Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
GJERGJ THANASI
Pas tre vite qeverisje të ?Rilindjes? varfëria madje vende-vende edhe mjerimi nuk janë pakësuar, por janë shtuar. Këtë fakt kokëfortë e pohojnë të majtë e të djathtë me përjashtim të punonjësve të agjit-propit mavi të rangut të ?Zonjushës Fu-Fu? në Kryeministri. Për të mjerët shqiptarë ka dy rrugë, ose kriminalizim masiv duke u shndërruar në argat (punëtor me mëditje maksimumi 3 000 lekë në ditë) i bosëve të kanabisit, ose shkuarja në azil në Europë. Argatllëku në plantacionet e kanabisit nuk zgjat më shumë se 2-3 muaj, sidomos për varietete kanabisi me cikël vegjetativ të shkurtër. Ky ?punësim? sjell maksimumi të ardhura bruto prej 270 000 lekësh (në tre muaj) d.m.th. më pak se 2 000 euro. Për një shumë të tillë qesharake dhe për jo më pak se 10 orë punë rraskapitëse bujqësie dhe shpesh fjetje në kasolle e baraka pa ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike rrezikohet burgu nga policia. Kuptohet bosët në raste ekstreme do sakrifikojnë argatët e mjerë, pa folur pastaj, kur bosët e kanabisit në bashkëpunim me policinë i bëjnë këta argatë koka turku duke i vetë dekonspiruar te policia, me qëllimin e mirë që Policia e Shteti dhe ministri i linjës të mburren para të huajve për suksese në luftëën antidrogë! Në raste ekstreme të tillë mjeranë shkojnë si qeni në vreshtë duke mbetur të vrarë gjatë shkëmbimeve të zjarrit midis bandave kanabis kultivuese dhe ?eksportuese?.
Azili në Europë
Azili në Europë i praktikuar me një rritje me progresion gjeometrik në vitet 2014-2015 shërbeu si një ilac qetësues afatshkurtër, por për shkak të rrethanave disavantazuese ndërkombëtare, fatkeqësisht nuk i ndihmoi dot më shumë shqiptarët e ngratë. Tashmë krahas destinacioneve të tilla të preferuara si Gjermania, Holanda, Belgjika, Anglia apo edhe Islanda edhe Suedia po shndërrohet në një ?Mekë? për azilkëkuesit shqiptarë.
SUEDIA
Sipas prestigjozes britanike ?The Independent? (shiko linkun: http://ëëë.independent.co.uk/neës/ëorld/europe/refugee-crisis-asylum-seekers-sëeden-applications-ëithdraën-record-numbers-a7209231.html) Suedia ofron një sërë avantazhesh për azilkëruesit. Ashtu sic shprehet edhe ministrja për punësim e integrim Ylva Johanson, shumica e suedezëve nuk janë racistë. Suedia dy vitet e fundit ka pranuar 55% të të gjithë kërkesave për azil shifër kjo e lartë krahasuar me vendet e tjera europiane. Fjala vjen vetëm 1% e shqiptarëve, që aplikuan për azil në Gjermani morën përgjigje pozitive, ndërsa në Hollandë thuajse 100% të azilkërkuesve shqiptarë ju refuzua azili. Sistemi i mbrojtjes sociale në Suedi po ashtu është shumë bujar dhe popullsia krahasuar me vendet e tjera europiane është më mikëpritëse ndaj azilantëve. Pikërisht për shkak të të tilla kushteve në vitin 2015 Suedia zuri vendin e dytë në Europë për numrin e refugjatëve për cdo një mijë banorë.
Suedia duke forcuar ligjin për bashkimin familjar, duke forcuar procedurat për verifikimin e pretendimeve të azilkërkuesve si edhe duke pasur vështirësi për punësimin e azilkërkuesve (punësim me dokumente të rregullta jo në të zezë) po përpiqet të pakësojë numrin e azilkërkuesve. Në funksion të këtij qëllimi Suedia ofron edhe stimuj financiarë për ata azilkërkues, që largohen vullnetarisht nga territori suedez. Stimujt janë me të vërtet të konsiderueshëm për standartin shqiptar. Sipas prestigjozes angleze ?The Indipendent? dhe medias italiane ?IL Giornale? (për më shumë në linkun: http://ëëë.ilgiornale.it/neës/mondo/svezia-paga-30mila-corone-ai-rifugiati-che-lasciano-paese-1299717.html) suedezët ofrojnë 30 000 korona (Krona) për cdo azilkërkues, që pranon të largohet vullnetarisht nga Suedia shifër kjo ekuivalente e më shumë se 4 milion lekëve të vjetra. Për familjet ofrohen deri në 70 000 korona d.m.th. thuajse 10 milion lekë të vjetra. Për shqiptarët, që jetojnë në mjerim në zona të thella malore apo në bidonvilet informale për rreth Tiranës, Durrësit, Shkodrës etj. Suedia shndërrohet me të vërtet në një mënyrë mbijetese.
