web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Donald Lu, i dyti kinez që po bën reformën e drejtësisë në Shqipëri, 50 vitet e fundit

14 Korrik 2016, 13:34, Aktualitet CNA

Në vitin 1966, kur linda unë, në Shqipëri sundonte si i plotfuqishëm ambasadori i Kinës maoiste, shoku Liu Hsiao. Ky emër më është ngulitur në mendje se ai ka hyrë në historinë e familjes sime. Në 1 tetor 1966, me rastin e festës së Kinës komuniste, ambasadori ishte për vizitë në Korçë, ku vizitoi edhe shtëpinë e lindjes (maternitetin), për t? iu dhuruar foshnjave të lindura atë ditë, nga një distinktiv me figurën e kryetarit Mao dhe nga një kopje të Librit të Kuq te Citateve të Kryetarit Mao, si dhuratë nga Shoku Mao. Unë refuzova të dal atë ditë nga barku i nënës, linda të nesërmen në 2 tetor. Sa keq i ndodhi, i kishte thënë nënës sime një infermiere militante komuniste, ish-partizane, nuk e mori dot dhuratën e Shokut Mao.

Në atë kohë, në Perëndim thuhej se kur bie shi në Pekin, në Tiranë hapin çadrat. Shqipëria ishte bërë satelit i Kinës maoiste dhe quhej ?Tibeti? i Europës. Një padrejtësi ndaj Tibetit në fakt, që i rezistoi Kinës dhe pësoi agresionin e saj ushtarak në 1959, si pasojë e të cilit u nënshtrua dhunshëm.

Si reflektim i Revolucionit Kulturor në Kinë, në Shqipëri, në 1966 nisi një fushatë e quajtur Revolucionarizimi i gjithanshëm i jetës së vendit. Me këtë rast nisi edhe një reformë në drejtësi, e quajtur sipas frazeologjisë së kohës, revolucionarizimit i organeve të drejtësisë, në kuadrin e vendosjes së ligjshmërisë revolucionare. Ideuesi dhe udhëheqësi i kësaj reforme ishte ambasadori kinez Liu Hsiao. Reforma do të sillte për shqiptarët drejtësinë revolucionare. Se çfarë solli ajo reformë dihet. Zhduku edhe mbetjet e fundit të drejtësisë në Shqipëri. U hoqën avokatët nga sistemi i drejtësisë dhe u hoq Ministria e Drejtësisë.

Fakulteti Juridik, shkolla e juristëve, u revolucionarizua aq thellë, dhe mbeti i tillë deri në 1992, saqë nëse shikon tekstet mësimore që kanë qenë në periudhën 1966-1992, do të vesh re se gjithçka e vlefshme juridike në tekstet e katër viteve të shkollës, mund të përmblidhet në jo më shumë se 600-700 faqe, që një student normal mund t? i mësojë për tre muaj. Do të mjaftonte të thuhej se u hoq lënda e së Drejtës Romake, bazë e së drejtës civile dhe familjare, e cila në Universitetin e Prishtinës bëhej në atë kohë me një libër me 500 faqe. Nuk ekzistonin lëndët e së drejtës tregtare, së drejtës fiskale, kriminologjisë. Në komentarët e së drejtës penale të përgjithshme dhe të së drejtës penale të posaçme, aq të nevojshëm për studentët, iu vu rëndësi parësore kazuseve që kishin në thelb histori të dënimit të kundërshtarëve politikë të regjimit, si ?komplotistë? dhe ?agjitatorë? e ?propagandistë? kundër partisë dhe shokut Enver.

Në Fakultetin Juridik nuk kishte një lëndë të filozofisë ligjore, arsye për të cilën edhe sot juristët shqiptarë të rinj, të cilët janë produkt i profesorëve të dalë nga kjo shkollë, nuk arrinë të bëjnë një debat serioz për frymën e ligjeve. Edhe sot, juristët tanë thonë në debate televizive për një çështje, se ?kjo ha debat?, a thua se çështja është një lopë që kullot në livadh. Teoritë themelore të jurisprudencës së botës së zhvilluar u shpallën zyrtarisht filozofi dekadente borgjezo-revizioniste. Vetë fjalori juridik u revolucionarizuar deri në absurd, kështu fjala ?verdikt? u zëvendësua me ?vendim të formës së prerë?, a thua se bëhej fjalë për pikturën abstraksioniste.

