Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Deputeti socialist Ben Blushi, më kritiku në rradhët e mazhorancës ndaj Qeverisë Rama, duket se ka bërë një lëvizje taktike në ditët e nxehta të verës, atëherë kur e gjithë vëmendja ishte e përqëndruar sa tek garantimi i votave për reformën në drejtësi, tek idea e qeverisë teknike, apo takimet për gjetjen e një kandidati për Kryeministër të një qeverie teknike.
Blushi qysh në fillim deklaroi votën e tij pro reformës në drejtësi, duke shuar çdo zë që e lidhte qëndrimin e tij kritik kundër politikave të qeverisë me një votë kundër draftit të ndryshimeve Kushtetuese.
Në debatet e nisura për Qeverinë teknike, pas deklaratës së bërë nga Ilir Meta se do të tërhiqej nga koalicioni me PS-në, deputeti socialist mbajti një qëndrim të distancuar, duke mos u bërë pjesë e kulisave apo prapaskenave politike, madje duke mos qenë pjesë as e takimeve të zhvilluara sa në Gjirin e Lalzit edhe në Tiranë, apo anasjelltas mbi mundësinë e sigurimit të votave që do të çonin në krijimin e një qeverie teknike.
Blushi nuk iu bashkua as takimit të zhvilluar në zonën e ish-Bllokut mes Kreut të Kuvendit Ilir Meta, ish-Presidentit Rexhep Meidani, ish-deputetit Koço Kokëdhima, edhe pse emri i tij u përfol se do të ishte pjesë e asaj që u quajt më pas një drekë mes miqsh dhe socialistësh. Madje deputeti socialist në ditën që Meta-Meidani-Kokëdhima vendosën të drekonin, duke ndërprerë pushimet, ishte në plazhin e Himarës, disa orë larg negociatave miqësore që zhvilloheshin në zonën e ish-Bllokut.
Pra në kulmin e debateve të nisura në Tiranë, ngazëllimit të opozitës, e cila priste lëvizjen e Metës, pakënaqësive që kishte brenda grupit parlamentar socialist mbi qeverinë, Blushi zgjodhi të qëndrojë larg, duke i dhënë ndoshta në distancë Kryeministrit Edi Rama, se pavarësisht kritikave, nuk ishte pjesë e kulisave apo prapaskenave politike.
E gjitha kjo mund të cilësohet si një paqe e vendosur mes Ramës dhe Blushit, e cila mund të interpretohet edhe si një ofrim i tij në një post në Qeverinë që pritet të riformatohet në shtator apo vjeshtën e 2016.
Analisti Artur Zheji në një koment të tij, shkruan se ?në mënyrë magjike dhe të pakuptueshme, ai vuri në ?gjumë? dhe ?bleu? heshtjen e të ?rrebeluarit elokuent? Ben Blushi. Se si ndodhi, e se si nuk ndodhi, askush nuk e thotë dot qartazi, por ndonjë postier enigmatik do të ketë hedhur në kutinë e postës të Ben Blushit, letrën me ?recetën? dhe ?formulën? çudibërëse. Dikush thotë ofertë e sigurtë e një posti të rëndësishëm, dikush tjetër thotë një temë për një roman, dhuruar nga kryeministri shok dhe armik, dikush tjetër, diçka krejt tjetër dhe më materiale. Por në fund të fundit kjo nuk ka fare rëndësi, në një periudhë shumë të vështirë për kryeministrin, Blushi, përmes heshtjes dhe strehimit në Dardhë apo diku tjetër, la të kuptojë se do të votonte një Qeveri Rama2. Efefekti Blushi ishte shumë i rëndësisishëm për Ramën sepse i siguronte atij një demoralizim të ?rrebelëve? apo të pakënaqurve të tjerë potencialë?.
Por a qëndron idea e hedhur se Edi Rama ka ?blerë? heshtjen e të rebeluarit Blushi?
Nëse i referohemi zhvillimeve politike, Ben Blushi vërtet ka qenë ndër të paktët ligjvënës brenda PS-së për të mos thënë i vetmi që ka kritikuar ashpër qeverisjen, por në anën tjetër ai është sulmuar nga kolegët e tij deputetë po të PS-së, se po fliste me gjuhën e opozitës dhe po përsëriste akuzat e saj. Nëse Blushi do bashkohej në prapaskenat politike që synonin rrëzimin e Qeverisë Rama ai do të humbte kauzën e tij politike, dhe do të legjitimonte deri diku akuzat që i bëheshin nga kolegët socialistë se me akuzat e tij po i hapte rrugën rikthimit në pushtet të PD-së, Berishës dhe Bashës. Ndaj përballë asaj që mund të zgjidhte duke iu bashkuar lojës së inicuar nga Meta dhe distancës që mbajti nga kulisat politike, Blushi duket se zgjodhi ti qëndrojë parimeve të tij, kritikë ndaj qeverisë dhe Rilindjes, por besnik i socialistëve. /citynews/
Analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka dalë në mbësh...
Qeveria Rama pritet të riformatohet në shtator, ndërsa disa ...
Policia ka arritur të gjejë sot 9 vjeçarin me inicialet K.K ...
Me këtë dietë që është shumë e thjeshtë ju do të humbni 5 ki...
Në draftin ligjor për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (S...
A po përmirësohet jeta në planet? Studimet e fundit thonë se...
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, njëherëz edhe Kryetar i Kuvend...
Policia e shtetit ka korrur rreth 1.2 milion rrënjë kanabis ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, thek...
Shtatë qen të racës pit-bull, kishin dalë për një shëtitje t...
Kryeministri Edi Rama ka akorduar 600 mijë Euro për kompanin...
Një banor i Rusisë ka prerë dy gishtërinjtë e dorës së tij,...
Shqipëria e mbuluar nga droga tani nuk përbën më lajm. Ai ko...
Gazetari dhe analisti Andrea Stefani po kalon një gjendje të...
Ministria e Brendshme reagon pas akuzave të Partisë Demokrat...
Shqiptarët në Amerikë kanë dhënë mbështetjen e tyre në dolla...
Korrieri i lashtë i dërgimit të letrave, tani përdoret për t...
Një 77 vjeçar M.N. 77 vjeç, banues në Durrës është përplasur...
Tragjedia dhe horrori që përjetojnë banorët e Sirisë gjatë b...
Analistët politikë në Kosovë mendojnë se është koha për tu g...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...