Dita e Ashures/ Mesazhi i Baba Mondit: Lutjet tona shkojnë për ata që vuajnë nga luftërat
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Ditën e Ashures, n...
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Ditën e Ashures, n...
Dibra është tashmë zyrtarisht në fushatë elektorale, me dy koalicione politike të rregjistruara. Një i majtë i kryesuar nga PS dhe koalicioni i djathtë i kryesuar nga PD.
Nesër mbyllet edhe rregjistrimi i kandidatëve, deri në këto momente kemi dy kandidatë Muharrem Rama nga PS dhe Sherefedin Shehu i PD.
Për të lexuar paraprakisht një rezultat të mundshëm në këtë bashki duhet të vlerësojmë votat dhe faktorët që kanë ndikuar politikisht në fushatat elektorale.
Për të bërë një analizë sa më të saktë, po marim shifrat dhe faktorët e zgjedhjeve të 2015 për faktin se ka fituar PS-ja, ku kandidati i majtë Shukri Xhelili fitoi përballë Ilir Krosit 3 herë kryebashkak i Peshkopisë.
Shukri Xhelili në zgjedhjet e vitit të kaluar mori 15.027 ose 48.10%. Sipas shifrave zyrtare të KQZ, rivali i tij Ilir Krosi mori 14.588 vota ose 46.70%. Diferenca rezulton te jete 439 vota.
Por në bashkinë e Dibrës, nuk kanë qenë dy por pesë kandidatë. E majta ka përdorur një skemë përçarëse për të siguruar fitoren në Dibër, megjithse Ilir Krosi i PD rikandidonte dhe patjetër që kishte konsum pushteti sado i suksesshëm të kishte qenë. PS-ja ja kishte frikën pasi e njihte forcën elektorale të rivalit demokrat. Krosi me gjithë intrigat dhe përcarjet mundi të siguronte maksimumin e votave dhe mund të quhet fituesi moral i garës. Kjo për shkak të votave të morën kandidatët e e tjerë në garë.
Po sipas KQZ, kandidati Ilir Bulku ka fituar 702 vota si i pavarur. Po kush është Ilir Bulku njeriu që së bashku me Dik Spatën dhe Zaim Krosin çuan në fitore Shukriun me brekë të grisura?
Ilir Bulku është një kandidat që vinte thellësisht nga PD-ja, jo parti të tjera të djathta. Është bashkëshorti i kandidates për deputete në listën e PD-së në vitin 2009, Marjana Bulku, ish kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas Peshkopi. Ilir Bulku është një kandidat i ?pavarur? që me pagesë apo falas i shërbeu Shukriut, pasi me 702 votat e tij Ilir Krosi do ishte sot kryebashkik i Dibres dhe pelivanin me brekë të grisura nuk do e dëgjonim dhe shikonim në media.
Të tej vjen Dik Spata i cili ka jo pak por 505 vota. Të gjitha vota të djathta, të gjitha vota që vinin nga PD-ja. Spata ka qenë kryetar i PD në komunën bastion Fush Çivën dhe nën/kryetar i kësaj komune. Spata kandidoi nga PBDNJ, me apo pa pagesë, ai shërbeu njësoj si Bulku, duke çuar në krye të bashkisë brekë grisurin Shukri Xhelili i cili kërkonte favore seksuale nga vajzat dibrane për ti emëruar në punë. Dik Spata i shërbeu Xhelilit dhe sot ai është administrator i njësisë administrative Fush Çivën, i emëruar nga Shukri Xhelili.
I fundit në rradhë është Zaim Krosi, i cili mban të njëjtin mbiemër me ish-kryebashkiakun Ilir Krosi. I vendosur kandidat njësoj si me versionin Rama në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë. Zaim Krosi ka marë 373 vota dhe është përfaqësues i Aleancës Popullore një parti përfaqësuese e çamëve. (Çamë në Dibër ka sa ka edhe Kinezë). Zaimi i shërbeu si dy personat e mësipërm PS-së dhe Shukri Xhelilit për fitoren e bashkisë Dibër.
Në total kandidatët e paguar apo shpërblyer për të çuar Ilir Krosin në humbje kanë 1625 vota, të cilat janë totalisht të djathta dhe të fituara nga eksponentë të PD-së që kanë shërbyer për përçarje në Dibër dhe fitore të Shukri Xhelilit.
Shehu përballë Ramës
Sot jemi në fushatë elektorale në Dibër për shkak të një video skandali. Palët kanë hyrë në garë me Sherefedin Shehun PD dhe Muharem Ramën PS. Nga analiza e votave duket qartë se zgjedhjet e vitit 2015 janë humbur me një diferencë të vogël për shkak të disa kandidatëve që po i shërbyen Shukri Xhelilit dhe PS-së. Në fakt ata janë ?shukrinjtë? e dytë të atij skandali që njerëzit e panë me zë dhe figurë. Janë po aq përgjegjës moralisht përballë dibranëve pasi i shërbyen Shukriut të hipte në fron dhe ta përdorte për favore seksuale.
