web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtësia/Berisha-mazhorancës: Pranuat amendamentin 88, do pranoni edhe Vetingun

14 Korrik 2016, 12:07, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Berisha ka bërë sot nga Kuvendi një rezyme për procesin e Reformës në Drejtësi. Ai akuzoi kryeministrin Rama dhe Komisionin e Reformës se udhëhiqet nga një kryetar i partisë komuniste të Drejtësisë Fatmir Xhafaj.

Berisha tha se mazhoranca u kthye tek rekomandimi 88 si pjesë e propozimeve të Venecias madje tha ai shkoi edhe më thellë.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se nëse Rumania apo Kroacia do të kishin një model të tillë absolutisht që ai do ta votonte, por kjo nuk ekziston.

?Se çfarë do bëjë opozita se di por unë do ta votoj nëse kroatët ose rumunët do të kishin një model të tillë por kjo nuk ekziston?, tha ai

Venecia tha ish-kreu i demokratëve ktheu mbrapsht 6 nene të cilat sipas saj shkelnin disa të drejta të Konventës për të drejtat e njeriut

?Venecia jua rrëzojë me 38 nene këtyre që shajnë opozitën, Venecia i kapi mat. Me 6 nene tha Venecia ju shkelni Konventën e të drejtave të njeriut. Po normale bllokmeni Rama nuk mund ti njohë të drejtat. Ndaj dhe sipas tij ata nuk mund të shkonin në gjykatë për tu ankuar.Me 6 nene Rama kryetari i Partisë Komuniste të drejtësisë dhe ekspertët donin të ushtronin presion, t?ju mohonin ju disa të drejta që kombi i ka fituar më parë. Ja çbëri opozita? Duroi është diamanti i cilësisë së mirë. Nuk mposhtet kurrë.?-tha ish kryeministri

Fjala e ish-kryeminsitrit Berisha

Para se të filloj fjalën time dua të flas për Luiza Gegën e cila u kthye me një rezultat të shkëlqyer. E përgëzoj atë përgëzoj federatën e atletikës dhe nuk lejoj që pushteti të na inskenojnë skemat e Koresë së Veriut.

Unë krahas kësaj kërkoj një minutë heshtje për nënë luaneshë (Parlamenti një minutë heshtje)

Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për një njeri që dëshmon këto vlera

Prej disa kohësh parlamenti është përfshirë në një debat për Reformën. Edhe njëherë them se opozita shqiptare ka 1000 arsye të jetë krenare për kontributin që dha që nga fillimi I këtij procesi deri dje nesër dhe ditët që vijnë. Ky proces që Rama e zhvilloi me vendimin e tij absurd të përjashtimit të opozitës nga procesi .

Në fjalorin e tyre fjala konsensus nuk ekziston më kanë thënë të huajt mua ekzaktësisht.

Sigurisht që te Rama nuk ekziston. Edvin Kristaq Rama ngriti të famshmin komision të ekspertëve të nivelit të lartë po kush ishin këta? Kryetar është ai i Partisë Komuniste të Drejtësisë Fatmir Xhafajn.

Opozita diamant i moralit. Gabojnë ata që e sulmojnë

Kush ishin ekspertët Arben Rakipin ai që akuzoi Sali Berishën e paraqiti si provë një shishe pepsi kola.

Opozita bëri një punë mjaft të mirë në këtë komision. Kryetari i Komosionit nuk firmoste që materiali të shkonte në Venecia . Pse ? Sepse Venecia ua nxorri laprat.

Venecia jua rrëzojë me 38 nene këtyre që shajnë opozitën, Venecia i kapi mat. Me 6 nene tha Venecia ju shkelni Konventën e të drejtave të njeriut.

Po normale bllokmeni Rama nuk mund ti njohë të drejtat. Ndaj dhe sipas tij ata nuk mund të shkonin në gjykatë për tu ankuar.

Me 6 nene Rama kryetari i Partisë Komuniste të drejtësisë dhe ekspertët donin të ushtronin presion, t?ju mohonin ju disa të drejta që kombi i ka fituar më parë. Ja ç?bëri opozita? Duroi është diamanti i cilësisë së mirë. Nuk mposhtet kurrë.

Po që Arben Rakipi është kriminel është botërisht e njohur.

Doni të përjashtoni opozitën s?do ta bënit dot kurrë, të mohoni të drejta s?do ta bëni kurrë.

Është kollaj të sulmoni opozitën por me asgjë s?mund t?ja hiqni ju shkëlqimin asaj

U kthyet te 88 madje më thellë, po pse? Se 88 e kishte thënë Venecia

Se çfarë do bëjë opozita se di por unë do ta votoj nëse kroatët ose rumunët do të kishin një model të tillë por kjo nuk ekziston/Citynews/





Lajmet e fundit nga