Cilat vende të BE-së luftojnë hendekun e pagave?/ Rregullat e reja të transparencës e ndajnë bllokun
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Inflacioni është një nga konceptet më të njohura ekonomike kudo në botë, që nuk haset vetëm në tekstet e ekonomisë, por dhe në ato të historisë, politikës e shkencave të tjera sociale. Në terma të thjeshtë, inflacioni tregon apo mat se sa më i shtrenjtë është një mall apo shërbim, një komoditet apo një grup komoditetesh në një periudhë kohore të caktuar. Inflacioni apo binjaku i tij malinj deflacioni ka zhytur në gropë vende e kombe të ndryshëm, të cilëve iu desh mjaft kohë për të dalë nga ato periudha të errëta destabiliteti e rrënimi. Nuk është e rastit, që shumë zgjedhje janë fituar, bazuar në premtime të mbajtura mbi inflacionin apo janë humbur prej dështimit për ta vënë nën kontroll atë.
Në Shqipëri, ekonomia e vendit gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2016 shfaqi tendenca deflacioni (praktikisht me një inflacionin gati afër zeros), bazuar dhe në shifrat e Instat , të zbardhura në një artikull të fundit të Revistës Monitor. Ndërsa, në publikimin e fundit të Instat, shihet se inflacioni është afër vlerës 2%, që është ende larg nivelit të dëshiruar dhe të projektuar prej 3% të BSH-së. Natyrisht, një ecuri pozitive korrigjuese (nëse është e vërtetë), por, nga ana tjetër, lexoj, me keqardhje, se në këtë rritje të inflacionit kanë ndikuar kryesisht çmimi i grupit ?ushqime dhe pije jo alkoolike? dhe ai i grupit ?shërbime arsimore?. Në gjykimin tim, dëshpëruese është që kjo rritje e çmimeve nuk është si rezultat i kërkesës së shtuar por tkurrjes së prodhimit vendas, rritjes së importeve dhe ndikimit të monopoleve të fuqizuara sërish. Gjithashtu, ka një rritje të inflacionit të lidhur me grupimin ?pije alkoolike e duhan?, që ka shumë të ngjarë që të jetë si pasojë e stresit dhe aspak argëtimit në shumicën e popullsisë shqiptare. Konstatohet ndikim dhe në grupimin ?mirëmbajtje e pajisje shtëpiake?.
Pavarësisht nga kjo histori deflacioni-inflacioni dhe të dhënash të evoluara jo në mënyrë normale (ndonjëherë dhe të trukura), vështirësitë e familjeve shqiptare janë bërë sot tepër shqetësuese. Nga kontrolli i përditshëm i parave rezulton se portofoli i qytetarit lehtësohet me mjaft shpejtësi. Kjo bëhet akoma më e dukshme, sidomos mbas një udhëtimi në ushqimore, supermarkete apo dhe tek stacioni i karburanteve (me çmimet e tyre më të kripura në rajon). Për një vend si Shqipëria pesha e çmimit të ushqimeve, pijeve, arsimimit dhe energjisë, zë vendin kryesor në shportën përllogaritëse të indeksimit të inflacionit. Pra, një rritje në këto çmime ndjehet shumë më tepër nga qytetari shqiptar sesa do të ndjehej nga qytetari i thjeshtë i BE-së, i cili pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre nuk i harxhojnë në këto mallra e shërbime. Ose, siç thuhet në popull, ai e ka zgjidhur me kohë hallin se çfarë do të hajë, çfarë do të veshë apo me çfarë parash do të blejë librat e fëmijëve të tij. Kjo bëhet akoma më dhimbshme po të shtohet këtu dhe fakti i papunësisë në nivele serioze, apo akoma mbajtja në të njëjtat vlera e rrogave e pensioneve për 3 vjet qeverisje resht (deri duke ?harruar? rregullimet e detyrueshme të lidhura me inflacionin!). Dhe, ndërkohë, ndeshet çdo ditë rritje kontributesh, tatimesh e taksash, krahas shtesave të mëparshme të çmimit të energjisë elektrike apo ujit, gjë që e ka bërë situatën e sotme ekonomike shumë trishtuese, madje tepër tragjike e migjeniane për mjaft familje shqiptare…
Nga Bledi MANEE dini pse me pelqen zhurma e maturanteve? Sep...
Dhuro Gjak – Donate Blood Fundjavë Ndryshe – Different Weeke...
Lidhur me transmetimin e disa pamjeve se si mund të regjistr...
Ministrja Lindita Nikolla iu kundërpërgjigj gjuhës së ashpër...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi inspe...
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka deklaruar nga foltorj...
Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj në një prononcim jashtë sa...
Nuk mund te shenjohet me shemtuar tre vjetori i kesaj qeveri...
Zëvendës kryeministri Niko Peleshi në përgjigje të deklarata...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar ministren e arsi...
Deputeti Blushi ka kritikuar qeverinë në të gjithë drejtimet...
Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie të Dibrë...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ...
Kryebashkiaku Veliaj ka zhvilluar një takim më 24 administra...
Deputeti socialist Erion Braçe në fjalën e tij në Kuvend dek...
Lazarat Burning, triller aksion me regji te William Kaufmann...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ...
Akti normative vjen në një peizash tejet të përmirësuar ekon...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në Konferencën ...
Zv. Kryeministri Niko Peleshi i është përgjigjur akuzave që ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...