Që atëherë profesori jurist në Shqipëri u bë sharlatan dhe i tillë mbetet edhe sot. Fakti që ekspertët tanë juridikë refuzojnë të bëjnë studime për atë që ndodhi me shkencën juridike shqiptare në atë periudhë është tregues i sharlatanërisë së tyre. Disa breza pedagogësh të formuar në atë periudhë, formësuan breza studentësh me sharlatanëri juridike pas vitit 1992 e deri më sot.

Fjalori i Gjuhës Shqipe, botim i Akademisë së Shkencave, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë (2006):

?Sharlatan: që hiqet i zoti e i ditur, që shfrytëzon mirëbesimin ose padijen e të tjerëve; batakçi.?(f. 1002)

Megjithëse pas vitit 1992 ka pasur ndryshime themelore në legjislacionin shqiptar, ky mbetet shkronjë e vdekur, sepse juristët tanë, duke përfshirë gjykatësit, prokurorët, avokatët, pedagogët, nuk kanë kategori mendore për të rrokur frymën e ligjeve të reja.

Në këtë situatë tragjikomike juridike, në Shqipëri vjen një kinez me pasaportë amerikane, Donald Lu, si ambasador i vendit ku është natyralizuar, dhe në 50 vjetorin e reformës në drejtësi të kinezit tjetër Liu Hsiao, shpall se do të bëjë reformën në drejtësi në Shqipëri. Pikërisht në vitin kur unë mbush 50 vjeç. Mund të thuhet se jeta ime e deritashme ka si skaje kohore reformat në drejtësi të dy ambasadorëve kinezë, njëri prej të cilëve me pasaportë amerikane.

Unë mund të them vetëm një gjë: nëse kjo reforma e sotme në drejtësi do të ishte një gjë me vlerë, Washingtoni nuk do të kishte dërguar një kinez në Tiranë që ta merrte meritën për këtë reformë. Në asnjë nga vendet përreth Shqipërisë nuk ka një ambasador amerikan me origjinë kineze. Mua më duket se amerikanët na kanë sjellë një ambasador me origjinë kineze, që nesër të mos lodhen të shfajësohen para shqiptarëve për dështimin e kësaj të ashtuquajture reformë, sepse shqiptarët kanë një kujtesë komike të angazhimit kinez në Shqipëri, atë që Enver Hoxha e kishte quajtur ?kinezëri?, dhe që ishte një eufemizëm për ?majmunëri?.

Dhe kjo reformë do të dështojë jo për faj të shqiptarëve, por sepse ajo nuk është reformë por deformim në drejtësi, ëështë ana tjetër e medaljes së revolucionarizimit të organeve të drejtësisë, të vitit 1966.

Revolucionarizimi i organeve të drejtësisë shërbeu për të fuqizuar pushtetin personal të Enver Hoxhës, në një moment të vështirë për të, kur vendi ishte i izoluar. Reforma e sotme në drejtësi synon që t? i japë Edi Ramës një pushtet të tillë të cilin nuk e ka pasur asnjë lider në Shqipëri pas vitit 1990. Kjo praktikisht do të thotë se amerikanët po e lidhin emrin e SHBA në Shqipëri me atë të një Kryeministri i cili është duke shkaktuar polarizimin më të madh ekonomik në historinë e shtetit shqiptar mes një pakice të pasur dhe një shumice të varfër. Nesër amerikanët nuk mund të thonë, ashtu si nën zë, se kjo gjë ndodhi për faj të një kinezi me pasaportë amerikane./ Shkruar ekskluzivisht për citynews





Lajmet e fundit nga