ? nënvizohet në ligj./MONITOR
Ne nje njoftim per shtyp te sapoleshuar nga z. Nard Kolaj Dr...
E dashur Mirela, Kur mora haberin e prishjes së teatrit, aq ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Ve...
Policia e Sarandës arreston në flagrancë për “Vjedhje”, shte...
Policia arreston në flagrancë për “Shkeljen e rregullave të ...
Një operacion i policisë së Vlorës ka sgjësuar rreth 12.000 ...
Policia ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim Romario ...
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi gjatë...
Ministri i Integrimit Evropian i Kosovës Bekim Çollaku, ka k...
Në vendin fqinj, Itali sekuestrohen 3 ton e 800 kg marijuanë...
Gjatë takimeve elektorale të kandidatit të PD-së në Dibër Sh...
Në mbyllje të fushatës në Dibër kryetari i Partisë Socialist...
Kandidati për kryebashkiak në Dibër, Sherefedin Shehu gjatë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirr...
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë të enjten t’i ketë nisur k...
Institucionet ndërkombëtare vijojnë të japin alarmin për niv...
Një tren ka dalë nga shinat në veriperëndim të Spanjës dhe k...
Dështon Partia Socialiste në Dibër. Rezultati i zgjedhjeve l...
Çështja jo pak e përfolur në media për atësinë e mohuar para...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...