Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Ndoshta jo për faj të Haxhinastos, por prioriteteve të qeverisë, ish-ministri i Transporteve u largua nga detyra me një bilanc negativ. Në krye të tre viteve, shikohet qartë se prioriteti kryesor i qeverisë, ka qenë rilindja urbane dhe rregullimi i qendrave të qyteteve, dhe jo ndërtimi me intensitet i rrugëve të reja.
Por pavarësisht kësaj, qeveria ka shpenzuar miliona euro për rrugët, duke paguar së paku rreth 200 milionë euro nga rrugët e papaguara të Berishës dhe duke investuar në projekte rurale, të cilat janë bërë kryesisht me Fondin e Zhvillimit.
Por ajo që ishte e qartë gjatë këtyre tre viteve, ishte shmangia e Drejtorisë së Rrugëve nga partner i qeverisë, dhe kalimi në plan të parë i Fondit të Zhvillimit si prokurues dhe mbështetës i projekteve rrugore, kryesisht rurale, ose rrugë në qytet, i cili për hir të së vërtetes ka dëshmuar profesionalizëm dhe cilësi.
Kjo ka bërë që për tre vite Ministria e Transporteve dhe Drejtoria e Rrugëve, të harxhojnë lekë në mënyrë dispropocionale për makiazhin e rrugëve dhe shumë here më pak, me ndërtimin e rrugëve të reja. U hodhën shumë lekë në sinjalistikë, siguri rrugore dhe përmbyllje rrugësh të nisura, duke ia lënë Fondit të Zhvillimit ndërtimin e rrugëve të reja.
Kjo situatë duket se ishte rezultati i një lufte të ftohtë që ekzistonte mes Haxhinastos dhe Kryeministrit, lidhur me prioritetet e tyre për rrugët.
Së paku tre akse kryesore që duhet të mbyllen deri më 2017, janë të rrezikuara të mos mbyllen. E para është rruga Tiranë-Elbasan. Me një indiferentizëm të pashpjegueshëm, qeveria ka lënë pa zgjidhur probleme ligjore dhe administrative me kompaninë greke ?Actor?, e kontraktuar nga koha e Berishës, për shkak të një problemi që ka dalë me rrëshqitjen në Krrabë dhe nevojën për një projekt të ri.
Kur BERZH ka pas dhënë kredinë për rrugën, ka pas akorduar disa milionë euro më shumë se sa e mori fituesi, por qeveria e re i zbriti këto shifra nga kredia pasi operatori kishte filluar punën. Kështu që, me daljen e problemit të rrëshqitjes, mbetej zbuluar financimi i rrugës dhe duhej rinegociuar kredia, ose duhej ritenderuar rruga. Kjo gjë shkoi deri në dy vjet dhe me një indiferentizëm gati-gati neveritës për tempin që duhet të ketë një administratë për të zgjidhur probleme të tilla.
E njëjta situatë është krijuar dhe me Bypass-in e Fierit dhe Vlorës. Nënkontraktori i këtij Bypass-i me kompaninë italiane, është një nga ato kompanitë e njohura që merrte tendera me telefona të Sandrit e Zenit, dhe prej vitit 2013, ka ngadalësuar punimet në këtë segment rrugor, duke u kthyer në një makth për udhëtarët që ecin drejt Jugut, sidomos në sezonin veror. Vetëm tani në fund, qeveria ka ndërhyrë, duke ndërruar nënkontraktorin dhe duke e çuar çështjen në gjyq, duke shpresuar se deri vitin tjetër, Bypass-i do të ndërtohet.
Akoma dhe më banale është historia e rrugës Kardhiq-Sarandë (Delvinë). Rruga ka përfunduar 9 km nga Saranda deri në Vergo, në drejtim të Qafës së Skërficës, dhe 7 km nga Kardhiqi në drejtim të Sarandës. Ngelen ende dhe 15 km, plus një tunel më pak se një km, me gjerësi 7 m.
Për gati tre vite nuk u bë asnjë prokurim serioz, përveç disa fondeve të mirëmbajtjes, me arsyetimin se rruga ose duhet ribërë me katër korsi, ose duhet dhënë me koncesion. Në fakt, rruga duhet të mbyllet siç ka nisur, pasi as duhet me katër korsi dhe as ka ndonjë të marrë ta marrë me koncesion. Ajo nuk kërkon më shumë para se sa janë harxhuar për ta çuar deri aty.
Ajo është një nga rrugët që do të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar drejt Sarandës, pasi së bashku me Bypass-in e Fierit, ajo e bën rrugën Sarandë-Tiranë për gati 2 orë e 30 minuta. Ngrirja për tre vite e punimeve të saj duke bërë llogari me gishta se sa lekë duhen, është banale dhe tipike për një administratë pa prioritete.
Personalisht kam qenë një nga lobuesit e asaj rrugë qysh në vitin 2006 kur u ideua, dhe shpresoj që qeveria së paku të ketë vullnetin ta fusë në këtë buxhet përfundimin e saj. Nëse jo, ajo do të jetë një nga njollat e zeza të qeverisë në Jug, dhe një nga pyetjet që nuk marrin dot përgjigje, duke ja futur kot me shifra dhe me gënjeshtra të trasha, duke trefishuar buxhetet për të trembur gjithë palët.
Për gjithë këto arsye mendoj se ministri Haxhinasto dhe kryeministri Rama, nuk kanë qenë bashkëpunues dhe kanë funksionuar si dy ministra rrugësh më vete. Rama i ka bërë rrugët që ka dashur me Fondin e Zhvillimit, dhe Haxhinasto ka hequr viza të bardha dhe ka vënë mbrojtëse me ata që ka dashur. Nuk di të them kush është përgjegjës për këtë situatë, por e vërteta është se rrugët vazhduan të mbeten rrugëve, edhe me Ramën, edhe me Haxhinaston. Shpresoj që Dervishi dhe Rama të gjejnë gjuhën bashkë dhe të shkrijnë ?dy ministritë? në një, së paku për të mbyllur ato rrugë që janë nisur./TemA
Nga Bledi ManeE fillove prape zakonin e vjeter?Nuk te rrihet...
Partia Demokratike ka përcjellë videon, ku pasqyrohen 50 mij...
Kryeministri Edi Rama i ka shprehur ngushëllimet e tij famil...
Partia Demokratike ka paraqitur shifrat e një raporti më të ...
Kandidati demokrat për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin She...
Pas hetimeve të mëtejshme të Prokurorisë dalin detaje të rej...
Gjykata e shkallës së parë Tiranë ka dhënë masën e sigurisë ...
Efektivat e Policisë Krujë asgjësuan 13 100 bimë Cannabis Sa...
Ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan pritet t...
Me rastin e shenjtërimit të nënë Terezës, ditën e nesërme në...
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga Klandiment Çekrezi, 21...
Shëndeti. Atributi më i vyer. Mënyra e shëndetshme e jetesës...
Specialistët e Seksionit për Krimet në Devoll, bënë kapjen d...
Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor, bënë kapjen...
Specialistët e Seksionit për Krimet në Pogradec, bënë kapjen...
Ekskursionet e organizuara të ministrit të Brendshëm, nëpër ...
Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet që javën e ardhshme ...
Kushtetuta e re është e pazbatueshme. Ky është emëruesi i pë...
Shenjtërimi i Nënë Terezës pritet të bëhet nesër në kryeqend...
Kryeministri Edi Rama përveç takimeve në kuadrin e punës zgj...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...