Fotolajm/ Protesta kundër qeverisë në Tiranë
Protesta dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryemi...
Protesta dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryemi...
Trump e karakterizon Hillary Clintonin si Angela Merkelin e Amerikës. Sulm që funksionon, sepse Kancelarja gjermane duket e përshtatshme për të projektuar te ajo frikëra nga të huajt e për dështim, mendon Ines Pohl.
Atëherë bota dukej në rregull. Kur theksi në të folur tregonte se ishe me origjinë gjermane, deri në kohën e Krishtlindjeve njerëzit ishin plot vlerësim dhe respekt për Kancelaren gjermane. Angela Merkelin e brohorisnin në faqet kryesore të gazetave amerikane si zë të arsyes, kompetente për përparimin ekonomik, në fund të fundit jo vetëm si nënë e kombit gjerman, por si garante për stabilitet dhe siguri për një kontinent të tërë. Selfie-t e Merkelit me refugjatët sirianë u bënë edhe në SHBA një simbol për Gjermaninë e re, bujare, të shoqëruara me duartrokitjet e përshëndetjes për refugjatët nga njerëzit në stacionin e trenit të Mynihut.
Perëndimi i heroizmit të Merkelit
Por pastaj erdhi nata e Vitit të Ri me sulmet në Këln. Kultura e brohoritur e mikpritjes u kthye në krizë kërcënuese të refugjatëve. Me shtimin e problemeve në politikën e brendshme gjermane dhe në politikën evropiane nisi perëndimi i heroizmit të Merkelit. Nga shprehja optimiste “Do t’ia dalim mbanë”, parë nga perspektiva e shumë amerikanëve, në fund ka mbetur vetëm një “ne kemi frikë”.
Me vitin e ri nisi edhe fushata elektorale në SHBA dhe me avancimin shqetësues të Donald Trumpit edhe leja për t’u hapur dyert paragjykimeve dhe racizmit.
Më në fund erdhi një politikan që ofronte shpjegime, të cilat mund t’i kuptoje. Ai e dinte se pse bota e patrazuar amerikane kishte rënë në një paqetësi të tillë. Ai madje nuk kujdesej për të ashtuquajturat qëndrime korrekte politike, i përmendte me emër fajtorët dhe kishte edhe zgjidhje të thjeshta në ofertë: para së gjithash meksikanët dhe kinezët e kanë fajin për vështirësitë ekonomike, për luftërat dhe terrorin në botë fajin kolektiv e mbajnë myslimanët.
Sulme të ashpra në twitter
Dhe meqenëse Donald Trump është mjeshtër në kapjen e atmosferës dhe shfrytëzimin e saj politikisht, ishte vetëm një çështje kohe, deri sa ai do të niste ta shfrytëzonte për fushatën e tij ndryshimin e klimës në Gjermani dhe në Evropë. Në sulme të ashpra në twitter ai e bëri përgjegjëse për atentatet në Paris Kancelaren gjermane dhe politikën e saj ndaj refugjatëve. Çdo sulm, çdo vrasje në të cilën merr pjesë një mysliman në Gjermani kthehet në një dëshmitar qendror për politikën e tij të përjashtimit.
Por tani punët për Donald Trumpin nuk duken mirë. Që prej kongreseve për shpalljen e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale ai nuk po stabilizohet më vërtet. Në një kohë që shifrat e Hillary Clintonit në sondazhe rriten vazhdimisht, Trumpin po e braktisin anëtarë të shquar të partisë së tij dhe në ekipin e tij elektoral ka shumë probleme.
Strategjia e fushatës elektorale e Trumpit qe bazuar që në fillim në pasiguri, në vend të koncepteve politike. Llogaria e tij është sa e tejdukshme, aq edhe e suksesshme: sa më të mëdha të jenë frikërat e njerëzve, aq më e fortë do të jetë thirrja për një burrë të fortë, i cili t’i zgjidhë problemet me dorë të ashpër. Këtu për të është shumë e përshtatshme dilema në të cilën ka ngecur Angela Merkeli. Dhe me një thjeshtësi mjeshtërore ai luan sërish të vetmen kartë të fshehur në mëngë, kartën e frikës, duke e shpallur konkurenten e tij Hillary Clinton si Angela Merkel të Amerikës.
Burri i fortë në vend të gruas së dobët
Angela Merkel është kthyer ndërkohë për shumë amerikanë në simbol të shpresave të zhgënjyera. Një grua, për të cilën besonin se do t’ia dilte mbanë, por e cila duket se dështon në paaftësinë e saj vetjake për të caktuar kufij të qartë. Një grua, së cilës shumë njerëz i besuan për një kohë të gjatë, por e cila në fund nuk tregoi ashpërsinë, të nevojshme për ta mbrojtur vendin e vet “nga të tjerët”. Një grua, e cila në fund të fundit tërheq terrorin në vendin e saj. Edhe 15 vjet pas 11 shtatorit 2001, frika nga një atentat terrorist mbetet arma më e fortë e Trumpit.
Kjo në një kohë kur krahasimi midis Merkelit dhe Clintonit duket kaq mjeshtëror, sepse barazimi i të dyja grave funksionon në vështrim të parë. Dhe se nga ky vështrim bëhet i qartë që Donald Trumpi është ndryshe. Në interpretimin e tij ai është ai burrë i fortë, i cili mund ta mbrojë Amerikën nga gabimet e një gruaje.
Një nënë ka shpërndarë një video të bijës së saj 15-vjeçe du...
Në një pjesë periferike të Bariloche të Argjentinës, një nje...
Një i moshuar u arrestua nga policia në Tiranë , pasi lëvizt...
Gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë detyr...
Koço Kokëdhima, ish-deputet i Partisë Socialiste, mbi dy vje...
Angazhimi i qeverisë për të përmirësuar këtë vit ofrimin e s...
Policia spanjolle arrestoi disa pjesëtarë të një grupi krimi...
Shumë vizitorë në Rio, ndër ta edhe atletët olimpikë dhe fam...
Për shumë votues, gara presidenciale e këtij viti mes republ...
Euro ka shënuar rritje të fortë sot në raportet e këmbimit n...
Kompania greke Aktor, që është kontraktuar nga qeveria shqip...
Deputeti socialist Ben Blushi, më kritiku në rradhët e mazho...
Analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka dalë në mbësh...
Qeveria Rama pritet të riformatohet në shtator, ndërsa disa ...
Policia ka arritur të gjejë sot 9 vjeçarin me inicialet K.K ...
Me këtë dietë që është shumë e thjeshtë ju do të humbni 5 ki...
Në draftin ligjor për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (S...
A po përmirësohet jeta në planet? Studimet e fundit thonë se...
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, njëherëz edhe Kryetar i Kuvend...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...