Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Reforma në drejtësi në Shqipëri është një reformë amerikane. Gjithë procesi i reformës së fundit në drejtësi, në Shqipëri u drejtua nga amerikanët, me protagonist kryesor ambasadorin Lu. Por çelësin e zbatimit në praktikë të reformës, vetingun, amerikanët ua lanë gjermanëve. Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, të quajtur Veting dhe të sanksionuar tashmë në Kushtetutën e Shqipërisë, që nga 21 korriku, do ta drejtojë një pensionist gjerman, Reinhard Priebe. Gjermania ka shumë vite që kërkon vetingun në Këshillin e Sigurimit të OKB (vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit), dhe më në fund SHBA i dha Gjermanisë vetingun në Drejtësinë Shqiptare! A thua të jetë kjo arsyeja?
Përtej humorit, ky çelës i zbatimit të reformës në drejtësi që është vetingu do të ishte funksional, amerikanët nuk do t? ua linin ata gjermanëve. Tashmë, amerikanët morën meritën në letër të reformës në drejtësi, por dështimin në praktikë do t? ua lenë gjermanëve.
Gjermani Priebe, që do të marrë në dorë armën e Vetingut, është një burokrat klasik i Bashkimit Europian, nga ata që janë bërë anekdotikë në Bruksel, për shkak se kalojnë nga një detyrë në një detyrë tjetër pa asnjë lidhje të imagjinueshme me të parën, vetëm se për ta duhet të gjendet një zyrë. Për 17 vite (1984-2001) ai ka mbuluar detyra që kanë të bëjnë me bujqësinë në vendet e Bashkimit Europian.
Në vitin 2001 ai bëri një nga ato kërcime për të cilat burokracia europiane e Brukselit është bërë burim anekdotash, kaloi në detyrën e Drejtorit për marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor. Deri në vitin 2006 z. Priebe mbuloi marrëdhëniet e BE me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe procesin e zgjerimit. Në vitin 2006 Z. Priebe bëri një tjetër kërcim anekdotik në botën surealiste burokratike të Brukselit, ai kaloi në Drejtorinë e Peshkimit dhe të Çështjeve Detare të BE, një detyrë ku ndër të tjera mbulonte edhe negociatat e vështira për çështjet e përcaktimit kuotave të peshkimit për secilin vend anëtar.
Në vitin 2010, z. Priebe bëri një tjetër kërcim të mahnitshëm në zyrat e burokracisë së Brukselit, ai kaloi nga Drejtoria e Peshkimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Punëve të Brendshme, ku u bë Drejtor i Sigurisë së Brendshme. Në këtë detyrë që e mbajti deri në 2014, ai përgjigjej edhe për sigurinë e kufijve të jashtëm të BE, për përballimin e dyndjes së refugjatëve, etj. Në këtë detyrë, z. Priebe ka përgjegjësi që nuk dha publikisht alarmin se e ashtuquajtura ?Pranverë Arabe? përbënte një kërcënim për sigurinë e BE-së. Duket se për këtë i janë mirënjohës amerikanët. Në këtë detyrë, Priebe e mbylli karrierën në 2014 dhe hyri në komunitetin e pensionistëve me pagë luksi, ish-burokratë të BE.
Por njerëzit si ai nuk rrinë dot të qetë sa të jenë gjallë, dhe janë të gatshëm gjithmonë të përzihen në çështje që nuk i kuptojnë dhe të cilat i bëjnë edhe më të ngatërruara duke u marrë me to, gjoja për të gjetur një zgjidhje të problemit. Aq më tepër që për këtë shpërblehen edhe me bonuse veç pensionit. Në 2015 Priebe u thirr nga Komisioni Europian (qeveria e BE) që të kryesonte një komision hetimor për çështjen e përgjimeve në Maqedoni. Raporti që përgatiti komisioni i drejtuar nga Priebe është publikuar dhe është një lloj manuali që mund t? ju shërbejë burokratëve të Brukselit se si të merresh me një problem, duke iu shmangur thelbit të tij. Amerikanët qenë shumë të interesuar për këtë mision të Priebes në Maqedoni dhe qartësisht të kënaqur prej ?punës? së tij.
Kështu që amerikanët e gjetën si njeriun e përshtatshëm për të marrë në dorë çelësin e zbatimit në praktikë të reformës amerikane në drejtësi në Shqipëri. Ironia është se me marrjen në dorë të vetingut në Shqipëri, z. Priebe rikthehet të punojë me drejtësinë, një fushë të cilën ai e ka braktisur që në 1984, kur zgjodhi karrierën e burokratit europian në Bruksel.
Vetingu në drejtësinë shqiptare është lodra me të cilën Priebe do të argëtohet në kohën e pensionit, pa gjetur asnjë zgjidhje për problematikën e drejtësisë shqiptare. Se tekefundit, ku gjeti ndonjë zgjidhje Priebe në detyrat që mbajti në zyrat e burokracisë europiane që të gjejë këtu.
Këtë Z. Priebe Pandeli Majko kur ishte Kryeministër, në 2002, e quante Z. Priebke, duke qenë se i ishte ngulitur në mendje emri i një ish-oficeri nazist të arrestuar në vitet nëntëdhjetë në Argjentinë dhe të ekstraduar në Itali për krime lufte, ku iu bë një gjyq i gjatë dhe i bujshëm për disa vite. */shkruar për citynews.al/
Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton emëroi ...
Më 23 korrik të vitit 90 në Aleksandri, provincë romake, Egj...
Rreth 600 prokurorë dhe gjyqtarë , duke përfshirë edhe Kryep...
Dom Gjergj Meta përmes një reagimi në rrjetet sociale e cilë...
Në tre vitet e fundit kabineti “Rama” nuk morri asnjë vendim...
Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka d...
Pas miratimit të reformës në drejtësi në parlamentin shqipta...
Aleati i Lulzim Bashës dhe PD, Arian Galdini, Kryetari i LDE...
Nga Alban DaciReforma në drejtësi ishte një betejë e gjatë e...
Dailmayil shkruan se një ish-shokë klase i autorit të masakr...
Miq, te njohur e te panjohur!Pas një shqetësimi që ngrita dj...
Parlamenti miratoi në orët e para të datës 22 Korrik me kons...
Drejtori i policisë gjermane, Hubertus Andrä, gjatë konferen...
Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar ndaj deklaratave q...
Kjo foto është shkrepur nga dita e votimit të reformës në dr...
“Unë jam e tronditur për atë që ndodhi dhe atë që përjetuam....
Autoritetet gjermane kanë konfirmuar se autori i sulmeve në ...
Sekretari përgjithshëm i PD, Arben Ristani hodhi poshtë çdo ...
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa do të vijë në Tiranë më datën ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbushur 3 vje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...