Sonda Juno dërgon imazhet e para nga Jupiteri
Sonda e NASA-s për udhëtime në thellësi të gjithësisë Juno, ...
Veshja nuk e bën murgun, por ndonjëherë, ajo bën kryeministrin. Kur në vitin 1997, Theresa May hyri në parlament, një deputete e re e sapozgjedhur, zgjodhi një kostum ngjyrë blu, me të njëjtën hije si ngjyra që përdorte shpesh Margaret Thatcheri kur ishte Kryeministre. Tani që do të shkojë të banojë në të njëjtën adresë si Thatcheri, ?Daily Mail? i vendos etiketën e Thacherit të re, dhe jo vetëm për veshjen. Do të jetë e dyta grua kryeministre në historinë e Britanisë së Madhe, dhe për këtë arsye është e natyrshme të kujtohet ?Zonja e Hekurt?. Kanë të njëjtat iniciale, së prapthi. Kanë mbarritur në këtë pikë të karrierës, pak a shumë në të njëjtën moshë: 59 vjeç Theresa May, 55 vjeç Margaret Thatcheri. Për më tepër, fizikisht ngjajnë pak. Dhe për të mbetur tek gardëroba, nëse Maggie kishte një merak për çantat e vogla, Theresa çmendet pas këpucëve: arsyeja e parë përse u vu re në politikë, që nga dita kur veshi një palë me lëkurë leopardi gjatë një kongresi të konservatorëve. ?Po, më pëlqejnë, e çfarë ka këtu??, përgjigjet në lidhje me këtë, duke zbuluar një tjetër pasion: librat me receta të Jamie Oliver, shefi i kuzhinës që u mësoi anglezëve kuzhinën italiane.
Por më shumë se sa Thatcherit, vëren Financial Times, gruaja që nesër do të bëhet Kryeministre e Britanike i ngjan një tjetër udhëheqëseje të fortë europiane: Angela Merkelit. Ashtu si Merkeli, nuk ka pasur fëmijë. Ashtu si Merkelit, i pëlqejnë pushimet në mal. Dhe ashtu si Merkeli, është më shumë pragmatiste se sa idealiste, më shumë konkrete se sa karizmatike.
?E mërzitshme dhe ambicioze?, e quan një veteran i konservatorëve. Anglia e rinisë së saj, pa dyshim që ka qenë më e gjallërishme se sa Gjermania Lindore e kancelares gjermane. Pas një arsimimi në shtëpi, kishë dhe shkollë, Theresa që mbërrin në Oksford në fillimin e viteve ?70 e ndien frymën e kohës: jo rastësisht njeh në diskotekë bashkëshortin e ardhshëm, që ia prezanton që shoqe shkolle, Benazir Bhutto (kryeministrja e ardhshme e Pakistanit).
Për disa sezone vallëzon nën ritmin e Abbave: ?Dancing Queen? është edhe sot e kësaj dite një prej këngëve të saj të preferuara. Megjithatë, që në Universitet frekuenton qarqet e partisë konservatore; dhe shoqëruesi i ardhshëm është një djalë i rezervuar, xhentil, i edukuar. Ajo me diplomë në gjeografi, ai në ekonomi, përfundojnë të dy duke punuar në City: bashkëshorti është ende aty, bankier i suksesshëm, ndërsa Theresa ndien thirrjen e politikës. Kandidon për deputete, humbet dy herë, dhe në përpjekjen e tretë hyn në Dhomën e Ulët.
