Nga Vlora në Tiranë për të vjedhur/ Arrestohen 3 persona
Policia e Tiranës ka arrestuar 3 shtetas banues në Vlorë pas...
Nga Gjergj Thanasi
Gjatë arrestimi të të fortit të Tiranës Gjergj Cukalit policia kapi edhe një pasaportë biometrike dhe leje drejtimi automjeti të falsifikuar nga sistemi, që Gjergj Cukalit i jepnin një identet të ri, atë të Ergi Hoxhës. Kapja tashmë rutinë e një pasaporte biometrike shqiptare të prodhuar false nga sistemi është skandali i radhës në fushën e sigurisë dhe të rendit publik këtë verë politikisht të nxehtë dhe plot skandale.
Kur Rilindja ishte në opozitë me të drejtë ndër të tjera e sulmoi fuqishëm PD-në në pushtet për koncesionimin e prodhimit të pasaportave biometrike. Opozita e atëhershme godiste rrjepjen, që i bëhej miliona shqiptarëve me cmimet e kripura të caktuara nga koncesionari franko-amerikano-shqiptar dhe problemet, që mund të lindnin nga trasferimi i një pjese të sovranitetit kombëtar drejt një kompanie të huaj koncesionare. Pasaportat biometrike të reklamuara si të pafalsifikueshme në atë kohë rezultuan goxha të falsifikueshme, kryesisht të prodhuara false nga sistemi. Lloj lloj kriminelësh e keqbërësish shqiptarë u pajisën me një identitet të ri fals, në sajë të të tilla pasaportave biometrike. Kulmi arriti, kur 2 jemenitë u arrestuan në Aeroportin e Malpensas me pasaporta biometrike shqiptare false. Njeri prej tyre madje kishte emrin e bukur shqiptar Ermal.
Kur Rilindja erdhi në pushtet, jo vetëm që nuk e anulloi koncesionin, por pas një vizite të ministrit Tahiri në Francë e zgjati afatin e këtij koncesioni dhe rriti cmimin e pasaportave dhe të kartave të identitetit. Justifikimi ishte rritja e elementëve të sigurisë dhe përdorimi i një mikrocipi të ri me kapacitet më të madh. Në shkurt 2015 u arrestuan dy
shqiptarë në kërkim në Itali. Ata kishin fituar identitete të reja duke u pajisur me pasaportat e reja të prodhuara false nga sistemi. I arrestuari Fatmir Salkurti kishte marrë identitetin e ri Erind Cara me pasaportë të falsifikuar nga sistemi në janar 2015 (vetëm dy javë pasi filluan të prodhoheshin pasaportat biometrike me cipin e ri të përmirësuar). I arrestuari tjetër Indrit Salkurti ishte shndërruar në Rexhep Ilnica në sajë të një pasaporte boiometrike të produar false nga sistemi në vitin 2014.
Identiteti i ri me pasaportë biometrike false i Gjergj Cukalit tregon se cdo drogaxhi e koburexhi pa leje mund të pajiset me pasaportë biometrike false kundrejt një cmimi të arësyeshëm. Le të shpresojmë, që operativët e DAESH-it nuk janë pajisur ende me të tilla pasaporta shqiptare (Sic!). Më gjerë mund të arrijmë në konluzionin, që përdorimi i teknologjive moderne dhe ultra moderne nga organet shtetërore shqiptare thjesht është sebepi për të rrjepur shqiptarët, për të mbushur xhepat e rilindaxhinjve në emër të modernizimit të shtetit shqiptar dhe rritjes së nivelit të sigurisë publike dhe asaj kombëtare. Shembulli Cukali gjithashtu tregon që në Ministrinë e Transportit lejet e reja të drejtimit të automjeteve më moderne, me elementë të rinj sigurie e me cmime të rritura nuk shtojnë sigurinë, por rrisin fitimet për burokratët dhe shpojnë xhepat e shqiptarëve. Në Ministrinë e Mbrojtjes radarët goxha modernë të vëzhgimit të hapësirës detare dhe ajrore nuk rrisin sigurinë në këto hapsira, por shërbejnë thjesht si sebep për tendera abuzivë të mirëmbajtjes e të pjesëve të tyre të këmbimit. Pajisja idetifikuese ?Blue Box? në peshkarexhat shqiptare nuk shërben për rritjen e sigurisë të mjeteve të peshkimit, por për përfitime të paligjshme të tenderaxhinjve të burokracisë së linjës. Cdo pasagjer në Rinas paguan tarifë ekstra për sigurinë, para që nuk rrisin sigurinë por fryjnë xhepat e koncesionarit, rilindasve në pushtet njwkohwsihst edhe ortakë të kompanisë private të sigurisë, që ?ruan? Aeroportin e Rinasit.