Kostoja e udhëtimit deri në Suedi nuk është aq e madhe sa mund të imagjinohet, mjafton që paraprakisht të kontrollosh në internet oferëtën më të leverdisshme. Kostoja e udhëtimit deri në Bremen (Gjermani) me autobus është jo më shumë se 150 euro. Nga porti gjerman i Rostokut në portin suedez të Trelleborgut bileta më e lirë është 43 euro për person përfshirë veturën. Me maksimumi 250 euro, përfshirë pare xhepi për kafe e ujë rrugës si edhe koston e taksisë nga stacioni i autobuzëve në port shkohet nga Durrësi apo Tirana në Suedi. Nëse nga Hamburgu i Gjermanisë udhëtohet me autobus direkt për në Stokolm me linjën e autobuzëve ?Line 073? kostoja totale e udhëtimit zbret në vetëm 200 euro. Realisht një azilkërkues shqiptar me vetëm 200 euro mund të mbërrijë në Suedi, mjafton të dijë të shfrytëzojë ofertën më të lirë të transportit.
Atje kushtet e fjetjes, ngrënies, ndihmës mjekësore, shkollimit dhe kujdesit për fëmijët janë shumë fish më të mira sesa në kampet e refugjatëve në Gjermani. Populli dhe qeveria suedeze janë jashtëzakonisht humanë, me plot kuptimin e fjalës. Kushtet e azilit në Suedi madje janë më të mira se kushtet e jetesës në Shqipëri jo vetëm për të mjerët në zonat e thella malore por edhe për familje normale në qytetet kryesore si Tirana, Durrësi, Vlora etj. Me minimalisht 200 euro për person (pa pasur nevojë për kallauz) mund të shkohet dhe qëndrohet minimalisht 6 muaj në Suedi duke jetuar shumë më mirë sesa shumica e shqiptarëve dhe më pas kthehesh vullnetarisht në Shqipëri me 30 000 korona ( mbi 4 milionlekë të vjetra) në xhep! Nëse azilkërkuesit shqiptarë do ta shtrëngojnë ca dorën, mund të kthehen edhe me më shumë lekë duke kursyer nga shuma mujore e parave të xhepit, që ofron shteti suedez për cdo azilkëkërkues. Për azilkërkuesit e mitur nën 18 vjec të pa shoqëruar nga prindërit, kushtet e jetesës në Suedi janë edhe më të mira dhe mundësia e dëbimit është mjaft e vogël. Shqiptarët në kthim fare mirë mund të vinë me një garderobë të rinovuar (falas nga organizatat bamirëse suedeze) me veshje shumë më cilësore se ato prodhim turko-kineze, që blihen me të shtrenjtë te ?Myslym Shyri? apo edhe në qendrat tregtare të Shqipërisë. Duke pasur parasysh thënien: një foto flet më mirë se një mijë fjalë, lexuesit krahas shkrimit mund të shikojnë edhe fotot ilustruese të mikë[ritjes suedeze dhe jetës së përditshme të azilkërkuesve në Suedi.
Në një vend si Shqipëria, ku pushteti i Kryeministrit ish piktor i ofrohet delireve diktatoriale, ku ambasadorët euro-atlantikë e konsiderojnë sundimin e Edi Ramës si të keqen më të vogël, ku opozita është e nivelit: Bir Selman i nënës kë të qaj më parë, kuptohet ikja për në Suedi është si një ilac për plagën e mjerimit. ?Ilaci? sigurisht nuk e shëron këtë plagë por përkohësisht zbut dhjembjet e saja dhe u ofron më të varfërve të Shqipërisë një zgjidhje të përkohëshme në pritje të ditëve më të mira!
Dritan Hila, ish-zv minister i mbrojtjes ne qeverine Rama ne...
Me ane te nje postimi ne facebook, Kryetari i LDE – Partia p...
Në fund të fjalimit të tij të fortë në parlament, pasi i më...
Donald Lu është rikthyer edhe një herë të flasë për temën e ...
Deputetja e Partisë Demokratike ka folur lidhur me situatën ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ringre shqetësimin e mospjesë...
Kryeministri Rama ka folur në Kuvend për çështjen e maturant...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Lartësinë e Tij Mbret...
Inflacioni është një nga konceptet më të njohura ekonomike k...
Nga Bledi MANEE dini pse me pelqen zhurma e maturanteve? Sep...
Dhuro Gjak – Donate Blood Fundjavë Ndryshe – Different Weeke...
Lidhur me transmetimin e disa pamjeve se si mund të regjistr...
Ministrja Lindita Nikolla iu kundërpërgjigj gjuhës së ashpër...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi inspe...
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka deklaruar nga foltorj...
Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj në një prononcim jashtë sa...
Nuk mund te shenjohet me shemtuar tre vjetori i kesaj qeveri...
Zëvendës kryeministri Niko Peleshi në përgjigje të deklarata...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar ministren e arsi...
Deputeti Blushi ka kritikuar qeverinë në të gjithë drejtimet...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...