Ideologjikisht është një liberal-konservatore. Në kongresin e parë detyron shumëkënd që të ngrejë vetullat, kur i quan konservatorët një parti antipatike, që i drejtohet një elektorati shumë të ngushtë. Nuk është feministe: ?Besoj tek meritokracia, edhe për ne gratë?, thotë, duke i konsideruar kuotat ?një formë diskriminimi në të kundërt?. Megjithatë ka një farë ndërgjegje sociale. Serioze, është dakord me të gjithë udhëheqësit që ka përballuar dhe mundur Blairi. Pas 13 vitesh në opozitë, kur konservatorët më në fund erdhën në pushtet, Cameroni i besoi një ministri të rëndësishme: të Brendshmen. May qëndron në krye të saj për gjashtë vjet, më gjatë se kushdo tjetër pas luftës. Duke shfaqur karakter: arrin të dëbojë Abu Qatadan, një predikues ekstremist, por refuzon ekstradimin në SHBA të një anglezi që ka hyrë në kompjuterët e Pentagonit (duke zemëruar amerikanët). Gjatë një takimi të sindikatës së policisë akuzon për korrupsion dhe mungesë eficence një ansamble burrash me uniformë: pritja është e ftohtë. Por Britania e Madhe, me të në krye të sigurisë kombëtare, nuk pëson akte terroriste.
Dëshiron të kufizojë imigrimin, por vetëm sepse një imigrim pa kontrolle :përhap populizmin dhe prish pëlhurën sociale?. Dhe kur vjen fjala për t?u reshtuar në lidhje me referendumin për BE, është me Cameronin, për të qëndruar në BE, por mban një profil të ulët: ndoshta një llogari politike, pret që kryeministri të fitojë sfidën dhe dëshiron të pozicionohet për ta pasuar në vitin 2020.
Kur Cameroni humbet, kandidati më i fortë, Boris Johnson, tërhiqet dhe ajo i mund kollaj të tjerët, duke premtuar që ?Brexit do të thotë Brexit?: do të realizojë vullnetin e zgjedhësve, siguron ajo, pa shpjeguar se si.
Çfarë lloj kryeministreje do të jetë?
The Guardian ka analizuar fjalimin e saj programatik dje (?Mund ta bëjmë Britaninë e Madhe, një vend që të funksionojë për të gjithë?) sikur të jetë manifesti i Theresa Mayt, duke shkruar se premtimi për t?u dhënë ?një rol punëtorëve në kompani? është një ide e Tony Blairit, ajo e nisjes së një ?strategjie të re industriale? vjen nga Gordon Brouni dhe ajo e heqjes së valvulave shfryrëse fiskale korporatave të mëdha ishte e Ed Millibandit: A mos është një laburiste e kamufluar? Më shumë gjasë ka që të jetë një ndjekëse e konceptit të ?One Nation?, partia-komb që u shpalos nga Cameroni. ?Thatcheri e re?, ?Merkeli anglez?, oksfordiania e mërzitshme, bijë e një pastori protestant, mund të ketë dëshirë të lërë shenjë. Ashtu si dy gratë me të cilat krahasohet. /La Repubblica ? Bota.al
Sonda e NASA-s për udhëtime në thellësi të gjithësisë Juno, ...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleck...
Kështu na ka thënë nëndrejtori i burgjeve, te dhoma e ajrimi...
Përdorimi i multivitaminave gjatë shtatëzanisë është një hum...
Dhjetëra mijëra refugjatë kanë gjetur ndërkohë punë në Gjerm...
Vepra e madhe – Për njerëzit anembanë planetit Muri i Madh K...
Përfundimisht reforma në drejtësi ka mbetur tek një pikë e v...
Miliona njerëz përreth botës e dinë që vesi i tyre është kat...
Preokupimi im kryesor që në fillim të procesit të Reformës n...
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit B...
Ky ka qenë reagimi pas zgjedhjes së Kryeministrit të Britani...
Kryeministrja e re britanike Theresa May filloi formimin e q...
Nano thotë se Mavraj ëstë një mysliman i devotshëm, të paktë...
Kreu i Shtetit, Bujar Nishani çmoi sot gjatë një ceremonie t...
Një shqiptar ka vrarë pronarin italian të një banese pas zën...
“E mbyllur mes fytyrës dramatike malore dhe detit ngjyrë të ...
Nuk është e vështirë të kuptosh se çfarë i tërheq më shumë v...
Fjalimi i Mesila Dodës kundër asaj që ajo e cilëson si “lega...
20-vjeçari Andrea Memollari që përplasi për vdekje nënën dhe...
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se demarkacioni me Malin e...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Administrata Tatimore po vijon pagesat për kompensimin e t...
Paga mesatare mujore bruto në vend ishte 84 mijë lekë në v...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...