web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohen 2 kultivuesit e kanabisit, në kërkim polici bashkëpunëtor  

28 Gusht 2016, 08:27, Aktualitet CNA

Policia e Kolonjës ka bërë arrestimin e dy bashkëpunëtorëve kultivues  të bimëve narkotive, përkatësisht 17.550 bimë Cannabis Sattiva që u asgjësuan në operacionin antikanabis të zhvilluar para pak ditësh.

Jorgo Kristali, 44 vjeç, dhe Gramoz Bejko, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë janë vënë në pranga pasi në bazë të vendimit nr 341 dhe nr 342, të datës 27.08.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë,  e cila ka caktuar për këta shtetas, masën e sigurisë  ?Arrest me burg? në mungesë, për veprën penale: ?Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në vijim të hetimit për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike në një zonë të Kolonjës ka shpallur në kërkim një punonjës policie. Ndaj inspektorit të zonës, shtetasit E. M. 35 vjeç, u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg” për “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim të bimëve narkotike”.

Operacioni i datës 23.08.2016, gjeti dhe asgjësoi 17.550 bimëve të dyshuara si narkotike, të kultivuara në fshatin Qinam-Radovickë. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga