HABERET E MITROS/ BIR KURVE?!
Mbrëmë. Mora makinën. Vetëm. Shkova për kafe në Sauk. Mora t...
Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë paraprakë të gjashtëmujorit të parë 2016.
Të ardhurat totale, sikurse tregohet në tabelën e treguesve fiskalë paraprakë, janë realizuar në masën 198.1 miliardë lekë, me një tejkalim rreth 102 milionë në raport me planin e 6-mujorit të parë 2016.
Të ardhurat nga ?Tatime dhe Dogana? (përfshirë kontributet e mbledhura nga DPT) për 6 mujorin e vitit 2016 u realizuan në vlerën 170.4 miliard lekë, që do të thotë 17.7 miliard lekë më shumë se 6 mujori i vitit 2015 ose +11.6% dhe 2.3 miliard lekë më shumë se plani, ose +1.4%.
Të ardhurat nga taksa doganore janë realizuar në vlerën 2.85 miliard lekë, 9.6% më shumë se 6 mujori i vitit 2015 dhe me një performancë +2.5% ose më shumë se plani.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në vlerën 19.2 miliard lekë, 10.3% më shumë se 6 mujori i vitit 2015 dhe +4 % ose 0.7 miliard lekë më shumë se plani.
Ky realizim reflekton kryesisht rritjen e sasisë së cigares së importuar me 269 ton ose +24.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015 duke arkëtuar 1.5 miliard lekë më shumë se e 6 mujori i vitit 2015 për këte artikull. Arsyet e performances pozitive përveç permirësimit te vazhdueshëm në administrim, lidhen me situatën e normalizuar të fluksit të importeve, të pandikuar nga ndryshimet e nivelit të taksimit për vitin 2016 për cigaret.
Tregues të tjerë shumë pozitiv janë shënuar edhe në të ardhurat e mallrave të tjerë të akcizës për shkak të rritjes së sasive krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015, si më poshtë:
Të ardhurat nga renta minerale janë realizuar në vlerën 1.2 miliard lekë, -35.1% krahasuar me 6 mujorin e vitit 2015 dhe -39.7% krahasuar me planin. Arsyet lidhen me rënien drastike të çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar. Në kushtet që renta llogaritet si përqindje ndaj vlerës, rezultoi se megjithëse sasia e eksportit të naftës bruto u rrit me 73 mijë ton ose +17.9%, të ardhurat nga renta u ulën me 546 milion lekë krahasuar me vitin e kaluar.
Të ardhurat nga TVSH-ja në import janë realizuar në vlerën 45.7 miliard lekë, +5.06% më shumë se 6 mujori i vitit 2015 dhe me një realizim të planit të periudhës në masën 99.2 %, ndikuar nga rënia e çmimit në bursat ndërkombëtare të karburanteve që megjithë rritje e kursit të këmbimit të dollarit që kuotohen këto produkte, ka rezultuar rënie e të ardhurës së TVSH për litër nga 27.1 lek në 6 mujorin e parë 2015 në 22.1 lek në 6 mujorin e parë 2016.
Të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit janë realizuar në vlerën 17 miliard lekë, 18% më shumë se 6 mujori i vitit 2015 dhe me një realizim të planit të periudhës në masën 97.3%, duke reflektuar rritjen e rimbursimeve me 21.3 % ose +0.7 miliard lekë si rezultat i masave përmirësuese për thjeshtësimin dhe reduktimin e procedurave të rimbursimit të TVSH-së.
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë realizuar në vlerën 16.5 miliard lekë, 22% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 25.4 % më shumë se plani. Ndikimin kryesor në këtë rezultat e ka patur rritja e ndërgjegjësimit të taksapaguesve për deklarimin real të transaksioneve në import dhe zinxhirin e shitjeve. Faktorë të tjerë përmendim: fazën e dyte të planit të veprimit kundër informalitetit të orientuar drejt kontrolleve bazuar në analizën e riskut dhe në vazhdimësine e proçeseve. Thjeshtësimi i proçedurave të deklarimit dhe instalimi i një komunikimi permanent me operatorët e biznesit po gjeneron performancë më të lartë.
Nga tatimi mbi të ardhurat personale janë realizuar 16 miliard lekë, që do të thotë se kontributi i këtij zëri në të ardhura është 16.94% më shumë se 6 mujori i vitit 2015 dhe 0.9% më shumë se plani.
Edhe zëri ?Taksat Kombëtare? paraqitet me një performancë pozitive duke realizuar 15 miliard lekë, 14.5% më shumë se 6 mujori i vitit 2015, dhe me një realizim të planit në masën 92.6%, si rezultat i konjukturave të çmimit ndërkombëtar të mineraleve duke sjellë uljen e sasisë dhe vlerës për njësi.
