Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Sipas raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë, kreditë e pakthyera në afat në banka kane shënuar një rritje të fortë me një kulm ngritje në muajin korrik 2016 afro 21.15% të totalit. Jo më larg se pak koh më parë, në sistemin bankar, u krye një operacion i mirëfilltë për të fshirë nga bilancet e bankave një sasi te konsiderueshme të kredive të këqija të akumuluara në vitet e fundit; madje sipas burimeve nga Banka e Shqipërisë, në këtë kuadër u ?pastruan? rreth 23 miliardë lekë. Fatkeqësisht, nuk ishte hera e parë që ndodhte kjo gjë në këtë dekadën e fundit.
Në një shkrim të kohëve të fundit në Revistën ? Monitor?, thuhet se 65% e totalit të portofolit të kredive me probleme zotërohet nga 36 kompani të mëdha në pronësi të pak biznesmenëve vendas, teksa në këtë listë është shtuar tashmë edhe firma ?Kurum International?, e cila para disa muajve regjistroi në Gjykatën e Tiranës dhe kërkesën për shpallje falimenti. Siç rezulton, vetëm në bankat shqiptare kompania Kurum ka mjaft detyrime të pashlyera, p.sh., ajo i detyrohet afro 30 milionë euro Bankës Raifeissen apo 5 milionë të tjera te NBG Bank. Historia e borxheve bëhet mjaft e rrezikshme po të shtohen këtu aventurat fatkeqe me rafinerinë dhe sektorin e hidrokarbureve. Aty, teksa kreditë dhe detyrimet rriten në shifra të frikshme asetet kalohen dorë më dorë nga kompani offshore në kompani të tjera offshore, që, pavarësisht ?kamuflimit?, duken sikur drejtohen po nga të njëjtët administratorë të dyshimtë me lidhje rilindëse. Vetëm një ministër dritëshkurtër mund ta quajë këtë një histori suksesi. Ndërsa, për sytë e shumë qytetarëve, këtu bëhet fjalë për një abuzim që, nën zë, brenda klanit të ngushtë rilindës justifikohet me zgjedhjet që po afrohen. Por, nuk përjashtohet, madje nuk ka pse të mos të na shkojë mendja edhe për më tepër: për ryshfete e zarfe mavi të përfitimit individual.
Po ashtu, sipas raporteve të BSH-së në fund të vitit 2013 kreditë e konsideruara të humbura kapnin vlerën e 230 milion eurove, ndërsa sot e kanë kapur shifrën e 450 milion eurove apo gati dyfishin. Ndërkohë totali i kredive të standardizuara me probleme ka kapur shifrën marramendëse të 1 miliard eurove. Revista Monitor na informon, gjithashtu, se propozimet në forme ligjore nga Banka e Shqipërisë kanë kohë tashmë që presin miratimin në parlament, pra dhe vullnetin e kastës rilindëse të bllokuar nga lobime të bizneseve të fuqishme. Janë shpesh ato sipërmarrje që abuzojnë duke luajtur mjeshtërisht në hapësirat që ofrojnë ligjet aktualë falë dhe lidhjeve me politikën.
?Zgjidhja e problemit të kredive të tilla do të kërkojë shumë vullnet politik në nivelet më të larta të qeverisjes,? deklaron një ekspert për BIRN. Sipas tij, disa nga kompanitë e falimentuara janë, gjithashtu, në pronësi të sipërmarrësve, që kanë ndikim të madh në qeveri dhe në media. Pikërisht, procesi i falimentimit të këtyre kompanive mund të ndryshojë rrënjësisht panoramën e biznesit dhe peshës së medias në vendin tonë, por dhe të vetë trekëndëshit të Bermudave politikë-biznes-media që është dhe ?modus operandi? i tranzicionit tonë të stërzgjatur dhe tepër të lodhshëm.
Rritja e kredive të këqija e ka krijuar kufizime mbi gjendjen e likuiditetit në qarkullim, por dhe në vetë sistemin financiar, duke shkaktuar shtrëngim të kritereve dhe rritje të kujdesit të bankave për një kreditim të mëtejshëm. E gjitha kjo, natyrisht, fut në një rreth vicioz ekonominë tanimë të nën-financuar. Kjo lidhje shkak-pasojë midis huave me probleme dhe financimit të një ekonomie të dobët bëhet më serioze kur kemi dhe një krizë të stimuluar nga faktorë të jashtëm. Pra, sot, në Shqipëri, kemi një mungesë financimi të ekonomisë, të shoqëruar me të gjithë faktorët ndikues; dhe si pasojë nuk gjenerohet likuiditeti i nevojshëm për investime, por dobësohet edhe kërkesa konsumatore. Si rrjedhojë, janë rritur dhe vështirësitë në gjendjen e likuiditetit të klientëve dhe është komprometuar aftësia e tyre paguese në banka, duke na dhënë kështu një rritje progresive në portofolin e kredive të këqija. Me tej, kjo gjendje po ul fitimin e bankave dhe ka rritur kërkesat për kapital, duke i detyruar bankat që, përgjithësisht, të zgjedhin një alternativë investimi me më pak rrezik, siç janë bonot e thesarit, duke mos i kanalizuar kështu kursimet drejt sipërmarrjes private. Si rezultat është ndikuar jo pak vetë rritja ekonomike, e zhytur kështu në një rreth tjetër vicioz. Problemi bëhet akoma më serioz po t?i bashkëngjisim rritjes së kredive me probleme dhe stanjacionin ekonomik, deflacionin, papunësinë galopante, uljen e remitancave, rritjen e borxhit të brendshëm (gjoja dhe si pasojë e kanalizimit të fondeve për të shlyer detyrime të mëparshme dhe ndihmuar biznesin në pagimin e borxheve përkatëse) dhe atij të jashtëm, largimin e investitorëve të huaj me nxitim, minimizimin e politikave nxitëse të qeverise së mëparshme, frenimin e disa sektorëve me peshë në ekonomi, etj. Po aq shqetësues është dhe rezultati i gjoja rimëkëmbjes, pra dhe vetë dështimi i ?luftërave? anti-informalitet e anti-korrupsion, apo rezultati i politikave rënduese fiskale të këtyre 3 viteve të fundit. Nuk mund të lihet mënjanë as dhe problemi serioz i kolateraleve të mbivlerësuara, të shpërdoruara apo tjetërsuara që mbajnë këto banka si garanci ndaj kredive, përfshirë dhe ligjet që rregullojnë operacionet mbi kolaterale të tilla. Kërkohen, po ashtu, ndryshime serioze edhe për ligjin e falimentit, bazën ligjore shoqëruese e plotësuese të tij.
