Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Në projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi, nëse është e nevojshme parashihet edhe arbitrazh ndërkombëtar. Opozita në Kosovë bënë thirrje për protesta kundër ratifikimit të demarkacionit në parlament.
“Kosova nuk humb asnjë pëllëmbë me tokë”
Në deklaratën e tij para qeverisë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se puna e komisionit shtetëror është vërtetuar se ka qenë në rregull. ?Është vërtetuar se Kosova nuk humb asnjë pëllëmbë me këtë, dhe po ashtu me ligj ne e kemi lënë mundësinë që herë do kurdo në qoftë se vërtetohet ndonjë paqartësi ose ndonjë fakt juridik mbi të cilin ne mund të themi se ndonjë pëllëmbë e territorit ose një pjesë ka kaluar andej ekziston mundësia që me mirëkuptim me Malin e Zi ta rishqyrtojmë dhe ta rregullojmë edhe atë çështje?, tha kryeministri Mustafa. Sipas tij, tash është shumë me rëndësi që parlamenti ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kryeministri Mustafa, hodhi poshtë pretendimet e opozitës duke thënë se ?opozita nuk ka argumente të qëndrueshme që e argumentojnë se Kosova po humb territor?.
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke e arsyetuar projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi tha se projektligji që dërgohet në Kuvend përmban edhe pjesë ku thuhet se ?Nëse ka fakte të reja ligjore, mund të ndryshohen dhe plotësohen me pëlqimin e palëve. Me pajtimin e palëve për ndryshimin e dispozitave të Marrëveshjes, mund të kërkohet edhe arbitrazh ndërkombëtar?, tha ministri i jashtëm Enver Hoxhaj.
Paralajmërimet për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, nxitën opozitën që të thërrasë protesta në rrugë për të kundërshtuar ratifikimin e kësaj marrëveshje.
Partia politike opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, thotë se versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi, është gabim dhe në këtë linjë u bëhet thirrje deputetëve të kuvendit të Kosovës që të votojnë kundër marrëveshjes.
Çështje jetike për Kosovën
“Vota kundër që nënkupton mos ratifikimin e versionit aktual të kufirit me Malin e zi, shënon edhe fillimin e zgjidhjes së kësaj çështjeje që e ka mbajtur peng vendin për afro një vit. Demarkacioni me Malin e zi, është një çështje jetike për Kosovën, dhe ky proces duhet të zhvillohet me profesionalizëm të plotë dhe në përputhje me standardet dhe me interesat e të dyja shteteve. Ky proces është mbipartiak. Konkluzionet e një grupi deputetësh në fund të konferencës së djeshme, mund të jenë një hap fillestar i zgjidhjes së kësaj çështjeje. Çdo përpjekje e presionit mbi deputetë, ose edhe përpjekje për ta kontrabanduar ose blerë votën pro kësaj marrëveshjeje, është papërgjegjësi totale, e cila druajmë se do të mund të eskalojë në zhvillime të dhunshme”, thuhet në një komunikatë për media të AAK-së. Aty u bëhet thirrje institucioneve dhe deputetëve që të vihen në mbrojtje të territorit të Kosovës.
Marrëveshja e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, u nënshkrua në gusht të vitit të shkuar. Parlamenti i Malit të Zi tashmë e ka ratifikuar këtë marrëveshje, mirëpo që të jetë e plotfuqishme ajo duhet të ratifikohet edhe në parlamentin e Kosovës. Ratifikimi i saj kërkon dy të tretat e votave të 120 deputetëve sa i ka parlamenti i Kosovës. Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Kosovës i është vënë kusht edhe në procesin e liberalizimit të vizave. Ndonëse Kosova tashmë e ka marrë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, pa ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës nuk mund të jetësohet. /dw/
Trumpi sheh tek Putini një person me ide të njëjta dhe Putin...
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka mirëpritur në...
Një gjykatë në Turqi ka lëshuar urdhër arrest për klerikun q...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po ushtron kontrolle në...
Presidenti Bujar Nishani nuk hedh dot shortin për anëtarët ...
Shtohen zërat kundër tarifës që banorët e qarkut duhet të pa...
Janë bërë publike emrat e viktimave të aksidentit të sotëm n...
Një kopsht i ri i përuruar në njësinë Nr.5 në Tiranë, i shto...
Njerëzit janë ata që kujdesen më së shumti për kafshët, që p...
Disa muaj më parë deputeti Eduart Ndocaj bëri denoncime të v...
Një ditë po bisedoja me gruan se ku do t’i bënim pushimet. V...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Bulqizë, ...
Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 2:00 një makinë ka m...
Nikollaq Neranxi ka publikuar një video që i përket një mble...
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit në bashkëpunim me Policin...
Një zjarr masiv ka rënë në Levan të Fierit, ku janë përfshir...
Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe Roja Bregdetarë kanë nisur...
Momenti kur nusja dhe dhëndri janë duke i recituar betimet e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...