web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kallëzimi i KLD/ Ministri Tahiri në prokurori, ja për çfarë do pyetet

14 Korrik 2016, 08:27, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do të merret në pyetje ditën e nesërme ne prokurori. Tahiri akuzohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë se ka cënuar lirinë e gjyqësorit dhe ka ushtruar presion me deklaratat kundër tij.

Lajmi bëhet me dije nga Oranews, e cila shkruan se ministri Tahiri do të merret në pyetje ditën e nesërme për deklaratat ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj. Ky i fundit dha vendimin për pezullimin e drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, në lidhje me skandalin e përgjimeve. Pezullimi i Çakos solli deklarata të forta nga ministri Tahiri, i cili tha se gjyqtari Aliaj ka liruar nga burgu persona me të dënuar për vepra të rënda penale si vrasje apo përdhunime.





Lajmet e fundit nga