I MARRË PËR SELFIJE…./Nga Mitro Çela
Hapa internetin…Blla blla…Universiteti I Ohajos na paska bër...
Diferencë moshe si e yjeve të Hollivudit që martohen në muzg dhe divorcohen pa zbardhur, arratisje me të dashurën njomcake nëpër plazhe ekzotike, kobure pa leje, shtëpi për të dashurën, Montegë dhe Kapuletë pa kontradikta mes vedi, jo një por tre letra të firmosura para vetflijimit, dashuri deri në tmerr, xhelozi deri në krim, tronditje e rëndë psiqike, mbytje në fyt me spango ose tel, plumb brenda gojës së vet – skenari sa sentimental dhe tragjik i Krutjes ka thyer të gjitha rekordet e Dashurisë. Asaj të madhes fare. Asaj pa koordinata kohore dhe hapsinore të romaneve, dramave, filmave, madje ka kapërxyer dhe fantazitë më të çakërrdisura.
Nëse në vullkanin e Dashurisë të quajtur Krutje, s’ja vlen të shkosh as në këtë rast, në djall të gjitha, makina kot është shpikur, udhëtimet kot ekzistojnë, librat duhen grisur, kujtimet duhen harruar, jeta është e hidhur, vdekja është e ëmbël.
Para Urës së Rrogozhinës, pyetjes se ç’qe ajo hata që ndodhi në Krutje, shitësja e misrave të pjekur i bie shkurt dhe troç; Fajin e ka ky, thotë, duke ngritur lart një kalli misri.
Te Pilo Lala dy të dashuruar që janë nisur në Sarandë, me gjasa te ndonjë shkuma party, po hanë pilaf me kos. Duke gromësitur dhe fshirë buzët me kartpecetë, bëjnë interpretime më të elaboruara se adhuruesja e kallirit.
Ai; Banorët e Krutjes janë të pagdhëndur, nuk e kuptojnë si duhet Dashurinë, nazet e saj, magjinë e saj, rrënjët e saj.
Ajo; Jo vetëm ata, i dashur. Është dukuri mbarëbotërore. Sot qefi po shitet e po blihet si mall. Dashuria s’po ka asnjë lezet, asnjë sofistikim. Madje sot s’ka fare Dashuri. Ajo që ka mbetur është pazar bagëtish më jep të jap.
Ja dhe Krutja e kishave, qiparizeve, zhukave, zhabave,
Te Pushimi i Shoferit të japin të dhëna për Xhehenetin kaurr ku pas pak do hysh.
Krutja ka rreth tetqint shtëpi. Të gjitha të reja. Të shumtat vila. Nja tre mijë banorë. Një shkollë fillore, Dy shkolla nëntë vjeçare. Një shkollë të mesme. Krutja ka qëndër shëndetësore me dy mjekë, katër infermiere, një mami. Katër sallone bukurie për femra. Tre berberhane për meshkuj. Në Krutje ka 1 supermarket, mbi 10 minimarkete, 2 servisa makinash, 3 karburante. Mes markave të ndryshme të makinave që ka Krutja, mbizotëron i kudondodhuri Benzi. Në Krutje ka gjithashtu dhe një Hummer, një Porsche, si dhe një X5-ë. Të gjitha këto për qef. Për punë Krutja ka mbi pesëdhjetë furgona.
Në Krutje, ndryshe nga shumë vende të tjera në Shqipëri, nuk e kanë aspak problem të bëjnë muhabet, tu përgjigjen pyetjeve, të dalin në fotografi.
Dikush që po shkon të kullosi lopën të lë me gojë hapur për volumin e njohurive me karakter sentimental që lidhen me Krutjen.
-Të bësh Dashuri në fshatin tonë, thotë kullotësi i lopës, është më se normale. Anormale dhe problematike tek ne është të mos bësh dashuri. Dhëndurrët tanë nuk e kanë aspak problem imenin e grisur, mungesën e virgjinitetit të nuses. Virgjinitetin e konsiderojnë atavizmë mesjetare. Çupat tona ikin natën nga dritarja pa dijeninë e mamit dhe babit dhe kthehen pas dashurisë në agim pa kënduar gjeli. Zonjat tona vishen në mënyrë më provokative se gjimnazistet. Ai që e mbyti me tel në fyt, nuk është i vetmi dashuronjës i marrosur. Kemi dhe Zonja të hijshme over 60 që dashurohen me djem under 20.
