web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në Drejtësi/ Bylykbashi: Vetingu sipas modelit kroat, jo sipas modelit kolumbian

14 Korrik 2016, 13:28, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se Partia Demokratike kërkon që procesi i vetingut të kryhet sipas modelit korat dhe rumun dhe jo sipas vendeve si Kolumbia, Liberia, Ruanda apo Afganistani. Sipas tij, sistemi kroat dhe rumun nuk i jep ndërkombëtarëve një rol ekzekutiv në këtë proces. Ai tha se propozimi i ndihmës sekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland është shkrirje e pretendimeve të PD-së dhe PS-së dhe jo një propozim i ndërkombëtarëve.

?PD kërkon që vetingu të jetë si modeli kroat dhe rumun. Këto modele nuk i kanë dhënë ndërkombëtarëve një rol ekzekutiv. Modeli që propozoni ju është modeli i Kolumbisë, Ruandës Liberisë dhe Afganistanit. Propozimi i Nuland është një propozim hibrid dhe jo siç doni ta shisni ju, si një propozim i ndërkombëtarëve. Duke parë që negociatat mes nesh nuk po ecnin sic duhet, ndihmës sekretarja amerikan shkriu në një propozim pretendimet e dy palëve?, tha Bylykbashi

Deputeti i PD-së tha gjithashtu se Partia Socialiste po tenton të kapë drejtësinë dhe të heqë kë të dojë dhe kë të dojë.





Lajmet e fundit nga