Të ardhurat nga kontributet e DPT janë realizuar në vlerën 36.8 miliard lekë, 13.46% më shumë se 6 mujori i vitit 2015 dhe 2.3% më shumë se plani.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për 6 mujorin e parë të vitit 2016, arritën në rreth 180.1 miliardë lekë me një realizim në masën 89%. Kjo tregon se në terma të planit 6 mujor niveli i realizimit të shpenzimeve të përgjithshme publike ka patur një rritje krahasuar me një muaj më parë, me një tendencë rritëse për gjysmën e dytë të vitit 2016.
Shpenzimet korrente paraqesin një realizim në raport me planin 6 mujor të këtij viti, prej 91 për qind, duke rezultuar 161.8 miliardë lekë. Krahasuar me një muaj më parë ka një përmirësim të konsiderueshëm të termave të realizimit për treguesit e shpenzimeve në tërësi.
Ky 6-mujor është shoqëruar me një kursim të shpenzimeve operative për mirëmbajtje për 2.8 miliardë lekë. Nga sa më sipër vërehet qartë që gjatë gjysmës së parë të vitit 2016, performanca fiskale dhe buxhetore ka qënë në nivele shumë të mira duke tejkaluar planin e të ardhurave dhe duke u treguar e kujdesshme me kryerjen e shpenzimeve.
Shpenzimet kapitale, në vijim të analizës së ecurisë së realizimit të investimeve publike me financim të brendshëm dhe të huaj për 6 mujorin e parë të vitit 2016 është konstatuar realizim 70% i atyre të planifikuara për gjysmën e parë të vitit 2016, ndërkohë që realizimi i investimeve me financim të brendshëm paraqitet në nivele më të larta, përkatësisht 90% e planit.
Ky trend i performancës është një trend i zakonshëm në gjysmën e parë të vitit buxhetor si shkak paraqitjes me vonesë të situacioneve të punimeve për t?u paguar dhe vonesës në disbursim. Në këtë mënyrë pritet që disbursimet për realizimin e projekteve si me financim të huaj ashtu edhe me financim të brendshëm të rriten në muajt në vazhdim.
Sikurse evidentohet nga tabela e treguesve fiskalë të konsoliduar, të ardhurat totale janë realizuar 198.1 miliardë lekë ose me një tejkalim në raport me planin 6-mujorit të parë të vitit 2016. Ndërkohë, realizimi i shpenzimeve të përgjithshme është 180.1 miliardë lekë. Kjo situatë është shoqëruar me një sufiçit buxhetor afërisht 18 miliardë lekë.
Grafiku 2: Grafiku i të ardhurave, shpenzimeve dhe defiçiti buxhetor
Burimi: Tabela e Treguesve fiskal mujor (DPB), MoF (2016);
Nga grafiku i mësipërm vihen re qartë tendencat pozitive të sjelljes së buxhetit parë në këndvështrimin e një sufiçiti të konsiderueshëm të krijuar gjatë kësaj periudhe në raport me planin. Krahasuar me planin e parashikuar, niveli i të ardhurave ka një realizim të rëndësishëm në shifrat e parashikuara ose e thënë ndryshe pothuajse e plotë, por nga ana tjetër trendi i kujdesshëm i shpenzimeve të realizuara në raport me planin ka rezultuar me sufiçit prej 18 miliard lekë.
Mbrëmë. Mora makinën. Vetëm. Shkova për kafe në Sauk. Mora t...
Rreth 60 mijë litra naftë në muaj rezultojnë se hyjnë kontra...
Të ardhurat nga tatim fitimi kanë shënuar një rritje të fort...
Me tone të ashpra deputeti socialist Ben Blushi tha sot në K...
Senati akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar kuota...
Negociatat e nisura mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit...
Vetingu pastron drejtësinë e ndihmon shoqërinë. Komisioni do...
Situata e mbjelljeve të lëndëve narkotike të llojit kanabis,...
Akuza mjaft të rënda janë hedhur sot në drejtim të qeverisë ...
Një 28-vjeçar nga Shkodra është vënë në prangat e policisë p...
Nga Gjergj ThanasiGjatë arrestimi të të fortit të Tiranës Gj...
Policia e Tiranës ka arrestuar 3 shtetas banues në Vlorë pas...
Pak para nisjes së seancës plenare, nënkryetari i LSI Petrit...
Dita e djeshme ka qene nje dite e trishte qe vendosi cdo shq...
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Alba...
Bullgaria në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar qeverisë shqi...
Në një konferencë për shtyp kryetari i Aleances KuqeZi Kresh...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do të merret në pyetje d...
Dhjetra të rinj të kryeqytetit kanë nisur sot një protestë p...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mes...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...