Dita e Ashures/ Mesazhi i Baba Mondit: Lutjet tona shkojnë për ata që vuajnë nga luftërat
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Ditën e Ashures, n...
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Ditën e Ashures, n...
Parlamenti miratoi në orët e para të datës 22 Korrik me konsensusin më të madh të mundshëm reformën në drejtësi, ndërsa të gjitha palët politike e paraqitën si një fitore të tyren. Kryeministri përgjatë gjithë muajve të debateve mbi këtë çështje synonte përfitimin e kapitalit politik, duke u shfaqur në rrjesht të parë të dakordësisë për gjithçka që ofronin ndërkombëtarët.
Opozita dhe veçanërisht PD, e cilësoi miratimin e draftit një fitore të sajën, pasi pretendon se gjithë propozimet e saj, bazuar në Komisionin e Venecias, u morën parasysh dhe u përfshinë në dokumentin final. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shfaq javën e fundit si politikani babaxhan, pa të cilin nuk do të mund të vendosej konsensusi politik.
Herë me presione kundrejt Ramës, herë me ngritjen e zërit ndaj deputetëve të PS-së, herë me paralajmërime serioze ndaj opozitës, herë me mesazhe drejtuar ndërkombëtarëve se nuk po bënte lojë të dyfishtë, Meta u përpoq të përfitonte sa më shumë nga qëndrimet e kundërta mes PS-PD, duke hyrë si pykë dhe duke tentuar të shumëfishojë forcën e tij në politikë.
Pra në përfundim të procesit secili nga 3 protagonistët kryesorë të politikës shqiptare, tentoi të përfitonte diçka në aspektin politik, të paktën në sytë e opinionit publik, pasi ndërkombëtarët kuptuan qartazi lojën se asnjë prej tyre nuk donte reformën.
Ndoshta kjo situatë ku qoftë Rama, qoftë Basha ashtu edhe Meta përpiqeshin të hidhnin topin në fushën e kundërshtarit duke e identifikuar si bllokues të reformës, bëri që Ambasadorët e akredituar në Tiranë, por edhe çdo zyrtar i lartë europian apo amerikan që vizitoi Shqipërinë, të hiqte dorashkat diplomatike dhe të fliste me gjuhën e mjedisit politik në Shqipëri.
Fillimisht presioni ndërkombëtar nisi mbi Kryeministrin Edi Rama, i cili u tërhoq nga qëndrimet fillestare dhe duket se kuptoi në kohë atë që kërkonin ndërkombëtarët, një drejtësi të pakapur politikisht dhe nën mbikqyrjen apo monitorimin e rreptë ndërkombëtar. Pasi thyhen Ramën, vëmendja e ndërkombëtarëve u përqëndrua tek PD, ndërsa për rolin e LSI-së kishte pikëpyetje.
Megjithëse publikisht thuhej se votat e mazhorancës do të ishin pro reformës, ndërkombëtarëve i ishte bërë i qartë apo e kishin kuptuar vetë, se LSI mund të bënte një lojë të dyfishtë, herë duke qenë pro reformës, dhe herë duke u shfaqur në krah të opozitës. Duket se kjo lojë, detyroi ndërkombëtarët që për disa javë rrjesht të përqëndronin vëmendjen tek PD-PS në arritjen e një konsensusi, duke lënë në hije LSI e drejtuar nga Meta.
Vizitat e shpeshta në Tiranë të zyrtarëve europiane dhe amerikanë, shmangia nga takimet e Ilir Metës, ishin një sinjal i qartë se nëse do të arrihej një konsensus PD-PS, votat e LSI ishin të pallogaritshme, ose ato do të ishin pro draftit për të mos u shfaqur si një forcë kundër reformës. Por dështimet me apo pa dashje të negociatave PD-PS, u pasuan me hyrjen në lojë të LSI-së, e cila dukej se donte të kapte fushën e lënë bosh nga Basha. Meta u shfaq ultimativ në një konferencë për mediat duket ftuar Bashën në një takim, ndërsa më pas dha garancitë se reforma s?mund të kalojë pa konsensus apo me vota të trafikuara. Ky ishte momenti kur Ilir Meta nisi lojën e tij, duke kuptuar se askush nuk ishte në gjendje për të ndaluar procesin, pork y moment duhej shfrytëzuar prej tij, për të krijuar imazhin e politikanit konsensual, pa të cilin konsensusi nuk do të ishte i mundur.
Në kushte të tilla vëmendja ndërkombëtare u përqëndrua mbi PD-në dhe Bashën, i cili në të paktën 7 raste pasi jepte ?ok? për propozimet, i rrëzonte ato pak orë më vonë. Me dashje apo pa dashje, Basha po identifikohej si penguesi i reformës dhe që po i rrezistonte çdo presioni. Në fakt, të tre liderat politikë nuk e donin reformën, por Rama ishte thyer, Meta qëndronte pas kundërshtive të PD, dhe Basha që po merrte kostot si bllokuesi i reformës.
