Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Fjalimi i Mesila Dodës kundër asaj që ajo e cilëson si ?legalizim të martesave gay? përmes dy fjalëve të amendamenteve kushtetuese që po shqyrtohen në Kuvendin e Shqipërisë, mori tonalitetet e të vërtetës së pamohueshme. Thirrjet ?mos e votoni në emër të Zotit?, i dhanë nota apokaliptike një situate që akshe-akshe është keqinformim në rastin më të mirë, ose një gënjeshtër e hapur e shpikur për të sulmuar reformën në drejtësi në tërësi në rastin më të keq.
Mes shqiptarëve që u vunë përballë dilemës ?a duhet apo jo që Shqipëria të legalizojë martesat gej?, ?a je pro apo kundër martesave gej?, besoj se shumica dërrmuese nuk i kanë lexuar amendamentet kushtetuese të propozuara. Komenti ironik i aktivistëve të të drejtave LGBT, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj, të cilët thanë se ?pasi e kanë lexuar për dy ditë me rradhë amendamentin kushtetues, nuk kanë arritur të kuptojnë çfarë lidhjeje ka ky amendament me martesat LGBT?, duket se u mbytën nga makthi publik i ushqyer nga një numër politikanësh dhe komentatorësh, të cilët e patën të lehtë të bëjnë lidhjen e shkurtër ?mosdiskriminim = martesa gay? dhe nuk deshën kurrsesi të dallojnë diferencën mes këtyre të dyjave.
Propozimi për ndryshim thotë: ?Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare e filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina shoqërore, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore ose prindërore?.
Aktualisht, ky nen që synon të ndryshohet thotë: ?Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore?.
Ndryshimi qëndron te shtimi i disa fjalëve dhe togfjalëve, të cilat, në thelb nuk i ndryshojnë asgjë rendit kushtetues aktual. Gjithsesi, kushtetuta është mirë të lexohet në tërësi. Ky që lexuam është paragrafi i dytë i nenit 18. Paragrafi i parë thotë: ?Të gjithë janë të barabartë para ligjit?. Ndërsa paragrafi i tretë, thotë: ?Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive?.
Problemi është që ka shumë politikanë dhe opinionistë, të cilët kanë bërë një përkthim shqip-shqip të paragrafit 2 të nenit 18 dhe kanë dalë në konkluzionin se ky paragraf legalizon martesat gay. Sipas këtij supozimi, shoqatat apo organizatat që kanë për tagër mbrojtjen e të drejtave të bashkësisë LGBT, do të kenë mundësi t?i drejtohen Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar të nxjerrë antikushtetuese kufizimet aktuale të Kodit të Familjes dhe të detyrojë shtetin të celebrojë martesa brenda të njëjtës gjini pa pasur nevojë për diskutime në kuvend apo ligj të veçantë, pra një komplot i vërtetë që synon, njëkohësisht të miratojë martesat gej në Shqipëri dhe gjithashtu të shkatërrojë familjen, shtetin, kombin, planetin, etj. etj.
Askush nuk shtroi pyetjen se, pse një komplot i tillë nuk ka ndodhur deri tani, pasi kushtetuta aktuale, gjithsesi e ndalon diskriminimin në tërësi përveçse kur ekziston një ?përligjje e arsyeshme dhe objektive?.
Askush nuk e vrau mendjen për të kuptuar se, ndonëse kushtetutat zakonisht përcaktojnë njeriun si qenie të barabartë me njeriun, ato janë dokumente që interpretohen ndryshe në realitet, qoftë në rastin e të drejtave LGBT, qoftë në rastin e të drejtave të tjera. Historia e Shqipërisë na e ka mësuar kaq gjë. P.sh., ndonëse në Kushtetutën aktuale, e drejta e pronësisë është e patjetërsueshme dhe shpronësimi publik duhet të kryhet vetëm ?përkundrejt një dëmshpërblimi të drejtë?, qeveria aktuale, ashtu si dhe ato të kaluarat, kanë kryer me bollëk shpronësime thellësisht të padrejta dhe kushtetuta nuk ka pirë ujë.
Aq më tepër, logjika se përfshirja e togfjalëshve ?identiteti gjinor? dhe ?orientimi seksual? në klauzolën e mosdiskriminimit, do të shërbejë si bazë për të rrëzuar në Gjykatën Kushtetuese kodin e familjes, duket se nuk reflekton asnjë vendim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese mbi çështje të tilla. Logjika ?mosdiskriminim = martesa gej?, duket se nuk qëndron për shkak se, fjala vjen, kushtetuta ndalon diskriminimin në bazë feje, por kjo nuk do të thotë se legalizon martesat mes feve për shkak se një kufizim i tillë nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Shkurt, nuk duket se ka ndonjë lidhje mes ndryshimeve të propozuara në kushtetutë dhe martesave gej. Por fakti që kaq shumë njerëz e kanë ngrënë karremin, duke krijuar një debat publik që duket se nuk ka kurrfarë baze për të ekzistuar, është një shqetësim në vetvete.
Shqipëria ka pasur një numër të madh kushtetutash, ku që të gjitha kanë pasur nene të bollshme mbi barazinë dhe mosdiskriminimin. Këto nene nuk na kanë sjellë automatikisht as barazi dhe as mosdiskriminim.
Sot, pas kaq shumë kushtetutash dhe kaq shumë përkëdheljeve me fjalë të mëdha, ne shqiptarët duhet të kishim kuptuar në fund fare se mosdiskriminimi nuk është problem që zgjidhet me ndryshimin e kushtetutës, por me dëshirën dhe vullnetin për të qenë të barabartë. Në këtë kuadër, sherri fals i ditëve të fundit na bën një gjë të mirë: na jep mundësinë për diskurs publik mbi të drejtat dhe të padrejtat. Por ky diskutim duhet të bëhet i informuar, jo mbi hipoteza teorish konspiracioni./BIRN
20-vjeçari Andrea Memollari që përplasi për vdekje nënën dhe...
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se demarkacioni me Malin e...
o të gjithë u impresionuan nga fjalimi i Barack Obama në Dal...
Në vendkalimet kufitare Shqipëri-Kosovë qershori i vitit 201...
Sa here qe ka ngjarje te tmerrshme kriminale si kjo e sotmja...
Theresa May është zyrtarisht kryeministrja e re e Britanisë....
Fituesi i “Big Brother 1”, Arbër Çepani është shprehur se në...
Ju faleminderit të gjithëve. Faleminderit, senator. Unë, gji...
Sipas AI, studentë dhe manifestues politikë të gjitha moshav...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh ngush...
Qeveria pretendon se po lufton informalitetin, por kontraban...
Regjisori shqiptar Roland Sejko, me propozim të Ambasadës it...
Një nënë u masakrua sot. Në mënyrën më të shëmtuar. Aq sa rr...
Nëntëdhjetë persona kanë përfunduar nën hetim pas një operac...
Politologu Ylli Dylgjeri ka dhënë alternativën e tij lidhur ...
Specialistët e Seksionit për hetimin e Krimit në Komisariati...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka reag...
Deputeti Erjon Braçe ka sulmuar në mënyrë indirekte ish-depu...
Shqiptarët do fitojnë luftën me abuzimin shteteror; krimin d...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka shprehur keq...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...