Erdogan: Operacioni ushtarak, kundër Shtetit Islamik dhe kurdëve
Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan tha se operacioni...
Nënpresidenti amerikan Joe Biden konfirmoi sot mbështetjen e SHBA-së për Turqinë pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti muajin e kaluar. Gjatë një konference për shtyp, zoti Biden dënoi me forcë puçin e anëtarëve të forcave të armatosura turke dhe mohoi kategorikisht që Shtetet e Bashkuara të kishin patur dijeni paraprakisht.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbërriti në Turqi ndërsa avionët amerikanët filluan të ndihmojnë Turqinë në ofensivën e saj të re ushtarake në Siri.
Nënpresidenti amerikan zhvilloi një takim dypalësh me Kryeministrin Binali Yildirim. Duke folur pas takimit gjatë një konference për shtyp, zoti Biden rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur për Turqinë:
?Si një vend aleat dhe mik i kahershëm i popullit turk, gjendem sot këtu për të shprehur me terma absolutë mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-së për Turqinë, pas një përpjekje të dështuar për puç që ndodhi muajin e kaluar.?
Zoti Biden shprehu trishtimin për puçin ushtarak të datës 15 korrik dhe e dënoi atë me forcë.
?Shtetet e Bashkuara nuk patën paraprakisht asnjë lloj dijenije për atë çfarë ndodhi më 15 korrik. Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan dënojnë me neveri atë çfarë ndodhi dhe nuk do të mbështesnin në asnjë rrethanë dhe në asnjë mënyrë të mundshme veprimet tradhëtare të anëtarëve të forcave tuaja të armatosura.?
Nënpresidenti Biden konfirmoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë bashkëpunimin me Turqinë, ndërsa kjo e fundit do të vazhdojë të paraqesë informacion të mëtejshëm në lidhje me klerikun Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon si organizator të puçit.
Kërkesa e Turqisë për ekstradimin e tij u përsërit gjatë takimeve të sotshme dypalëshe.
Edhe përpara mbërritjes së zotit Biden në Turqi, Presidenti Erdogan përsëriti gjatë një fjalimi kërkesën për ekstradimin e Fethullah Gulenit:
?Nëse një vend kërkon ekstradimin e kriminelëve nuk mundeni ta kundërshtoni. Duhet t?i ekstradoni… Do ta përsëris sot në takim. Kemi dërguar një dosje me 85 fashikuj. Do të dërgojmë edhe materiale të tjera për puçin e 15 korrikut. Nëse jemi partnerë strategjikë, SHBA-ja nuk përfiton gjë duke mbajtur atë person.?
Gjithashtu, autokolona e Nënpresidentit amerikan u prit në rrugët e Ankarasë nga protestues me parulla:
?Të gjithë shtetasit tanë që dolën kundër puçit u bënë martirë. Shumë u plagosën. Ne duam ekstradimin e personit përgjegjës. Nëse duan munden ta ekstradojnë. Kjo është kërkesa jonë e vetme.?
Pas përfundimit të takimeve në Turqi, Nënpresidenti Biden do të udhëtojë në mbrëmje drejt Suedisë./VOA
Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan tha se operacioni...
Sulmet islamike, greva dhe përmbytjet po mbajnë larg turistë...
Tre persona janë sulmuar me thikë, nga një grua në një autob...
Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë do të takohen ...
Zëvendëspresidenti i SHBA Joe Biden në një bisedë telefonike...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, u ka bërë ...
Të marrësh arratinë nga zona konflikti si Siria, Iraku dhe A...
SHBA-ja mbetet partneri ynë strategjik, jo armiku ynë, u shp...
Donald Trump ka kërkuar votat e afro-amerikanëve duke thënë ...
Dy vajza siriane, njëra prej tyre vetëm 8-muajshe, janë në m...
Ka dhënë dorëheqjen Paul Manafort, udhëheqësi i fushatës së ...
Tre zhytës profesionistë kanë humbur jetën gjatë ditës së so...
Pamje nga fshatrat e Karadakut të Shkupit, gjegjësisht fshat...
26-vjeçari që u vra nga policia belge pasditen e së hënës pa...
Qeveria turke po e shfrytëzon kohën pas puçit. Ajo vepron me...
Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano ka paralajmëru...
Një alarm i rremë ka bërë që udhëtarët në Aeroportin Ndërkom...
Rreth 5,000 punonjës shtetërorë janë shkarkuar dhe 77,000 pe...
Turqia thotë se zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do t...
Gazetarja e njohur Clarissa Ward, ka folur në Këshillin e Si...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka lejuar kompaninë Anthro...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...