Një myzeqar që ka ndalur motoçikletën dhe pohon me lëvizje koke ligjëratën brilante të bashkfshatarit të vet, pasi pret që miku i tij të mbarojë, ja nis;
-Unë them që atyre të dyve, një kompozitor nga Krutja, tu ngrerë këngë. Këngën ta çojmë në festival. Në festival të fitojmë vendin e parë.
Pak më tutje një i tretë me kosore në sup këndon “in sordina” këngën; “Dashuria nuk ka moshë”.
Krutja ka katër Kisha njëra më e bukur se tjetra që të lënë pa ment. Magjia e Kishave të Krutjes, e pamundur të mos ketë luajtur rol në hatanë e sapondodhur, por kjo është çështje e ngatërruar, më mirë e lemë me kaq.
Brenda punishteve, dyqaneve, shërbimeve, kopështeve, arave, nga 8 në 80 vjeç, sa zbardh e deri në muzg, në Krutje të gjithë punojnë.
Krutja punon e çlodhet, fle dhe zgjohet, dashuron e urren, brenda një etheje kapitalistike që s’ka të ndalur asnjë çast.
Ja një i moshur. Ja një portret që duket sikur ka ardhur nga shekujt. Gjon Davidhi quhet. Është ulur rrëzë murit si Ali Pasha. Me një ndryshim. Në vend të nargjiles mban në duar një bastun.
Një mesoburrë me sharrë e sqepar në duar thotë se ai biznesmeni që vrau të dashurën dhe veten ka qënë teknik ndërtimi. Deri nga viti 2000 u mor disi me politikë. Më vonë o mor me biznes, dhe me qef. Ajo që ndodhi nuk është kushedi se çfarë. Të vidhen bankat, të vriten dashnoret, në kapitalizëm është më se normale. Unë do ta shfrytëzoj këtë situatë në favorin tim. Pas pak Krutja do bëhet vend pelegrinazhi për burra në moshë të shtyrë që do vinë këtu për tu takuar me njëritjetrin për të këmbyer eksperiencat. Do ngre një hotel me dhoma ku do ketë kamxhikë sado-mazohizmi dhe spango dhe telat për mbytje në fyt.
Një Zonjë që lag kopështin me ujë me zorrë, përshëndet italisht.
Pas një dite të gjatë behari, dielli po rrëzohet si zjarr që shuhet ngadalë mbi det.
Mbahej për Sokrat i ngopur, por ishte një derr i lodhur.
Ishte një “Romeo dhe Xhulieta” “Krutja version”.
Ajo një Xhulietë e rrethanave.
Ai një Romeo i vonuar.
Hapa internetin…Blla blla…Universiteti I Ohajos na paska bër...
“E desha Jonidën dhe në varr, ndaj vendosa të ikim bashkë ng...
Mungesa e ilaçeve në QSUT, nuk është problemi i vetëm. Shërb...
Vrasja makabre në Palasë e 12 vjecarit ditën e djeshme mund ...
Arben Gashi, deputet i LDK-së ka deklaruar se Komisioni Shte...
Këto femra, pa të cilat bota nuk do të ishte njësoj, kanë ar...
Antidroga italiane tregon rolin e Shqipërisë në transportin ...
“Kosova nuk ndihmohet nga ndërkombëtaret duke lavdëruar poli...
Jo papunësi dhe për rrjedhojë as krime e as polici. Po flasi...
Sektori i hetimit kundër narkotikëve në Prizren i mbështetur...
Një gjallesë misterioze është filmuar në një zonë në Portuga...
Ky është momenti dramati kur një pasagjer i guximshëm u hodh...
Në SHBA shpërndahen licencat për frekuencat e telefonisë cel...
...
Një numër programesh të fuqishme për të infiltruar kompiuter...
Dëshironi të bëni një udhëtim nëpër Europë ose jashtë saj, p...
Vrasja makabre e 12-vjeçarit në Vlorë nga një i sëmurë mendo...
Shumë njerëz i paragjykojnë femrat myslimane që mbajnë ferex...
Televizioni shtetëror i Egjiptit ka pezulluar nga puna tetë ...
1500 fishohet sipërfaqja e drogës në Shqipëri! Denoncimi ësh...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...