Sipas specialistëve, kreditë e këqija deri në fillim të vitit tjetër pritet të shkojnë drejt vlerës 22-23%, që është dhe më shumë se 4-fish i mesatares të vendeve anëtare të BE-së, ku pretendojmë të aderohemi shumë shpejt, sidomos tani që falë ndërhyrjes së fuqishme dhe vendimtare të Metës u miratua dhe reforma kushtetuese me konsensus parlamentar historik. Sidoqoftë, nisur nga situata e sotme, një zgjidhje e nevojshme mund të ishte krijimi i një institucioni financiar me bazën ligjore përkatëse, që së bashku me Bankën e Shqipërisë dhe vetë qeverinë, të synojnë absorbimin e këtyre huave me probleme, si dhe për të menaxhuar problematikën me kolateralin e mbetur. Dhe lidhur me to, sidomos për të kataloguar elementet me risk në sipërmarrjen vendase, aq më tepër që të mos lejojnë ?zhvendosjet? nga kompani offshore në një tjetër offshore, që lehtësisht mund të dëmtojnë sistemin bankar dhe ekonominë vendase. Madje, për mendimin tim, një pjesë e mirë e sipërmarrjeve, ashtu dhe rregullatorët përgjegjës duhet të japin llogari para drejtësisë, sidomos për disa nga manovrat kryesore financiare abuzive. Po ashtu, kërkohet efektivitet në masat e ndërmarra në vazhdim dhe, mbi të gjitha, një ndërhyrje e shpejtë dhe e duhur për eliminimin e këtyre huave të këqija. Aq më tepër po të kemi parasysh borxhin e lartë publik, deflacionin ekonomik dhe performancën e ulët të politikave fiskale e atyre monetare, si dhe, natyrisht, përqindjen e barrës që do të mbajnë mbajtësit e bonove në këtë amortizim fiskal. Së fundi, bazuar në një nga raportet e fundit të FMN-së, rritja ekonomike është e domosdoshme për të përmirësuar situatën në sistemin bankar dhe anasjelltas riparimin e balancave të vetë bankave, duke detyruar dhe ristrukturime rigoroze apo dhe fshirje të tjera të kredive të këqija. Mesa duket, një gjë e tillë mbetet një përparësi për të stimuluar kredi-dhënien, klimën e të bërit biznes, investimet, konsumin dhe, për rrjedhojë, për të filluar rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Të shpresojmë që sistemi ynë bankar mund të durojë akoma dhe një apo disa fshirje të tjera kredish të këqija pa u thërrmuar!?
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka zg...
Policia e Shtetit vijon fushatën sensibilizuese për sensibil...
Në cilësinë e Avokatit të Popullit të Shqipërisë dhe të Pres...
Kandidatët për studentë në Universitet po zhvillojnë protest...
Ditët e fundit janë shtuar tensionet në qendrat greke të tra...
Rreth 28 milionë fëmijë janë të pastrehë globalisht për shka...
Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka shprehur shqetësi...
Policia bashkiake e Tiranës i shpall “luftë” evazionit fiska...
Duam paqe e stabilitet në rajon, thotë Ivica Daçiç. “Ne duam...
Reciprociteti i është përmendur Serbisë edhe të martën nga m...
Hije të reja dyshimi për identitetin e saktë të viktimave. M...
Asgjësohen 3100 rrënjë kanabis në fshatrat e Krujës. Operaci...
Interpol Tirana ekstradon nga Athina një shtetas shqiptar të...
Operacioni antidrogë “Vjeshtë 2016” në Dibër ka vënë në pran...
Rruga Qafë-Mali – Bajram Curri është e pakalueshme për mjete...
Kryetari i Partisë Demoratike Lulzim Basha në një intervistë...
Jeta juaj ne çift do hyje ne një faze edhe me te bukur gjate...
Kjo është letra e një maturanteje të quajtur Sonila, që ësht...
Peticion i banorëve të Qeparoit, kundër Koço Kokëdhimës:Ne b...
Dy ambjentalistë në Qipro i kushtohen ruajtjes së një thesar...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...