Ndërron jetë Karimovi - E ardhmja e pasigurtë e Uzbekistanit
Diktatori Islam Karimov nuk ishte më i gatshëm për reforma. ...
Në Francë, disa i referohen kësaj periudhe si vera e terrorit. Tani, komunitetet në mbarë vendin po punojnë për të lehtësuar plagët dhe për të evituar atë që shumë myslimanë francezë janë të shqetësuar se mund të jetë një reagim i ashpër kundër tyre nga politikanë dhe qytetarë të zemëruar. Tensionet mes komuniteteve janë shtuar në ishullin e Korsikës, të kontrolluar nga Franca, ku myslimanët dhe jo-myslimanët u përleshën në një plazh në muajin gusht. Frika është rritur edhe më tej pasi separatistët e ishullit, që kundërshtojnë qeverinë e Parisit, thanë se janë të armatosur dhe gati për ta marrë kontrollin në duart e tyre në se grupi Shteti Islamik kryen sulm në ishull.
Nuk ka patur asnjë paralajmërim terrorist për Korsikën, por ndërsa vera po përfundon, plazhet e ishullit janë bërë një pikë qëndrore në betejën e kulturave të Francës që është ndezur pas sulmeve në tokën franceze.
Disa plagë të betejës po shërohen. Kjo është njëra nga disa dhomat e faljeve për myslimanët që u sulmua së fundmi. Dritaret e thyera dhe të shkatërruara janë riparuar, dhoma është pastruar, por bisedat se çdo të thotë të jesh mysliman në Korsikë, janë intensifikuar.
?Integrimi në një shoqëri nuk do të thotë refuzim i kulturës së origjinës për t?iu përshtatur një kulture tjetër. Kjo për mua nuk është integrim.?
?Integrimi është respektimi i ligjeve, respektimi i vendit që të ka mirëpritur, respektimi i traditave, respektimi i njerëzve, por edhe ruajtja e kulturës së origjinës.?
Një pjesë e të rinjve janë dakord. 24-vjeçari Sabri Merdaci ka lindur në Korsikë nga prindër tunizianë dhe algjerianë.
Ai është rritur në plazhet e Korsikës, por tani thotë se u shmanget atyre.
Gratë e zhveshura janë një provokim për të, por ai është gjithashtu i shqetësuar sesi perceptohen nga të tjerët veshjet e tij islame.
?Mundet që njerëzit e shohin atë si provokim, ashtu si një burrë që sheh një grua lakuriq që ecën në rrugë. Ajo kërkon t?i thotë atij, ?jam e lirë’, por ai e sheh si një provokim. Ne e shohim atë si zgjedhje që bën dikush në lidhje me fenë dhe identitetin pasi lidhet me Islamin?, thotë Sabri Merdaci.
Izolimi i Korsikës dhe lëvizja e fuqishme separatiste ka bërë që shumë njerëz të mendojnë se Parisi nuk po bën sa duhet për t?i mbrojtur ata. Pas sulmeve terroriste të këtij viti në Francë, një deklaratë nga Fronti militant për Lirinë Kombëtare të Korsikës paralajmëroi se po përgatitet të sulmojë pa ngurrim Shtetin Islamik.
Shumë njerëz e shohin me seriozitet këtë deklaratë.
?Pas kësaj deklarate, mendoj se e gjithë popullsia në Korsikë po pyet se kush do të na mbrojë. A jemi të detyruar të vetmbrohemi? Dhe me çfarë mënyre??
Zyrtarët në Korsikë kanë marrë masa me shpejtësi për të shuar thashethemet provokuese përfshi disa rreth burkave. ?Makina e integrimit është prishur,? thotë zyrtari i lartë i zgjedhur i ishullit ndërsa shton se është i shqetësuar rreth një sulmi terrorist atje.
?Ka një shqetësim real pasi fatkeqësisht ngjarjet muajt e fundit kanë treguar se askush nuk është i sigurtë dhe ka elementë në në Korsikë që na bëjnë të shqetësuar për një rrezik në rritje?, thotë Gilles (Zhil) Simeoni, president i Këshillit Ekzekutiv.
Duke patur parasysh armiqësinë që ekziston tashmë në komunitetin e tyre, disa myslimanë në Korsikë janë të shqetësuar se çdo hakmarrje kundër Shtetit Islamik mund të sjell hakmarrje ndaj tyre.
?E marrim si një provokim për ata që mund të duan të kryejnë një sulm në Korsikë dhe do të jemi ne që mund ta paguajmë?, thotë Mohamed Jouablia.
?Pra, nëse dikush bën një gabim, grupi reagon dhe kërkon tjetrin. Është një dënim kolektiv dhe kjo është e neveritshme. Është e papranueshme. Kjo është ajo që na shqetëson. Koncepti i drejtësisë individuale është i rrezikshëm. Kjo ka rritur ekstremet në të dyja anët?, thotë Zerdalia Dahoun.
Flamuri i Korsikës pasqyron historinë komplekse që vazhdon të luajë rol në ujrat e Mesdheut.
Diktatori Islam Karimov nuk ishte më i gatshëm për reforma. ...
-Njihemi gjë ne të dy?-Po, mendoj se po…Nuk do të ishte e pa...
Në Maqedoni pritet formimi i qeverisë teknike pas marrëveshj...
Charles KrauthammerBernie Sandersi nuk e kuptoi kurrë cilësi...
Në 6 prill 1919, në Bavari të Gjermanisë, socialistët e krah...
I dërguari i posaçëm për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se ...
Sot Italia po mban zi kombëtare, ndërsa janë duke u zbehur s...
Nënpresidenti amerikan Joe Biden konfirmoi sot mbështetjen e...
Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan tha se operacioni...
Sulmet islamike, greva dhe përmbytjet po mbajnë larg turistë...
Tre persona janë sulmuar me thikë, nga një grua në një autob...
Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë do të takohen ...
Zëvendëspresidenti i SHBA Joe Biden në një bisedë telefonike...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, u ka bërë ...
Të marrësh arratinë nga zona konflikti si Siria, Iraku dhe A...
SHBA-ja mbetet partneri ynë strategjik, jo armiku ynë, u shp...
Donald Trump ka kërkuar votat e afro-amerikanëve duke thënë ...
Dy vajza siriane, njëra prej tyre vetëm 8-muajshe, janë në m...
Ka dhënë dorëheqjen Paul Manafort, udhëheqësi i fushatës së ...
Tre zhytës profesionistë kanë humbur jetën gjatë ditës së so...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...