Por si rrodhën ngjarjet deri në miratimin e Reformës?
Debati nisi mbi 20 muaj më parë për Byronë Kombëtare të Hetimit, apo e njohur ndryshe si FBI shqiptare, për të cilën pati një investim të drejtpërdrejtë nga SHBA. Kryeministri Edi Rama tentoi që kjo strukturë të ishte nën varësinë e Qeverisë, gjë që u kundërshtua ashpër nga PD e cila propozoi varësinë e saj nga Prokuroria.
Debatet e brendshme kaluan kufijtë e Shqipërisë dhe çështja kaloi sa në Bruksel dhe Uashington, për të përfunduar me tërheqjen e draftit fillestar nga Rama. Me këtë lëvizje Rama synonte të kishte nën kontroll Byronë e Hetimit, por nuk ia doli dot. Më pas debatet nisën për ndryshimet kushtetuese, në kuadër të reformës në drejtësi, për të cilën palët për 18 muaj diskutuan, debatuan, tentuan të bllokonin njëri-tjetrin, dhe më pas u desh ndërhyrja e fortë e SHBA/BE për të bërë të mundur miratimin e draftit.
I gjithë debate u përqëndrua në faktin se kush donte të kontrollonte drejtësinë. Rama në njërën anë tentonte të kalonte një draft që avantazhonte atë përsa i takon kontrollit në drejtësi. PD e drejtuar nga Basha rezistoi ndaj çdo drafti që paraqitej nga ekspertët vendas të atashuar pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, deri në vendimin kur për rreth 6 muaj përfaqësuesit e saj nuk merrnin pjesë në mbledhje. LSI e drejtuar nga Meta qëndronte në hije, ajo ishte pjesë e Komisionit nuk bënte komente publike mbi kundërshtitë e saj ndaj reformës, por shfrytëzonte më së miri qëndrimin kundërshtues të opozitës ndaj reformës që po zhvillohej si një proces në mënyrë të njëanshme.
Në përfundim draftet që dolën u dërguan pranë Komisionit të Venecias, i cili rrëzoi në mbi 70 % përmbajtjen e hartuar nga ekspertët, ndërsa për herë të parë edhe LSI shfaqi mosdakordësi duke iu drejtuar me një kërkesë më vete Venecias, ndryshe nga ajo e PD-së.
Duke parë atë që po ndodhte, në lojë hynë ekspertët ndërkombëtarë, por edhe Ambasadorët, të cilët deri në momentin e disa muajve më parë, vijonin të ruanin rolin e palës së distancuar, siç duket për të identifikuar më qartë se cila nga palët do të bllokonte procesin. Me hyrjen në lojë të tyre, Komisioni nisi punën nga e para mbi një draft të ri, ndërsa opozita vazhdimisht këmbëngulte në bazimin e draftit mbi raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias.
Pas orë të tëra negociatash, takimesh, paralajmërimesh, tentativash për të siguruar numrin e nevojshëm prej 94 votash për ndryshimin e kushtetutës, presioni ndërkombëtar arriti të thyente përfundimisht politikën shqiptare, duke miratuar një draft që nuk ndryshonte shumë përsa i takon monitorimit ndërkombëtar mbi Drejtësinë dhe mbajtjes larg të presionit politik mbi këtë sistem. /citynews/
Drejtori i policisë gjermane, Hubertus Andrä, gjatë konferen...
Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar ndaj deklaratave q...
Kjo foto është shkrepur nga dita e votimit të reformës në dr...
“Unë jam e tronditur për atë që ndodhi dhe atë që përjetuam....
Autoritetet gjermane kanë konfirmuar se autori i sulmeve në ...
Sekretari përgjithshëm i PD, Arben Ristani hodhi poshtë çdo ...
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa do të vijë në Tiranë më datën ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbushur 3 vje...
Flet Niko Lera, shef i Kabinetit në Ministrinë e Financave: ...
Policia e Shtetit ka zbuluar 1600 rrënjë kanabis në fshatin ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryeministri i vendi...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, flet ek...
Deklarata e pasurisë, e zbardhur nga Open Spending Albania, ...
Është konfirmuar denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ...
Ambasadori i Italise, Alberto Cutillo i ka dërguar një letër...
Policia e Lushnjes ka arrestuar një shtetas 65-vjeçar pasi k...
Një shtetas 20 vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasani...
Shkon në 3 numri i shtetasve me origjinë shqiptare që humbën...
Një 18-vjeçar qëllon pa dallim njerëzit në një qendër tregta...
Gjatë 45 viteve të regjimit komunist në Shqipëri, shërbimi s...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...