Koncesioni i skanimit në dogana (i rinegociuar nga rilindaxhinjtë me kushte përkeqësuese për shtetin shqiptar)po ashtu rrit fitimet e koncesionarit (shqiptarë me maska të huaja), por nuk rrit as të ardhurat e doganave dhe as mbron sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
Kemi plotësisht të drejtë të besojmë se edhe projektet e ministrit Tahiri për vendosjen e detyruara të kamerave nga subjektet private apo projektet për targa automjetesh me cip inteleligjent, jo vetëm që nuk do sjellin më shumë siguri, por përkundrazi do rrisni plackitjen e kuletës së shqiptarëve dhe do të shtojnë pasigurinë në vend. Do të paguajmë më shumë për të qenë më të pasigurtë. Njëlloj si në shëndetësinë e Rilindjes, që po bëhet falas, por njëkohësisht me raste paguajmë jo për tu shëruar, por për të vdekur nga neglizhenca e personelit mjekësor apo nga ilacet false apo të skaduara kuptohet falas, por që shiten me cmime të kripura.
Megjithë këtë tablo sterrë të zezë të bëmave e gjëmave të ekzekutivit shqiptar, aleatët tanë e kanë mendjen te reforma për drejtësi e cila na propagandohet si një ?silver bullet? ilac cudibërës, që do godasë cdo të keqe në shoqërinë shqiptare. Me sa duket aleatët tanë mendojnë dhe veprojnë sipas parimit të Nastradin Hoxhës: larg b?. time! Mbetet për tu parë, nëse kjo papërgjegjshmëri në sigurinë kombëtare dhe në atë të rendit publik do të djegë një ditë edhe b?. e aleatëve tanë apo jo? Kjo verë parashikohet jo vetëm metereologjikisht të jetë mjaft e nxehtë në Shqipëri!
Aleatet tane italiane tashme ia kane pare sherrin te tilla pasaportave. Si te thuash eshte shnderruar ne sekret te Pulcineles (qe e dinte tere Napoli) fakti qe disa xhihadiste kosovare me pasaporta false maqedonase (FYROM) dhe shqiptare kane arritur te penetrojne ne “Keshtjellen Europe” nga portet italiane te Barit dhe Ankones. Me kete ritem mjer c’ka per te hequr “Nastradin Hoxha” alias aleatet tane nga papergjegjshmeria e ekipit te rilindaxhinjve, qe thuhet se prej tre vitesh po qeverisin Shqiperine!
Policia e Tiranës ka arrestuar 3 shtetas banues në Vlorë pas...
Pak para nisjes së seancës plenare, nënkryetari i LSI Petrit...
Dita e djeshme ka qene nje dite e trishte qe vendosi cdo shq...
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Alba...
Bullgaria në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar qeverisë shqi...
Në një konferencë për shtyp kryetari i Aleances KuqeZi Kresh...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do të merret në pyetje d...
Dhjetra të rinj të kryeqytetit kanë nisur sot një protestë p...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mes...
Bashkia e Tiranës i është rikthyer sulmeve ndaj gjyqtarëve t...
Projekti për ndërtimin e HEC-it në Mallakastër ka hasur në k...
Një person ka tentuar të futet në Kuvend, ditën e sotme, rre...
Kompanitë shqiptare të sigurimit kanë paguar një nivel rekor...
Një mikrobuz me targa AA705 FL është rrëzuar mëngjesin e kë...
Të gjithë ata që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme nga 1...
Dy efektivë të policisë janë arrestuar nga SHÇBA në Kukës pa...
Dy punonjës të policisë me detyre trup shërbimi u arrestuan ...
Gjatë periudhës së qëndrimit në Aleksandri, Mbreti Zog ndërm...
Policia e Fierit ka arrestuar administratorin e njësisë admi...
Disa lloj ushqimesh që zakonisht klasifikohen në grupin e us...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...