Sot ata ndoshta janë dhe vetë të penduar me Shukriun dhe por ky pendim nuk vlen.
Së dyti megjithse humbje me diferencë të vogël Ilir Krosi kishte një konsum pushteti pavarësisht sukseseve të tij, është një kosto që vjen nga vitet e gjata në drejtim, por ai tregoi forcë dhe zhvilloi një garë dinjitoze që e humbu nga pabesitë.
Së treti PD-ja nuk ka qenë totalisht e bashkuar dhe në mbështetje të Krosit, përvec tre të ?pavarurve?, rryma të tjera brenda saj kanë çuar ujë në mullirin e Shukriut.
Të gjitha këto janë arsyet e humbjes që sot mund të çojnë në fitore të padiskutueshme në Bashkinë Dibër.
Sherefedin Shehu është një figurë tipike dibrane. Një burrë që e njeh zona, intelektual dhe qytetar që ju ka shërbyer me përkushtim gjatë kohës kur ka qenë deputet, mandat që e braktis për t?ju shërbyer dibranëve në Bashki. Pra nuk ka kosto pushteti.
Brenda PD-së të gjithë faktorët janë pro tij. Opozita ka një koalicion më të madh se mazhoranca. Rrymat brenda PD-së janë të gjitha pro tij. Mediat e majta po përpiqen të nxisin ndonjë përplasje por Ilir Krosi si ish-kryebashkiak apo Rahim Kaleci si ish-kryetar partie janë shprehur pro Sherefedin Shehut dhe hapur në mbështetje të tij. Kaleci në qëndrimet e tij ishte parimor për shkarkimin e berë nga Lulzim Basha, por gjithmonë në mbështetje të PD-së dhe Sherefedin Shehut.
Një faktor shumë i rëndësishëm në favor të Shehut është edhe përplasja e fortë e LSI-së me PS-në në Dibër dhe qendër, por edhe me PDIU e cila po i mer pjesë pushteti.
Faktet e shifrave dhe faktorët e analizuar të çojnë të besosh se Sherefedin Shehu është fitues i garës në tavolinë.
Por kjo nuk mjafton, megjithse në këtë analizë nuk kam futur faktorin ?Shukri? brekët e të cilit janë simboli i ditës të zgjedhjeve në Dibër. Shukriu përdhosi, njollosi, shkeli dhe turpoëroi Dibrën dhe dibranët, kosto që i shkon PS-së dhe aleatëve të saj, por kjo vlen më pas si analizë për statistikë.
Nga ana tjetër PD-ja nuk duhet të flejë mbi dafina, duke parë fitoren në tavolinë dhe gjithë faktorët pro, duke pasur parasysh mazhorancën e majtë dhe blerjen e votës.
Në krye të fushatës Edi Rama ka vënë jo pa qëllim një ekspert zgjedhor, por edhe ?peshkaqen? parash. Njeriun e akuzuar për afera miliona euro nga opozita. ?Shefin? e madh të OSHEE apo KESH. Institucione të mbytura në korrupsion. Këto do përpiqen të balancojnë Shukri fenomenin, por vështirë se Dibra dhe dibranët mund të blihen dhe harojnë. Turpin vështirë se e ha me bukë një zonë që ka tradita të lashta. Tashmë koha e Shukrinjve dhe shokëve të tij në Dibër dukët se ka ka perënduar./Elvi FUNDO–citynews
Mbrëmjen e një nate më parë rreth orës 20:00, u ndalua shtet...
Policia e kryeqytetit ka arrestuar në flagrancë shtetasi A ....
Bie në pranga një 23 vjeçar për lëndë narkotike në makinë. S...
Nis sot dorëzimi i dokumentave në AKKP për marrjen e kompens...
Elvis Rroshi, Kryebashkiaku në detyrë i Kavajës, vijon të mb...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Ve...
Brenda 24 orëve të fundit, Policia godet dy raste të “Trafi...
Diferencë moshe si e yjeve të Hollivudit që martohen në muzg...
Hapa internetin…Blla blla…Universiteti I Ohajos na paska bër...
“E desha Jonidën dhe në varr, ndaj vendosa të ikim bashkë ng...
Mungesa e ilaçeve në QSUT, nuk është problemi i vetëm. Shërb...
Vrasja makabre në Palasë e 12 vjecarit ditën e djeshme mund ...
Arben Gashi, deputet i LDK-së ka deklaruar se Komisioni Shte...
Këto femra, pa të cilat bota nuk do të ishte njësoj, kanë ar...
Antidroga italiane tregon rolin e Shqipërisë në transportin ...
“Kosova nuk ndihmohet nga ndërkombëtaret duke lavdëruar poli...
Jo papunësi dhe për rrjedhojë as krime e as polici. Po flasi...
Sektori i hetimit kundër narkotikëve në Prizren i mbështetur...
Një gjallesë misterioze është filmuar në një zonë në Portuga...
Ky është momenti dramati kur një pasagjer i guximshëm u hodh...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...