Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Lulim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, dhe Edi Rama, Kryeministër i vendit, i kanë dorëzuar filtrin e parë të emërimeve në Drejtësi, Ilir Metës, Kryetar i Kuvendit dhe njëherëz Kryetar i LSI-së.
Kjo konfirmohet nga drafti i miratuar me konsensusin e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, në orët e para të mëngjesit të 22 Korrikut.
Më konkretisht, formula konsensuale për të cilën Basha ra dakort në orët e fundit të negociatave, parashikon që aplikimet vijnë pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit nga Avokatia, pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë, Shkollës së Magistraturës dhe nga Shoqëria Civile, për 5 anëtarë jo gjyqtarë dhe 5 anëtarë jo prokurorë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, verifikon brenda dhjetë ditësh nëse kandidatët plotësojnë kushtet e parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji, si dhe vlerëson kriteret profesionale e morale dhe përgatit listën.
Filtri kryesor është ai nënkomisionit me 5 anëtar, ku tre janë përfaqësues të shumicës dhe 2 të pakicës. Kandidatët që Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit i ka përjashtuar nga lista mund të rikthehen vetëm nëse 4 nga 5 anëtarët e komisionit votojnë pro.
Nënkomisioni përzgjedh kandidatët me të paktën 4 vota. Nëse nuk arrihet shumica e kërkuar, kandidati përzgjidhet me short. Të përzgjedhurit përmblidhen në një listë të vetme dhe i dërgohen Kryetarit të Kuvendit.
Më pas, Kuvendi mund ta rrëzojë në bllok listën e kandidatëve me 2/3 e të gjithë anëtarëve.
Nëse lista rrëzohet, procedura vazhdon në nënkomision sipas procedurës së parashikuar në pikën 7 të këtij neni, por jo më shumë së dy herë.
Në rast se kandidatët nuk përzgjidhën pas tri raundeve, përzgjedhja e tyre bëhet me short.
Në rast se lista nuk rrëzohet, kandidatët e përzgjedhur konsiderohen të zgjedhur.
Duhet theksuar se për emërimet e para në KLGJ e KLP verifikimi i kandidatëve do të kryhet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Si u vendos që filtri i parë i emërimeve kalon nga Meta?
Në draftet dhe propozimet e shumta që kanë shoqëruar debatin mbi reformën në drejtësi parashikohej fillimisht që kandidatiturat do t?i propozoheshin Presidentit të Republikës.
Por duke qenë se në Krye të Shtetit ishte Bujar Nishani, Partia Socialiste refuzoi një propozim të tillë, për faktin se Nishani konsiderohej i zgjedhur i PD-së.
Më pas doli varianti që filtri kalonte përmes Avokatit të Popullit dhe ky ishte zgjidhja, e cila ekzistonte deri në negociatat e fundit, përpara se PD të refuzonte draftin hibrid të propozuar nga Ndihmës Sekretarja amerikane Victoria Nuland, duke hyrë në një process tjetër negociatash që nisi mëngjesin e 21 Korrikut dhe u përmbyll rreth orës 22:00 të të njëjtës ditë.
Po çfarë ndodhi me negociatat? Ato u zhvilluan me një angazhim absolut të Ilir Metës, i cili prej mëngjesit të 21 Korrikut kishte humbur qetësinë. Fillimisht pati një përplasje me Fatmir Xhafaj në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ndërsa me nisjen e seancës i drejtoi një apel Lulzim Bashës për të sqaruar pozicionin me SHBA.
Deklarata e Metës u duk si një rrufe në qiell të hapur, edhe për faktin se disa herë Kryetari i Kuvendit iu drejtua Ambasadorit amerikan në Tiranë që të mos dëgjonte fjalët lart e poshtë se Ilir Meta bënte rolin e dyfishtë.
Pas kësaj, Meta ishte pjesë e negociatave mes Ambasadorëve të SHBA dhe BE-së me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa Edi Rama ishte mjaftuar që të deklaronte se do të pranonte çdo draft që do të kishte dakordësinë e SHBA dhe BE-së, pavarësisht se kush e shkruante.
Në përfundim, u hartua drafti përfundimtar, i cili çuditërisht nuk ishte me variantin që filtri i parë kalonte përmes Avokatit të Popullit, por kalonte nga Sekretarja e Përgjithshëm e Kuvendit, pozicion që sot mbahet nga Albana Shtylla, dikur me PS-në, ndërsa sot me LSI-në. /citynews/
Reforma në drejtësi në Shqipëri është një reformë amerikane....
Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton emëroi ...
Më 23 korrik të vitit 90 në Aleksandri, provincë romake, Egj...
Rreth 600 prokurorë dhe gjyqtarë , duke përfshirë edhe Kryep...
Dom Gjergj Meta përmes një reagimi në rrjetet sociale e cilë...
Në tre vitet e fundit kabineti “Rama” nuk morri asnjë vendim...
Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka d...
Pas miratimit të reformës në drejtësi në parlamentin shqipta...
Aleati i Lulzim Bashës dhe PD, Arian Galdini, Kryetari i LDE...
Nga Alban DaciReforma në drejtësi ishte një betejë e gjatë e...
Dailmayil shkruan se një ish-shokë klase i autorit të masakr...
Miq, te njohur e te panjohur!Pas një shqetësimi që ngrita dj...
Parlamenti miratoi në orët e para të datës 22 Korrik me kons...
Drejtori i policisë gjermane, Hubertus Andrä, gjatë konferen...
Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar ndaj deklaratave q...
Kjo foto është shkrepur nga dita e votimit të reformës në dr...
“Unë jam e tronditur për atë që ndodhi dhe atë që përjetuam....
Autoritetet gjermane kanë konfirmuar se autori i sulmeve në ...
Sekretari përgjithshëm i PD, Arben Ristani hodhi poshtë çdo ...
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa do të vijë në Tiranë më datën ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...