Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ilir Kerni u emërua drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të Shqipërisë në tetor të vitit 2013, një muaj pas ardhjes në pushtet të qeverisë së Edi Ramës. Në atë kohë, debutimi i tij në Shqipëri shihej si një ngjarje e madhe. Kerni ishte një balerin i famshëm që kishte një karrierë ndërkombëtare, duke fituar me dhjetëra çmime si në Europë ashtu edhe në Azi.
Një balerin kryesor për vite me radhë në Teatrin Kombëtar në Zagreb, Kroaci, Rama e përshkroi kthimin e tij në shtëpi si një nevojë ?për ngritjen e cilësisë së institucioneve artistike në vend?.
Të shtunën, publiku u befasua kur dëgjoi se Kerni kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Shumë pak kishin vënë re se më 22 korrik, në ?Facebook?, Kerni kishte shprehur zhgënjimin e tij të thellë lidhur me mungesën e fondeve për institucionin që ai drejton. ?I kam përdorur këto 28 muaj për të transformuar çdo gjë me punë e vështirë dhe me buxhetin më të ulët në historinë. Buxheti mesatar për një shfaqje nuk i kalonte 600 euro, kështu që jemi gati të hyjmë në Librin e Rekordeve Guinnes,? shkroi ai.
Kerni shtoi se edhe Kosova e varfër, e cila ka një popullsi edhe më të vogël, ka një buxhet më të madh sesa Shqipëria për programet artistike, ndërsa Opera e Tiranës është i vetmi institucion i tillë në të gjitha trevat shqipfolëse në rajon.
Dorëheqja u shndërrua gjithashtu në një çështje politike, pasi kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, tha në një status në ?Facebook? të dielën se i vinte keq për dorëheqjen. ?Nuk e kam parë kurrë operën në një gjendje kaq të mirë sa tani,? tha ai.
Të hënën, Ministria e Kulturës e përshkroi dorëheqjen e Kernit si një akt personal të cilin s?mund ta komentonte ? ndërsa premtoi se programi normal artistik do të vazhdonte në institucionin që ai dikur udhëhiqte. ?Pas një viti pune intensive, projekti për rindërtimin e Teatrit Kombëtar të Operas do të fillojë në sezonin e dytë artistike të këtij viti (në vjeshtë),? thuhet në komunikatën për shtyp pa dhënë ndonjë informacion të mëtejshëm për buxhetin.
Buxheti total i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë për vitin 2016 është caktuar pak më shumë se 9 milionë euro, por vetëm një pjesë e tij i ndahet institucioneve kryesore kulturore të vendit.
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit merr rreth 2 milionë euro, por institucioni ka trupën më të madhe artistike në vend dhe përmban gjithashtu brenda tij edhe orkestrën simfonike kombëtare dhe ansamblin folklorik. Institucione të tjera të mëdha kulturore në Shqipëri, si Teatri Kombëtar dhe Galeria e Arteve, gjithashtu luftojnë shumë me buxhetet e shtrënguara.
Teatri Kombëtar për vitin 2016 kishte një fond total ? përfshirë edhe investimet ? prej 525,711 eurosh, ndërsa Galeria e Arteve Art kishte një buxhet prej 256,475 eurosh.
Alda Bardhyli, redaktore kulture te gazeta ?Shqip?, sheh një problem të vërtetë kur bëhet fjalë për buxhetet ministrore për programet artistike. Por ajo thekson se vetë Ministria e Kulturës gjithmonë ka pasur buxhetin më të ulët në krahasim me ministritë e tjera në 25 vitet e fundit. ?Ne kemi buxhetin më të ulët për kulturën në të gjithë rajonin, më të ulët sesa në edhe në Kosovë dhe Maqedoni,? tha ajo.
?Unë besoj se buxheti është tepër i rëndësishëm kur bëhet fjalë për kulturën. Mungesa e reformave, mungesa e efikasitetit në institucionet tona kulturore ? dhe mungesa e artistëve tanë në evente të rëndësishme ndërkombëtare ? të gjitha vijnë si rezultat i buxheteve të pamjaftueshme,? shtoi ajo.
Ema Andrea, një aktore e njohur në Shqipëri dhe pedagoge në Akademinë e Arteve në Tiranë, tha për BIRN se institucionet e kulturës dhe artit janë injoruar për një kohë të gjatë. Andrea tha se komuniteti artistik në Shqipëri besonte se pasi të vinte Rama në pushtet, gjërat do të ndryshonin, duke qenë se ai vetë ishte artist dhe ish-pedagog në akademi.
?Fatkeqësisht, arti dhe kultura janë në fund të listës së përparësive në politikën shqiptare,? theksoi ajo. Andrea tha se artistët në vend trajtohen thjeshtë si burokratët, punojnë me rroga të ulëta dhe varen krejtësisht nga institucionet për mbijetesën e tyre. ?Arti nuk mund të lulëzojë në varësi institucionale. Të mbështetësh artistët do të thotë t?i lësh ata të jenë të pavarur,? vuri në dukje ajo.
?Zinxhiri i problemeve në art nuk fillon apo përfundon vetëm me kushtet financiare edhe pse kjo është një çështje shumë e rëndësishme,? tha ajo.
Qeveria miratoi vendimin për një trajtim të veçantë të Drejt...
Qeveria në mbledhjen e sotme, nën drejtimin e zv.Kryeministr...
Stimuli monetar nuk do të ndryshojë përgjatë vitit 2016, laj...
Vetëm duke iu referuar lëvizjes së automjeteve në kufirin Sh...
Një ngjarje tronditëse u shënua mëngjesin e së mërkurës në u...
Harta tregon “degët aspiruese” në Mali, Egjipt, Somali, Bang...
Aksidentet rrugore të ndodhura në javët e fundit duket se ka...
Ushtarakët shqiptarë në Mali të Afrikës trajnojnë ushtarët v...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Kreu i Kuven...
Aksidentet rrugore janë një problem madhor jo vetëm shëndetë...
Qeveria e Maqedonisë synon të tërheqë investitorët e huaj pë...
Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, k...
Kroatët, Josip Perkovic, 71 vjeçar, dhe Zdravko Mustac, 74 v...
Një shtetas 42 vjeç u arrestua nga policia e Dibrës për dhun...
Sipas analizës nga grupi Korn Ferry Hay, një firmë konsulent...
Nga Klodian TomorriIrlanda po ben me dhimbje koke cdo ekonom...
Bashkimi Europian e cilëson të drejtën mbi pronën si kusht p...
Ekspertët e Partisë Demokratike kanë renditur një sërë vërej...
Nga Kastriot MYFTARAJSa para janë vjedhur në të vërtetë në T...
Gjykata e Tiranës dha masën e arrestit “burg” për Ergys Kola...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...